Një qytet më i lashtë se Roma – ky është Plovdivi. Kanë kaluar tetë mijë vite nga themelimi i njërit prej vendbanimeve më të lashta të Evropës që sot shtrihet në jug të Bullgarisë. Siç banorët e Romës, ashtu edhe ata të Plovdivit e quajnë vendlindjen e vet “të përjetshëm”. Vendin e parë që vizitojnë turistët është Rezervati arkitektural dhe historik “Plovdivi i Vjetër”, ku njeriu ecën në gjurmët e epokave të ndryshme. Fortifikimet e mbetura dëshmojnë për historinë e trakëve dhe romakëve të lashtë. Periudha e Rilindjes Bullgare ka lënë gjurmë në çdo shtëpi të Plovdivit të Vjetër. Të gjitha këto fakte e bënë lagjen e vjetër të qytetit që të regjistrohet në listën e 100 Objekteve Turistike Kombëtare të Bullgarisë. Këtu periudhat e pasqyruara të së kaluarës harmonizohen me tendencat moderne.
© Foto: wikipedia.org
“Dikur në njërin nga teatrot e Plovdivit të Vjetër ka pasur vende për një të dhjetën e popullsisë së qytetit. Edhe sot ky teatër funksionon, e ka akustikën e mirë dhe në të jepen shumë shfaqje – rrëfen ciceronja Rumjana Stoeva-Titerjakova. – Në skenën e teatrit jepen si monospektakle, ashtu edhe shfaqje grandioze të operës, kryesisht të Xhuzepe Verdit. Sipas traditës Plovdivi është mikpritës i aktiviteteve kulturore “Mbrëmjet e Verdit”. Para pak kohe përfundoi rindërtimi i Stadiumit romak, i cili është njëri nga 12 stadiumet e ruajtura në botë. Vizituesit e Plovdivit mund të shikojnë një maket të pamjes së stadiumit para 2 mijë vitesh. Stadiumin romak e ka vizituar gjysma e popullsisë së Plovdivit. Pritet që vizituesit e qytetit shpejt do të kenë qasje te Teatri antik dhe Stadiumi romak, të cilat tërheqin vëmendje me skenat dhe arenat të mëdha. Adhuruesit e historisë do të kenë mundësi të shikojnë zbulimet arkeologjike. Plovdivi qenka një qytet me shumë surpriza. Aktualisht ripunohet teatri i dytë antik, në të cilin ka vetëm 350 vende. Duhet përmendur se kjo ndërtesë e lashtë nuk ka qenë parashikuar për teatër, siç i jepet funksioni dytësor sot. Dikur në këtë vend janë zhvilluar mbledhjet e Këshillit të Qytetit.”
© Foto: imagesfrombulgaria.com
Nëse vizituesit e lagjes së vjetër të Plovdivit nuk drejtojnë vëmendje ndaj pikave arkeologjike, sigurisht do të tërhiqen nga shtëpitë e periudhës së Rilindjes. Disa prej tyre janë shndërruar në muze, ndërsa në të tjera priten zyrtarë. Mirëpo, ka shtëpi të vjetra, ku banojnë trashëgimtarët e pronarëve të parë.
© Foto: wikipedia.org
“Ia vlen të vizitohet Muzeu Etnografik i Plovdivit. Kjo është njëra nga shtëpitë më të mëdha në lagjen e vjetër të qytetit – sqaron ciceronja znj. Titerjankova, duke përshkruar disa nga monumentet më interesante të arkitekturës së Rilindjes. – Megjithëse në dispozicion për t’u vizituar janë vetëm dy prej katër kateve të shtëpisë, duket mjeshtëria e arkitektit Haxhi Georgi. Paska krijuar një kryevepër të vërtetë. Në afërsi të Muzeut Etnografik gjendet Muzeu i Lëvizjes Revolucionare, arkitektura e të cilit i përket gjithashtu Haxhi Georgit. Xhamet e muzeut janë 144. Vetëm imagjinoni për çfarë bëhet fjalë – atje dielli ndriçon muret prej guri të gdhendur dhe të pikturuar nga duart e mjeshtërve. Pikturat shihen më mirë në shtëpinë e tregtarit të atëhershëm Stepan Hindlijan. Kjo ndodhet pranë shtëpisë së familjes Ballabanovi. Kjo e fundit ka qenë e prishur tërësisht, por më vonë u rindërtua sipas planit ndërtimor paraprak.”
© Foto: wikipedia.org
Një kthim mbrapa në kohën e Rilindjes përbën shëtitja nëpër rrugicat e ngushta dhe të pjerrëta me kalldrëm. Në çdo vend mund të shihen galeri dhe dyqane të vogla suvenirësh. Në oborrin e shtëpive shpërndahet aroma e kafes. Vizituesit mund të shijojnë një filxhan kafeje përgatitur sipas recetave të vjetra. Sitna e vjeshtës preferohet nga banorët e Plovdivit. Atëherë lagja e vjetër shëndërrohet në një galeri të madhe. Atëherë mbahen aktivitetet kushtuar arteve dhe Plovdivi arrin performancën e tij të vërtetë artistike.
© Foto: wikipedia.org
Vetëm në një distancë prej 55 kilometrave nga Sofja gjendet qyteti Samokov, i njohur nga turistët dhe për shkak të afërsisë së vet deri në vendpushimin dimëror Borovec. Shumë gjurmë ka lënë koha nga njerëzit, të cilët kanë populluar këtë qytezë gjatë..
Presllavi i Madh është kryeqyteti i dytë i Mbretërisë së Parë Bullgare pas Pliskës. Pas vitit 893, kur u shpall qyteti kryesor i Bullgarisë, ai u bë selia e shkollës së parë letrare. Ajo u zhvillua si një qendër e rëndësishme letrare dhe kulturore në..
E quajnë Pernikun “Qytetin e Minatorëve”, sepse pikërisht në saje të punës së tyre qyteti u bë një qendër e rëndësishme industriale në Bullgarinë Jugperëndimore. Atje ndodhet Muzeu i Minierës dhe ky është muzeu i vetëm i këtij lloji në vend dhe..