Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vazhdon tradita e miqësisë greko-bullgare

Vizita e presidentit bullgar Rosen Plevneliev në Greqi është me ftesë të homologut të tij Karolos Papuljas.
Foto: EPA/BGNES

“Vizita ime e parë në regjionin ballkanik do të jetë në Athinë”, nënvizoi para më shumë se dy muajsh presidenti bullgar Rosen Plevneliev para afaristëve grekë dhe shtoi se prioriteti i tij, si dhe “prioriteti total” i vendit tonë është tërheqja e investimeve të huaja. Në këtë drejtim ishte orientuar dhe vizita e tij në Gjermani, e cila përfundoi para pak kohe dhe në të cilën ai ftoi specialistë vendas për të marrë pjesë në përpunimin e projektit bullgar “Sofja Teh Park”. Në saje të këtij projekti vendi ynë do të bëhet qendër e Ballkanit për teknologjitë inovative.

Duhet të kërkojmë jo simbol, por pragmatizëm në vizitën e presidentit Plevneliev në Greqi, të realizuar menjëherë pas vizitës së tij në Gjermani. Vizita ishte me ftesë të homologut të tij Karolos Papuljas. Një prej qëllimeve të vizitës së Rosen Plevnelievit ishte dhe hapja zyrtare në Selanik e një dege të Dhomës tregtare-industriale me seli në Athinë, gjë që do të ndihmojë për forcimin e bashkëpunimit dhe do të lehtësojë krijimin e firmave të reja. Greqia është investitori i tretë i madh në Bullgari me mbi 3 miliardë euro. Para afaristëve grekë presidenti bullgar deklaroi përsëri se “Bullgaria është një vend i mirë për investime” dhe bashkë me homologun grek nënvizuan se bashkëpunimi “në ekonomi dhe në tregti është i shkëlqyeshëm, me një rritje prej 18 për qind”. Nuk është i rastit fakti se pikërisht me iniciativë të kryetarit të Dhomës tregtare-industriale bullgaro-greke bashkë me Rektoratin e Universitetit “Maqedoni” në Selanik, presidenti bullgar Rosen Plevneliev mori gjatë kësaj vizite titullin e nderit “doktor honoris hauza” të universitetit.

Gjatë vizitës së kreut të shtetit bullgar në Greqi u realizuan shumë takime, në të cilat u diskutuan çështje me interes dypalësh, përfshi këtu dhe shpejtimin e ndërtimit të lidhjes së gazit midis Bullgarisë dhe Greqisë dhe bashkëpunimin në sektorin energjetik, projekte të përbashkëta në infrastrukturë dhe turizëm.

© Foto: EPA/BGNES


“Vazhdon tradita e miqësisë greko-bullgare, e cila është njëfarë simboli jo vetëm për regjionin, por për tërë Evropën” – bëri konkluzionin presidenti Karolos Papuljas, kurse presidenti i parë evropian, i cili viziton Greqinë pas zgjedhjeve parlamentare atje – Rosen Plevneliev, shprehu përkrahjen e Bullgarisë në përpjekjet e fqinjës sonë jugore për realizimin e një rritjeje të re ekonomike.

Gjatë vizitës së tij në Greqi presidenti bullgar u takua me bullgarët atje, vizitoi gjithashtu lagjen bullgare në Selanik dhe vendin e Gjimnazit të Selanikut për djem, gjimnaz ky i cili në fund të shekullit të XIX-të ishte qendër e iluminizmit bullgar. Për këtë tani na rikujton vetëm pllaka e nderit e vendosur atje. Në bisedimet e tij me komunitetin bullgar në Greqi Rosen Plevneliev bëri thirrje për “bashkim rreth kauzave kombëtare”. Dialogu efektiv me komunitetin bullgar gjatë çdo një prej vizitave të kreut të shtetit jashtë realizohet në kuadrin e projektit për një Strategji të re për bullgarët jashtë. Pritet që gjatë nëntorit ajo të diskutohet në një forum në Bruksel, ku do të paraqitet para komuniteteve bullgare në botë.

Rezultatet e vizitës së presidentit bullgar Rosen Plevneliev në Greqi do të shihen në të ardhmen, por është i qartë interesi ndaj fqinjës sonë jugore dhe ndaj zhvillimit të mëtejshëm të lidhjeve midis dy vendeve. Projektet konkrete do të diskutohen nga dy qeveritë. Pritet që gjatë nëntorit ato të realizojnë mbledhjen e tyre të përbashkët, sepse, siç nënvizoi presidenti bullgar, “kriza gjithmonë ka pasur dhe do të ketë, por jashtë tyre mbeten arritjet e mëdha të një populli dhe të një shteti – djep i kulturës evropiane. Jashtë krizës mbetet miqësia midis dy popujve tanë”.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Penka Velleva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

A është zëvendësimi i një kandidature mashkullore me një femër një çelës për marrjen e resorit të dëshiruar në Komisionin e ri Evropian?

Këtë javë pritet që presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen , të prezantojë zyrtarisht propozimin e saj për strukturën dhe përbërjen e KE-së së re , në të cilën ajo kërkon të arrijë një ekuilibër gjinor në mandatin e saj të dytë në..

botuar më 24-09-11 8.15.PD

Prodhuesit ekspozojnë produktet e tyre në Panairin Tradicional të Vjeshtës në Razgrad

Në edicionin e 31-të të Panairit Tradicional Vjeshtor që fillon sot në Parkun e Qytetit të Razgradit, prodhues nga i gjithë vendi do të prezantojnë produktet e tyre. Me suvenire të punuar me dorë do të marrin pjesë edhe Qendra Ditore për të Rriturit..

botuar më 24-09-11 5.20.PD
Foto: Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit

24 bullgare nga 19 vende janë nominuar për "Bullgarja e Vitit"

Edhe këtë vit Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit do të prezantojë çmimin vjetor "Bullgarja e Vitit - Shën Zllata Mëglenska 2023" në një ceremoni zyrtare që do të mbahet në tetor. Për çmimin prestigjioz janë nominuar 24 bashkatdhetare..

botuar më 24-09-09 3.39.MD