Kori i djemve të Sofjes u themelua më 1968 nga dirigjentja Liljana Todorova. Djemtë që interpretojnë janë të moshës nga tetë deri në pesëmbëdhjetë vjeç. Që prej vitit 1989 deri më sot dirigjente e korit është docentja Adriana Bllagoeva. Kori formohet nga dy formacione – ai i djemve dhe një tjetër i adoleshentëve. Këto formacione interpretojnë si ndaras, kështu edhe së bashku. Mjeshtrja e korit dhe pianistja e tij është Zornica Getova.
Gjatë muajit maj Kori i djemve të Sofjes u prezantua me sukses në Edicionin e XII-të të Festivalit për fëmijë dhe adoleshentë në Moskë. Sivjet forumi mblodhi mbi 10 mijë interpretues nga Bjellorusia, Lituania, Polonia, Çekia, Ukraina dhe Tajlanda. “Formacionet e fëmijëve që morën pjesë në konkurs ishin të ndara sipas moshës – na tregon dirigjentja znj. Bllagoeva. – Kori ynë u prezantua në kategorinë “koret e djemve”. U shfaqëm edhe në konkursin e muzikës kishtaro-sllave, ku morëm çmimin e parë, ndërsa në konkursin kryesor të festivalit u dekoruam me çmimin e dytë.”
Interpretimet e Korit të djemve të Sofjes u vlerësuan lartë, sidomos këto të veprave të Orlando di Lasos, Henri Përsel-it, Mozart-it, Petër Ljondev-it, Filip Pavllovit dhe të Nikollaj Kaufman-it.
Në edicionin e fundit të Festivalit Ndërkombëtar “Javët muzikore të Sofjes” Kori i djemve të Sofjes dha dy koncerte. Më 7 qershor formacioni i muzikës korale i Adriana Bllagoevës kishte dy raste për t’u festuar – program të ri dhe 15 vjet nga themelimi i formacionit të adoleshentëve pranë korit. “Më 20 qershor në kuadër të programit të festivalit “Javët muzikore të Sofjes” kori ynë interpretoi këngë të përfshira në albumin e ri me titull “Impresione folklorike – sqaron znj. Bllagoeva. – Ky projekt u përsos para më shumë se një vit, por deri tani nuk e kishim prezantuar. Në album ka këngë folklorike dhe vepra të kompozitorëve vendas dhe këto janë të punuara.”
Albumi i ri i Korit të Djemve të Sofjes “Impresione foklorike” përmban 15 këngë. Në repertorin e tij me incizime në disk kori ka bërë tetë albume, por vetëm në atë të fundit tërësisht ka interpretime të autorit me motive folklorike. Repertori i Korit të Djemve të Sofjes është i pasur me interpretime të ndryshme. Shumë kompozitorë bullgarë kanë krijuar vepra posaçërisht për këtë formacion. Koristët e rinj interpretojnë vepra të kompozitorëve të huaj të periudhave të ndryshme –që prej shekullit të 14-të deri sot e kësaj dite. Kori merr pjesë në komedi muzikore dhe spektakle të operës.
Formacionin e ka dekoruar Bashkimi i krijuesve të muzikës dhe valleve në Bullgari me çmimet “Lira e argjendtë” (1998) dhe “Lira e artë” (2008). Po ashtu Kori i djemve të Sofjes u dallua si “Muzikanti i vitit” (2002) në kategorinë “Krijimtari artistike aktive” të klasifikimit “Allegro vivace” të Radios Kombëtare Bullgare.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Ljubo Kirov e nis veprimtarinë e tij krijuese në vitin 2025 me një këngë të re - "Përsëri me ty", kushtuar dashurisë dhe rrugës së përbashkët të dy shpirtrave të ngushtë. "Përsëri me ty" është një tjetër single nga albumi i artistit "Zemra e Re", i cili që..
Anabel prezanton këngën e saj debutuese, e cila është rezultat i viteve të përgatitjes, punës së palodhur dhe këmbënguljes. Ajo është Ana Sotirova dhe merret me muzikë që në moshën 4-vjeçare. Rrugëtimi i saj muzikor filloi në Voice Academy (shqiptuar..
Bobi Ivançevin e njohim që në vitet 1990 si pjesë e dyshes “Avenju”, e cila krijoi një sërë hitesh në muzikën bashkëkohore bullgare si "A kemi jetuar ndonjëherë më parë", "Ikja" etj. Përveç të qenit kompozitor, Bobi është gjithashtu një producent i..
Orkestra e Muzikës Popullore e Radios Kombëtare Bullgare, e drejtuar nga maestro Dimitër Hristov , po përgatit një turne pranveror në mars. Të..