Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria do të mbrojë interesat e veta në një debat të rëndë për Politikën e re të Përbashkët Bujqësore

Foto: BGNES
Bullgaria mbron interesat e veta në kushtet e një debati të nderë në Parlamentin Evropian mbi rekomandimet e Komisionit Evropian për Politikën e re të Përbashkët Bujqësore (PPB) për periudhën 2014-2020. Deri tani aty janë marrë mbi 7000 propozime për ndryshime, nga të cilat rreth 200 janë në emër të Bullgarisë. Ka rrezik që debati i stuhishëm rreth kësaj politike të Bashkimit Evropian të vazhdojë përtej afateve të parashikuara dhe PBB-ja të hyjë në fuqi me një vit vonesë. Këtë e deklaroi deputetja bullgare në PE Maria Gabriell, anëtare e Komisionit mbi bujqësinë në Parlamentin Evropian.

Bullgaria do të këmbëngulë për ruajtjen e përmasës së deritanishme të parave të ndara për PBB, derisa Komisioni Evropian propozon që ajo të pakësohet nga 40 për qind në 33 për qind nga buxheti i përgjithshëm i bashkësisë. “Por në qoftë se ka pakësim të parave për bujqësinë, kjo do të jetë për llogari të subvencioneve të marra nga vendet e vjetra anëtare të Bashkimit Evropian”, të cilat kanë qenë të favorizuara në vazhdim të dhjetëvjeçarëve të tërë, propozon zëvendësministrja bullgare e bujqësisë, znj. Svetllana Bojanova. Vendi ynë ka akoma disa rezerva të rëndësishme kundrejt PBB. Themelorja prej tyre është shpërndarja më e drejtë e subvencioneve mbi një njësi sipërfaqe midis vendeve të vjetra dhe të reja të BE-së. Tani një fermer bullgar merr mezi 40 për qind nga subvencioni, i cili i bie dhe një kolegu të tij nga shtetet e vjetra në bashkësi. Komisioni Evropian parashikon një shtim të shumës për fermerët e “rinj” me mezi 30 për qind nga përmasa e deritanishme, që është akoma larg nga përmasa e subvencioneve për fermerët e “vjetër”.

Maria Gabriell
“Kauza më e madhe është shpërndarja e drejt midis anëtarëve të reja dhe të vjetra. Mendoj se Komisioni Evropian nuk ishte mjaft ambicioz dhe i guximshëm – deklaroi për Radio Bullgarinë deputetja evropiane Maria Gabriel. – Skema e propozuar për 30 për qind shtim për të gjitha vendet, fermerët e të cilëve marrin nën 90 për qind nga vlera mesatare e subvencionit për Bashkimin Evropian, nuk mund të na kënaq. Nuk ka dhe siguri se, kjo do të bëhet nga data 1 janar 2014, më e mundshme është kjo të ndodhet gjatë vitit 2016. Prandaj këmbëngulim, në qoftë se ruhet ky prag i ulët i shtimit, Bullgaria të ketë mundësi të marrë tavanin e subvencionit akoma nga viti 2014, dhe siç është parashikuar gjatë vitit 2016. Por oponentët tanë kanë po kështu argumentet e veta për këtë se cilat vende janë investuese neto në buxhetin e Bashkimit Evropian, sa investojnë shtetet e reja dhe të vjetra, cilat janë dallimet në standardin e jetësës.”

Bullgaria ka rezerva dhe ndaj 3 kritereve të propozuara për arritjen e një “gjelbërimi” 30 për qind të pagimeve direkte. Dhe pikërisht: renditje të kulturave, mirëmbajtjen e kullotave të përhershme dhe lënien e 7 për qind nga sipërfaqja e punueshme për ugar. Sipas fjalëve të zëvendësministres së bujqësisë, znj. Svetllana Bojanova, ato nuk janë të kushtëzuar me veçoritë e vendeve të veçanta. Prandaj këmbëngulim për zhdërvjelltësi në aplikimin e tyre.

“30 për qind pagime direkte të lidhura me masat për ekologji, kurse për ne, një përqindje shumë e lartë, mendon deputetja evropiane Maria Gabriell. 3 kriteret e propozuar për këtë nuk i përgjigjen specifikës të të gjitha regjioneve. U dëgjuan propozime interesante, të cilat duhet të merren parasysh, si për shembull 7 për qind ugar të mund të jenë dhe ugar “i gjelbër”.

“Ugari i gjelbër” këto janë sipërfaqe, të cilat janë të mbjella me kultura të gjelbra shpejt rritëse, të cilat shërbejnë për një plehërim të natyrshëm. Bullgaria edhe deri tani ka probleme me përvetësimin e parave evropiane, të parashikuara për masat ekologjike në bujqësi. Nga njëra anë për shkak të vonimit administrativ me aplikimin e kësaj programe, nga ana tjetër – për shkak të anës së ndërlikuar të anëtarësimit për të. Prandaj autoritetet frikësohen se në qoftë se nuk i shfrytëzojmë këto 30 për qind nga paratë e parashikuara për bujqësi nga PBB, thjesht do t’i humbasim, me qenë se nuk mund të shfrytëzohen edhe për qëllime të tjera. Nga ana tjetër, pikërisht komponenti “ruajtja e mjedisit” është argumenti bazë për ruajtjen e një buxheti të lartë të PBB përpara vendeve-neto “jobujqësore” donatore si për shembull Britania e Madhe, zbuloi hollësitë nga debati zonja Gabriell.

Bullgaria nuk është dakord me propozimin që mjetet e papërvetësuara nga politika e pagimeve direkte të mund të transferohen ndaj Programit për zhvillimin e rajoneve bujqësore. Pse?

“Ne i përvetësojmë mirë këto para dhe kemi akoma nevojë nga pagesa direkte, që të mund të vazhdojmë në rrugën e modernizimit në bujqësi – sqaron akoma pozitën tonë deputetja evropiane. – Këmbëngulim që mjetet e papërvetësuara të mund të drejtohen ndaj fermerëve të rinj, drejt sektorëve, të cilët kanë marrë shumë pak deri tani, për shembull drejt prodhuesve të perimeve, të frutoreve ose dhe blegtorëve.”

Një veçori e bujqësisë në Bullgari dhe Rumani, ku jetojnë një numër i vogël pronarësh të terreneve të mëdha për përpjesëtimet e Evropës dhe një numër i madh fermerësh me sipërfaqe jashtëzakonisht të vogla, ishte një nga shkaqet për aplikimin e tavanit të subvencioneve për një ekonomi të veçantë. Në këtë mënyrë do të evitohet paradoksi 3,4 për qind nga fermerët në Bullgari të marrin 78 për qind nga pagimet direkte. Por Bullgaria mendon se, tavani i propozuar i këtyre pagimeve nga 150 deri më 300 mijë euro është shumë i ulët dhe apelon për dyfishimin e tij. Ja dhe sqarimi: “Pragu i propozuar nuk është i mirë për Bullgarinë, sepse përfshin ekonomi bujqësore, të cilat mbulojnë një përqindje shumë të madhe nga territori i vendit – thotë zonja Gabriell. – Sepse për vende si Gjermania ky prag është për 5-7 për qind nga territori. Derisa te ne mund të arrijë 35 për qind. Prandaj duhet të jemi shumë të vëmendshëm, pa harruar, kuptohet se, imponimi i këtij tavani është i drejtuar ndaj ndihmës më të mirë të prodhuesve të vegjël dhe të mesëm, të cilët pa dyshim që nevojiten më tepër prej subvencioneve.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Maria Dimitrova-Pisho


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nënpresidentja Ilijana Jotova

Nënpresidentja Ilijana Jotova hapi një ekspozitë për Trakinë e lashtë në Muzeun Getty

Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..

botuar më 24-11-04 9.46.PD
Godina e Universitetit të Sofjes

Shpallën renditjen e institucioneve të arsimit të lartë dhe diplomat më fitimprurëse për vitin 2024

Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” është në vendin e parë në 22 fusha profesionale. Sistemi i vlerësimit krahason performancën e 51..

botuar më 24-11-02 1.25.MD

Një ekspozitë në "Urën e të dashuruarve" në Sofje ndjek arritjet bullgare të olimpiadave shkencore

Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit në “Urën e të Dashuruarve” pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, ekspozita..

botuar më 24-11-02 8.10.PD