Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shtrenjtim i rrymës, gazit dhe ngrohjes qendrore në Bullgari

Foto: Архив
“Një goditje korrenti” ra mbi shpinën e bullgarëve. Një shtrenjtim rekord i rrymës elektrike për 4 vjetët e fundit hyri në fuqi nga data 1 korrik 2012. Shtrenjtimi është me 13%, kurse argumentet e autoriteteve zyrtare janë se, pa rritjen e çmimeve Kompania elektrike kombëtare do të falimentojë. Nga po kjo datë shtrenjtohet me afro 5 për qind gazi natyror, i cili e shtrenjton ngrohjen qendrore me 7 për qind. Sipas shoqërive energjetike, në qoftë se një familje me të ardhura të mesme statistikore ka paguar deri tani 25 euro për muaj për korrent, me tarifat e reja do të paguaj 28 euro. 300 000 bullgarë të varfër do të marrin kompensime përmes ndihmave energjetike për shkak të korrentit të shtrenjtë, shpalli kryeministri Bojko Borisov.

Shtrenjtimi i rrymës dhe i gazit do të tërheq pas vetes dhe shtimin e çmimeve të mallrave ushqimore dhe industriale. Ndërmarrjet e mëdha industriale nga ana e vet u betuan se do t’i bëjnë thirrje Komisionit Evropian për rritje jo korrekte të çmimit të energjisë elektrike te ne. Sipas biznesit, faj për shtrenjtimin e rrymës ka rregullatori energjetik, i cili nuk mund ta kontrollojë tregun.

Përse u arrit deri te shtrenjtimi i rrymës, gazit dhe ngrohjes qendrore?

Shkaqet e shpallura zyrtarisht për “goditjen e korrentit” janë tre: shtesa për energjinë e gjelbër, të cilën çdo një bullgar e paguan ndaj llogarisë së vet për rrymë elektrike; inkurajimi i prodhimit të energjisë elektrike nga burimet e ripërtërishme energjetike (BRE) dhe një shtesë e re ndaj llogarive, lidhur me blerjen afatgjatë të korrentit nga dy termocentralet, të cilat prodhojnë të ashtuquajturën energji elektrike me një efikasitet të lartë.

Ngritja e menjëhershme e çmimit të energjisë elektrike, sipas ekspertëve i dedikohet mbase vërshimit të centraleve të reja diellore. Që të mund të kapin çmimet më të larta të blerjes së korrentit nga BRE të vlefshme deri më 30 qershor, investuesit në parqet fotovoltaike janë pajisur me lejet e domosdoshme për eksploatim, pavarësisht se shumë nga projektet akoma nuk janë përfunduar. Kështu në praktikë ata kapin trenin e fundit, i cili iu garanton blerjen e korrentit të prodhuar me çmime preferenciale gjatë 20 vjetëve të ardhshme. Çfarë do të thotë kjo? Në qoftë se korrenti i prodhuar në Centralin elektrik atomik “Kozlloduj” kushton 21 euro megavat orë, të centralëve diellore, të lëshuar deri më 30 qershor të këtij viti, Kompania Elektrike Kombëtare paguan afro 242 euro për megavat orë, kurse pas datës 1 korrik rreth 118 euro. Llogaria është e qartë.

Tre për qind nga shtimi i korrentit janë për shpëtimin e Kompanisë elektrike kombëtare nga falimentimi, si dhe të ketë resurse të mjaftueshme financiare, që të blejë korrentin nga BRE. Kurse humbjet e kompanisë kombëtare nga planifikimi i keq janë për mbi 50 milionë euro. Pjesa e “energjisë së gjelbër” në miksin energjetik të vendit rritet mjaftë. Shefi i rregullatorit energjetik deklaroi zyrtarisht se, pamja është e paqartë dhe aktualisht po saktësohet se cilat dhe sa pikërisht janë kapacitetet të hyra në eksploatim deri më 1 korrik dhe sa është sasia e energjisë elektrike, të prodhuar prej tyre, që detyrimisht do të blihet nga Kompania elektrike kombëtare. Të dhënat paraprake të rregullatorit energjetik tregojnë se vetëm për muajt e fundit ndaj rrjetit elektrik te ne janë bashkuar rreth kapacitete rreth 250 megavat prej parqeve diellore. Ministri i resorit Deljan Dobrev saktësoi në Parlament se, ndaj rrjetit janë përfshirë 600 megavat korrent, të prodhuar nga centralet diellore. “E gjithë bota erdhi për të investuar në BRE te ne – tha në sallën parlamentare ministri Dobrev. – Investitorë të huaj erdhën në Bullgari të marrin rikthimin e korrentit nga BRE prej 30 për qind dhe ne të paguajmë”. Tema është e lidhur me kërkesat e Bashkimit Evropian që deri në vitin 2020, 16 për qind nga miksi energjetik të vendeve anëtare të vijë nga “energjia e gjelbër”. Kurse me politikën e simulimit të energjisë së shtrenjtë nga BRE, Bullgaria është në rrugë të realizojë kuotën akoma gjatë këtij viti.

Pavarësisht nga pritjet për uljen e çmimit të gazit natyror te ne, ai u shtua. Kështu nga data 1 korrik Bullgaria do të paguaj për 1 mijë metra kubik afro 370 euro. Deri në rritjen e çmimit të gazit, kurse që aty dhe të ngrohjes qendrore, u arrit pasi ulja e premtuar prej 11 për qind nga monopolisti rus “Gazprom” nuk u realizua. Kjo e detyroi rregullatorin energjetik të shpëtojë dhe kompaninë shtetërore të gazit, e cila po kështu nuk është në një gjendje të mirë, duke e ngritur çmimin e lëndës blu me afro 5 për qind.

Më të prekur nga shtrenjtimi i rrymës, gazit dhe ngrohjes qendrore do të jenë jo kaq ekonomitë shtëpiake, sesa biznesi. Shpenzimet e ndërmarrjeve do të rriten dhe ato do të detyrohen ose të ngrenë çmimet e mallrave, dhe kjo në kohë krize, ose t’i ruajnë , duke qenë në fundin e shpëtimit.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Kolazh: Jana Mihajllova
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një pemë e bukur bullgare e Krishtlindjeve shkëlqen sërish në Muzeun e Industrisë në Çikago

Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..

botuar më 24-11-16 8.40.PD
Një valle e përfaqësuesve të pakicës bullgare në Shqipëri dhe e pjesëmarrësve bullgarë në Takimin Botëror të Mediave Bullgare në Tiranë (22-25.11. 2019)

Tirana njoftoi të dhëna zyrtare të përditësuara për bullgarët në Shqipëri

Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..

botuar më 24-11-15 2.07.MD

Gjysma e diabetikëve në Bullgari nuk janë diagnostikuar dhe konsiderohen të shëndetshëm

Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..

botuar më 24-11-14 2.34.MD