Emri i muzikantit bullgar Jovço Krushev njihet botërisht. Mezi 16 vjeçar ai nisi karrierën skenike dhe deri më sot ka dhënë koncerte në pothuajse të gjitha vende të botës. Krahas kësaj është mbajtës i një sërë çmimesh kombëtare dhe ndërkombëtare. Profesori Jovço Krushev është pianist, kompozitor dhe pedagog në Akademinë Kombëtare Muzikore, ku mban leksione të katër specialiteteve. Tre prej tyre janë muzikorë – piano, kompozim, lexim i partiturave. Për kursin e katërt do të dëgjoni nëse do të klikoni AUDIO.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Edhe pse populli bullgar e nderon Apostullin e Lirisë Vasill Levski si shenjtor, nuk ka shumë këngë popullore kushtuar atij. Sot ju ofrojmë një prej tyre – “Më thuaj, o pyll” – interpretuar nga fëmijët e grupit vokal “Karllovojs” me drejtore..
Grupi “Ostava” e hap vitin me një këngë të re dhe një turne mini klub. “Fajtori” – siç titullohet kënga e re, hap rrugën drejt një albumi të ri. Albumi pritet të jetë gati në fund të pranverës. Si gjithmonë, muzikantët nga “Ostava” nuk mund të jenë..
Më 16 shkurt, një nga kantautorët më të dashur bashkëkohor – Stefan Diomov – mbush 80 vjeç. Shpirti i tij djaloshar u ka dhënë jetë dhjetëra hiteve të këngëtarëve dhe grupeve tona më të njohura, por kompozitori krijon edhe muzikë për dokumentarë, shfaqje..
Orkestra e Muzikës Popullore e Radios Kombëtare Bullgare, e drejtuar nga maestro Dimitër Hristov , po përgatit një turne pranveror në mars. Të..