Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

DANO turizëm ose si të ruajmë natyrën dhe traditat autentike të Rodopeve

Shtëpia norvegjeze në fakt është shkolla e vjetër e fshatit Momçillovci
Foto: dano-center.com

Përgatitjet për pushimet verore dhe dimërore, për udhëtime më të shkurtra dhe më të gjata gjithmonë janë të shoqëruar me përjetime emociononte. Emocionet turistike janë të përmbushura me energji pozitive dhe prandaj i presim me padurim. Jo gjithmonë, kur drejtohemi ndaj bregut detar ose ndaj pistave me dëborë në male, fillojmë të mendohemi për këtë se çfarë dëmesh i sjellim natyrës. Gjatë viteve të fundit specialistët me këmbëngulje flasin për “një turizëm rezistues”. Përcaktimi, të cilin ja japin atij, është turizëm, i cili sjell dobi për popullsinë vendase, por nuk shkatërron natyrën dhe nuk e dëmton atë, që duhet ta lemë pas vetes brezave të ardhshme. Ky është dhe një nga misionet e qendrës turistike DANO në fshatin piktoresk rodopës Momçillovci.

© Foto: dano-center.com

Pamje nga fshati Momçillovci

Në fakt DANO është abreviatura e një turizmi vullnetar, akademik, shkencor dhe arsimues. Për shumë evropianë të rinj dhe miq nga kontinentet e tjera fshati është kthyer në një qendër tërheqëse për turizmin arsimues. Një detyrë tjetër e qendrës është të tërheqë studiues bullgarë dhe të huaj, studentë dhe nxënës, të cilët të studiojnë natyrën dhe traditat autentike të Rodopës. Gjatë muajit maj të vitit 2011, qendra, e cila është projekt e Lëvizjes kombëtare “Trashëgimia Bullgare”, hap dyert për pjesëmarrësit e vet të parë: “Shtëpia norvegjeze, siç e quajtëm qendrën tonë, në fakt është shkolla e vjetër e fshatit Momçillovci – tregon drejtoresha e Lëvizjes kombëtare “Trashëgimia bullgare” prof. Rumjana Mihneva. – Godina ishte e braktisur dhe gjysmë e shkatërruar. Ne vendosëm të aplikojmë një ide për një zhvillim të qëndrueshëm të turizmit, të përpunuar në universitetin “Xhorxh Vashington” në Amerikë dhe filluam me krijimin e qendrës për një turizëm vullnetar, akademik dhe shkencor dhe arsimues. Në gjuhën bullgare është e njohur si DANO – nga tre gërmit e para të këtyre fjalëve. Morëm propozim të punojmë në këtë drejtim nga njëri prej specialistëve të njohur amerikanë mbi turizmin, i cili ka konsultuar shumë projekte bullgare, lidhur me zhvillimin e llojeve alternative të turizmit. Urbanizimi i qendrës u bë i mundshëm në sajë të përkrahjes financiare të Mbretërisë së Norvegjisë.”

Turizmi vullnetar i qendrës DANO u propozon mundësi miqve nga Franca, Gjermania, Italia dhe vendet e tjera të merren me veprimtari në malet, me punë në fermat vendase ose të marrin pjesë në ekspedita historike, etnografike dhe arkeologjike. Turizmi akademik është tërheqës për studentët bullgarë dhe të huaj, specializantë dhe doktorantë në fusha si gjeografia, historia, antropologjia kulturore, ekologjia. Shkencëtarë dhe studiues nga të njëjtat disiplina janë njerëz, të cilët i përkushtohen turizmit shkencor te ne. Në grupet e turizmit arsimues mund të përfshihen nxënës ose dhe familje të tëra jo vetëm nga vendi, por dhe nga jashtë. Për ta njohja dhe mbrojtja e natyrës dhe të traditave vendase janë një mundësi shumë e mirë jo vetëm për pushim dhe dëfrim, por dhe për grumbullimin e një kulture suplementare dhe njohje.

Një nga programet, mbi të cilat punohet në qendrën DANO, quhet “Rruga e qumështit”. Ajo është një pjesë nga projekti “Akademia për trashëgimi” të Lëvizjes kombëtare “Trashëgimia Bullgare”: “Këto do të jenë veprimtari, të drejtuara kryesisht ndaj të rinjve, të cilët janë të lidhur me çdo gjë, të cilën e dimë për qumështin – sqaron prof. Mihneva. – Mali Rodopi është i njohur me këtë se, aty ka pasur kope të mëdha. Tani, çdo gjë e cila prodhohet nga qumështi, çdo gjë e cila prodhohet nga leshi, ose dhe traditat e ndryshme, lidhur me këto veprimtari, do të mund të tregohet nga gjyshet dhe gjyshërit. Njerëzit nga kjo krahinë do të mund t’i mësojnë ata të cilët dëshirojnë të punojnë me shtiza, të tjerrin e të tjera. Kemi edhe një projekt tjetër, i cili do të startojë gjatë pjesës së parë të muajit korrik. Pjesëmarrësit në të do të mbledhin bimë, do të ziejnë reçel, do të shikojnë sesi milet. Me një fjalë – të gjitha këto gjëra, të cilat mund t’i propozoi mali. I gjithë programi pranohet shumë mirë. Në ditën, në të cilën vijnë, të rinjtë zakonisht janë të shqetësuar nga mjedisi i ri dhe nga mungesa e miqve. Por pas 24 orëve ata luajnë bashkërisht, këndojnë këngë, bëjnë çdo gjë me gëzim dhe kënaqësi. Kushtet në godinën e qendrës janë të shkëlqyera.”

Në kuadrin e projektit “Akademia për trashëgimi” organizohen ekspedita dhe brigada, lidhur me idenë për ruajtjen e kulturës, të traditave dhe të natyrës bullgare. Prof. Mihneva tregon akoma edhe për një projekt studimor, në të cilin do të investohen përpjekje të shumta. Tani për tani ai është i quajtur “Mali” – sepse ky është vendi, ku mund të vihen re shumë probleme të shoqërisë – papunësia, problemet demografike, shkatërrimi i mjedisit rrethues... Një interes ndaj këtij projekti tregojnë shkencëtarë dhe pedagogë nga Universiteti i Sofjes “Shën Kliment Ohridski”, si edhe ndërmarrjet e mëdha në rajonin e Rodopeve. Studentë nga programet e ndryshme kanë pasur një stazh disa ditësh mbi këtë projekt. Prof. Mihneva sqaron se, një nga rregullat prijëse gjatë këtyre vizitave është që detyrimisht të ketë takime me njerëzit vendas.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografi: dano-center.com

По публикацията работи: Lina Ivanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Evtim Milloshev

Bullgaria mbledh operatorë turistikë nga e gjithë Evropa në një forum prestigjioz

Vendi ynë është organizatore e Takimit Vjetor të Komitetit Evropian të Shoqatave të Operatorëve Turistik dhe Agjentëve të Udhëtimit - aktiviteti më i madh i institucionit që bashkon operatorët turistikë të Evropës. “Mikpritja e këtij takimi është një..

botuar më 24-10-24 8.40.PD
Imazhi i këngëtarit dhe muzikantit mitik trak Orfeu në një vazo të lashtë greke.

Shitja e miteve turistike nuk është e djeshme

Në kërkim të besueshmërisë shkencore, studiuesit e qytetërimeve dhe kulturave të lashta hasin edhe lajme të rreme të krijuara nga të lashtët. Gjëja më kurioze është se edhe atëherë e kanë bërë... në emër të turizmit kulturor. Një nga këto lajme të..

botuar më 24-10-23 11.24.PD
 Kisha

Një pishë e bardhë më shumë se 500-vjeçare ruhet nga banorët e fshatit Pçellarovo të malit Rodopa

Në fshatin Pçellarovo, i fshehur mes shpateve të Rodopeve Lindore, tregojnë një legjendë se në këtë zonë lulëzuan pyjet shekullore të lisit dhe arra, në zgavrat e të cilave jetonin bletë të egra. Bletaria ka qenë mjeti i jetesës së njerëzve që nga..

botuar më 24-10-20 7.45.PD