Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria kujdeset mirë për sigurinë e turistëve të huaj

Ministri Cvetan Cvetanov: “Problemi më i madh që hasen autoritetet policore dhe turistët e huaj qëndron në pengesat gjuhësore.”
Foto: BGNES
Dy-tri vitet e fundit Bullgaria ka avancuar shumë në sigurinë e turistëve të huaj. Kjo u konstatua gjatë takimit të zakonshëm i cili realizohet pas përfundimit të sezonit veror midis Ministrit të Punëve të Brendshme, Cvetan Cvetanov dhe ambasadorëve në Sofje. Sipas fjalëve të z. Cvetanov suksesi ka të bëjë me masat e ndërmarra nga Ministria e Punëve të Brendshme, si dhe me plotësimin e rekomandimeve të bëra vitet e mëparshme. Turizmi përbën 12-14 për qind të PBB-së të vendit, kurse fluksi i turistëve këtë verë u rrit me 5 për qind, vuri në dukje ministri bullgar.

Ministri Cvetanov theksoi faktin se gjatë 2012-ës shërbimet policore nuk kanë marrë asnjë ankesë nga turistët e huaj në lidhje me sigurinë në vendpushimet verore dhe në rrugë. “Këtë e konstaton si Ministria e Punëve të Brendshme, ashtu dhe ambasadorët e Holandës, Belgjikës dhe Gjermanisë”, deklaroi ministri bullgar. Problemi më i madh që hasen autoritetet policore dhe turistët e huaj qëndron në pengesat gjuhësore. Për t’i kapërcyer ato, në të ardhmen Ministra e Punëve të Brendshme do të marrë disa masa konkrete, të rekomanduara nga ambasadorët në vend, nënvizoi z. Cvetanov. “Kursistët në Akademinë e Ministrisë së Punëve të Brendshme në varësi të gjuhëve që zotërojnë – a gjermanisht, anglisht, a frëngjisht, do të ndihmojnë aktivisht gjatë sezonit veror – tha ministri Cvetanov. – Po ashtu, siç morëm vesh me ambasadorët, deri në muajin janar të 2013-ës kur ka nevojë do të aktualizohen formularët e informacionit në gjuhët përkatëse.”

Në lidhje me shqetësimet që kanë turistët e huaj gjatë fundjavës, kur bankat në vendpushimet tona nuk punojnë, ambasadorët kanë rekomanduar që të vendosen bankomata për t’u tërhequr para.

Në emër të korpusit diplomatik, Ambasadori i Britanisë së Madhe në Sofje, Xhonatan Alën, i falënderoi nëpunësit e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Bullgarisë për kujdesin ndaj turistëve të huaj dhe për bashkëpunimin. “Për ne është me rëndësi që realizojmë takime të rregullta dhe që plotësohen rekomandimet tona – tha ambasadori Alën. – Na vjen mirë se kemi arritur rezultate konkrete. Nëpunësit bullgarë në mënyrë të merituar duhen të krenohen, sepse sivjet turistët e huaj, të cilët kanë kaluar përmes vendit, nuk u ankuan fare. Gjithmonë ka akoma për të avancuar sidomos në vendpushime si Sllënçev brjag p.sh., kështu që të jetë më komode për turistët. I ndajmë qëllimet dhe idetë tuaja dhe mendoj se mund ta përforcojmë bashkëpunimin për t’u arritur vitin e ardhshëm rezultate të shkëlqyeshme.”

Për sa u përket masave për sezonin dimëror ministri Cvetanov theksoi: “Këtë që e bëmë gjatë sezonit veror, duke dërguar me shërbim 577 nëpunës në vendpushime, do ta bëjmë edhe tani gjatë sezonit dimëror. Masa e aplikuar suplmentarisht në lidhje me prezencën e policëve në pistat e skijimit edhe këtë dimër do të vlejë.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Metroja e Sofjes është e dyta në një renditje ndërkombëtare

Hekurudha nëntokësore e qytetit të Sofjes doli të ishte ndër më të pëlqyerat në Evropë. Metroja e Sofjes renditet e dyta, e tejkaluar vetëm nga ajo në Oslo, njofton TV Euronews. Sondazhi u krye nga kompania Bounce dhe u morën parasysh një sërë..

botuar më 24-09-17 11.41.PD
Patriku bullgar Dniill

Patriku bullgar Daniill bekoi fëmijët për vitin e ri shkollor

Patriku bullgar dhe Mitropolit i Sofjes Daniill u dërgoi një mesazh për vitin e ri shkollor mësuesve, nxënësve dhe prindërve. Ai do të tingëllojë sot në hapjen e vitit të ri shkollor në të gjitha shkollat ​​në Bullgari. Në mesazhin e tij "me..

botuar më 24-09-16 10.46.PD

Udhëzues për prindërit: si të përcjellim në shkollë nxënësin e klasës së parë nga brezi "Alfa"

Më shumë se 55 mijë fëmijë bullgarë do të kalojnë për herë të parë pragun e shkollës, me frikë dhe emocione. Më 16 shtator nxënësit e klasës së parë do të hyjnë në dhomat e rinovuara të shkollave, të zbukuruara me tullumbace dhe lule. Dhe aty, të..

botuar më 24-09-16 7.05.PD