Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Moris Alaxhem – “Meloditë e mia janë fëmijët e mi”

Moris Alaxhem
Moris Alaxhemi lindi më 18 gusht të vitit 1932 në Sofje. Interesi i tij ndaj muzikës u duk që në moshën e fëmijërisë, kur i binte violinës. Si nxënës u bë dirigjent i orkestrës së Gjimnazit të Parë të Djemve në Sofje. Kjo ishte koha, kur krijoi edhe veprat e para muzikore – Uverturën “Vera e humbur” dhe Koncert për Violinë dhe Kuarteti me Tela. Që nga viti 1951 luan në saksofon. Në vitin 1956 mbaroi Institutin e Inxhinierisë së Ndërtimit në kryeqytet, por dashuria dhe pasioni ndaj muzikës i zëvendësuan shkencat e sakta.

Çfarë ndodhi në jetën e tij, si u zhvillua karriera e tij muzikore do të dëgjoni nëse klikoni AUDIO. Krahas kësaj do të keni mundësi t’u kënaqeni këngëve të tij të mrekullueshme.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Monika Aleksandrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Më thuaj, o pyll"

Edhe pse populli bullgar e nderon Apostullin e Lirisë Vasill Levski si shenjtor, nuk ka shumë këngë popullore kushtuar atij. Sot ju ofrojmë një prej tyre – “Më thuaj, o pyll” – interpretuar nga fëmijët e grupit vokal “Karllovojs” me drejtore..

botuar më 25-02-19 6.00.PD

"Fajtori"

Grupi “Ostava” e hap vitin me një këngë të re dhe një turne mini klub. “Fajtori” – siç titullohet kënga e re, hap rrugën drejt një albumi të ri. Albumi pritet të jetë gati në fund të pranverës. Si gjithmonë, muzikantët nga “Ostava” nuk mund të jenë..

botuar më 25-02-17 6.45.PD
Stefan Diomov

Kompozitori i dashur Stefan Diomov feston jubileun e tij të 80-të

Më 16 shkurt, një nga kantautorët më të dashur bashkëkohor – Stefan Diomov – mbush 80 vjeç. Shpirti i tij djaloshar u ka dhënë jetë dhjetëra hiteve të këngëtarëve dhe grupeve tona më të njohura, por kompozitori krijon edhe muzikë për dokumentarë, shfaqje..

botuar më 25-02-16 6.05.PD