Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ministri Rexhepi: Мarrëdhëniet midis Bullgarisë dhe Kosovës janë shumë të mira

Gjatë vizitës zyrtare të ministrit të punëve të brendshme të Kosovës, z. Bajram Rexhepi në Sofje ai u takua me zëvendëskryeministrin dhe ministër të punëve të brendshme, z. Cvetan Cvetanov.
Foto: mpb-ks.org

Për një vizitë të shkurtër në Bullgari ishte ministri i punëve të brendshme i Republikës së Kosovës, zoti Bajram Rexhepi. Me zëvendëskryeministrin dhe ministër të punëve të brendshme të Republikës së Bullgarisë, z. Cvetan Cvetanov nënshkruan Marrëveshje për bashkëpunim policor midis dy ministrive si edhe Marrëveshja në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Republikës së Bullgarisë për “mbrojtjen dhe shkëmbimin e informatave të klasifikuara”.

Në intervistën e tij dhënë Radios Kombëtare Bullgare zoti Rehxepi theksoi se marrëdhëniet midis Bullgarisë dhe Kosovës janë shumë të mira dhe në interes të të dy vendeve është që ato të intensifikohen më shumë.

Po të doni të dëgjoni intervistën e plotë klikoni AUDIO.

По публикацията работи: Nikollaj Krëstev


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Tragjedia në qytetin maqedonas të Koçanit ngre një valë dëshpërimi, zemërimi dhe mospranimi

Republika e Maqedonisë së Veriut është në shtatë ditë zie. Qyteti i Koçanit, ku zjarri në një diskotekë mori jetën e të paktën 59 personave – të rinjve dhe fëmijëve, pothuajse të gjithë të moshës14 deri në 25 vjeç, sot është mbuluar me heshtje...

botuar më 25-03-17 4.40.MD

Diskoteka në Koçan, ku u dogjën 59 persona, nuk ka pasur patentë

Zjarri në qytetin maqedonas të Koçanit, ku humbën jetën 59 persona dhe u plagosën 155 të tjerë, është një ngjarje e paralajmëruar, thotë Prof. i Asoc. Milen Ivanov, ekspert i sigurisë dhe ish-prorektor i Akademisë së MPB-së. “ Kjo është një..

botuar më 25-03-17 12.11.MD

Empati dhe pikëllim pas tragjedisë në Koçan

Gjithsej 59 persona humbën jetën dhe 155 u plagosën nga zjarri gjatë një koncerti të grupit të njohur “DNA” që shpërtheu mbrëmë në diskotekën “Pulsi” në qytetin e Koçanit, që ndodhet në pjesën lindore të Maqedonisë së Veriut, 65 km nga..

botuar më 25-03-16 8.48.MD