Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vizita e Neli Krusit në Sofje – midis digjitalizimit dhe transparencës së mediave

Komisionerja për agjendën digjitale, znj. Neli Krus
Foto: BTA
Zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian dhe komisionere mbi teknologjitë shifrore Neli Krus (Neelie Kroes) vizitoi Bullgarinë si një pjesë nga harta e saj rrugore për vizionin digjital të Evropës. Qeverisja elektronike, interneti me bandë të gjerë, interneti i shpejtë në shkollat, e-shërbimet për ndihmë urgjente gjatë incidenteve rrugore ishin mes aksentëve të pritura në bisedat e komisionere evropiane në Sofje me kryeministrin Bojko Borisov, presidentin Rosen Plevneliev, ministra, ekspertë. Por kishte edhe një temë... për transparencën e mediave te ne.

Programi i Neli Krusit filloi me pjesëmarrje në forumin ndërkombëtar të nivelit të lartë me temë “Programi digjital për Evropën – sfidë apo realitet”. Në të ishin të pranishëm përfaqësues të biznesit dhe të organizatave joqeveritare prej mbi 12 vendeve të Evropës Juglindore, që të këmbejnë përvojë dhe praktika të mira. Bullgaria mund të jetë lider për nga aksesi i shpejtë me internet me bandë të gjerë në Bashkimin Evropian, është e bindur komisionerja Krus. Aktualisht mbi këtë tregues vendi është lider në qytetet e mëdha, por mbetet mbrapa në rajonet fshatare. Sipas fjalëve të saj marrja e vendimeve të drejta për digjitalizimin do të ndihmojë të zgjidhim problemin me të ardhmen tonë – gjenerata e re.

Aq më tepër se në, Bashkimin Evropian ka 700 mijë vende të lira pune në këtë sferë: “Bashkimi Evropian ka nevojë për një internet të shpejt me bandë të gjerë për të gjithë. Kjo nuk do të bëhet shpejt, ka nevojë prej infrastrukturë. Por kjo nuk është vetëm stimul për rritjen ekonomike, por edhe instrumenti më i mirë në duart tona. 10 për qind një shpërndarje më të gjerë të këtij interneti do të thotë 10 për qind shpërndarje më të madhe dhe do të thotë 10 për qind rritje më të madhe ekonomike. Në Bullgari mbi 40 për qind nga popullsia nuk ka akses deri në internet, kurse në fshatra të tilla kanë vetëm midis 1 dhe 3 veta. Dhe vetëm 1 për qind prej bullgarëve kanë prani deri tek 3G në telefonat e vet.”

Komisionerja evropiane Krus e vlerësoi lartë modelin bullgar për ndihmë urgjente gjatë incidenteve rrugor e-Call services, të demonstruar në forum. Kjo është një pajisje e montuar në automobil, e cila automatikisht lidhet me telefonin e rasteve urgjente 112. Ky do të jetë kontributi i Bullgarisë si një shtet pilot për aplikimin e shërbimit në të gjithë Evropën, tha për Radio Bullgarinë zëvendësministri i brendshëm, z. Dimitër Georgiev:

© Foto: BGNES

Dimitër Georgiev
“Qëllimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme të përballojë sfidën, të regjistruar gjatë viteve të fundit – numri i madh i viktimave gjatë incidenteve rrugore. Jemi drejtuar ndaj aplikimit të vendimeve teknologjike të këtyre problemeve, lidhur me kontrollin e shpejtësisë dhe respektimin e Ligjit për lëvizjen nëpër rrugë. Do të arrijmë disa efekte. Nga njëra anë të neutralizojmë ndikimin e faktorit njerëzor mbi kontrollin e shpejtësisë dhe vërejtja objektive e të gjithë trafikut nëpër arterit rrugore të vendit. Nga ana tjetër, do të mund të bëjmë ekonomi në resursin njerëzor, ai do të ridrejtohet ndaj kontrollit të lëvizjes nëpër rrugë gjatë incidenteve reale dhe gjatë nevojës nga ndërhyrja e faktorit njerëzor do të mund të dërgohen ekipe në vend, të cilët të reagojnë me kompetencë. Presim që numri i policëve rrugorë të pakësohet me montimin e sistemeve të radarit. Po kështu do të montohen rreth 200 kamera për kontroll të shpejtësisë. Mendojmë bile edhe për kontroll të shpejtësisë mesatare nëpër pjesët me një shpejtësi të lartë rrugore, që të mund të vërehet e gjithë lëvizja e mjeteve të transportit nëpër arterit rrugore të vendit. Presim akoma dhe montimin e 400 pajisjeve mobile. Ato do të mund të transferohen në vende të ndryshme sipas analizës për zonat e rrezikshme për incidente të mundshme rrugore dhe të transportit ose shkelje të shpejtësisë, nga e cila bëhen më tepër katastrofa. Gjatë 3 vjetëve të fundit si rezultat të masave të ndërmarra ne mundim të ulim me nga 11 për qind numrin e viktimave për vit. Gjatë vitit 2011 u afruam deri te niveli nga viti 1963, kur në vend kishte 1 milionë automobila, kurse tani – 3 400 000. Kurse me futjen e pajisjes e-Call në bazë të projektit bullgar, presim të pakësojmë numrin e viktimave me akoma 15 për qind, me fjalë të tjera, të shpëtojmë me 15 për qind më shumë jetë njerëzore. Ministria e Punëve të Brendshme punon mjaft aktivisht mbi digjitalizimin. Ne kemi zhvilluar një e-sistem personal shumë të sigurt, të cilin e mbindërtojmë me bazat me internet me bandë të gjerë. Aktualisht kemi mbuluar arterit bazë rrugore të vendit – 75 për qind nga të gjitha rrugët. Kjo qe një nga kërkesat për anëtarësinë tonë në Shengen.”

Vizita e zëvendëspresidentes të Komisionit Evropian te ne përfundoi me një takim të posaçëm me mediat bullgare. Por jo për brifing, por ankesë të një grupi gazetarësh përpara Brukselit për transparencën e mediave në Bullgari. Interesi i mediave për mediat doli shumë mbi atë të pritur. Ndeshja e interesave midis tyre – po kështu. Bile u dha propozim dhe për monitorim të Komisionit Evropian mbi mediat, pas sistemit gjyqësor. Përgjigja e Neli Krusit: “Meriton të studiohen disa reportazhe, të cilat flasin keq për Bullgarinë jashtë kësaj sfere, por jo gjithmonë ligjet sigurojnë një demokraci pozitive. Në një vend mund të ketë dhe ligje të mira, por në qoftë se ato nuk respektohen, në qoftë se ka forma, të cilat lejojnë censurë ose mungesë të transparencës si punon sektori, vetëm ligji nuk mund vet për nga vetja e vet të zgjidh problemin.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria është e para në BE që realizoi inteligjencën artificiale të nivelit të lartë në gjuhën e saj

Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..

botuar më 24-11-20 2.59.MD
Ursula von der Leyen

Ekipi i ri i Ursula von der Leyen: a do të arrihet një "marrëveshje paketë" për të miratuar të gjithë komisionerët e BE-së

Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..

botuar më 24-11-20 9.20.PD
Prof. asoc. Spas Tashev

Rajonet ku jetojnë bullgarë në Shqipëri është e nevojshme të kenë autonomi administrative

Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..

botuar më 24-11-19 7.30.PD