Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gjysmë miliardë euro do të investohen në efikasitetin energjetik

Ministri i ekonomisë, energjetikës dhe turizmit, z. Deljan Dobrev paraqiti programet e reja për financim të projekteve të gjelbra
Foto: BGNES
Qeveria po përgatit programe të posaçme për mbi gjysmë miliardë euro, me të cilat do të financohet efikasiteti energjetik në Bullgari. 150 milionë euro nga shuma do të vijnë nga fondet e Bashkimit Evropian, kurse midis 50 dhe 150 milionë euro – nga vija e kreditimit të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, të përcaktuar për financimin e projekteve të miratuara. Këtë e shpalli ministri i ekonomisë, energjetikës dhe turizmit, z. Deljan Dobrev gjatë kohës së forumit “Politika ballkanike për rritje të gjelbër ekonomike”.

Kursimi i energjisë elektrike është më efektive, sesa ndërtimi i projekteve të reja të gjelbra, mendon ministri ekonomik. Një nga shkaqet është fakti se, ekonomitë shtëpiake dhe biznesi te ne shpenzojnë midis 5 dhe 8 herë më shumë energji sesa këta në Bashkimin Evropian. Prandaj, që këtu e tutje duhet të investojmë seriozisht në efikasitetin energjetik, argumenton programet qeveritare, të cilat do të startojnë akoma gjatë këtij viti, ministri ekonomik. Për shkak të faktit, se energjia e gjelbër është më e shtrenjtë nga tjetra dhe hyn në çmimin përfundimtar për ekonomitë shtëpiake dhe biznesin, sektori i burimeve të ripertëritshme energjetike duhet të vazhdojë të zhvillohet, por me rritmë më të matura, vizatoi tendencat ministri Dobrev.

Bullgaria është një nga vendet e shkëlqyera në Bashkimin Evropian mbi kryerjen e programit për aplikimin e energjisë së gjelbër deri në vitin 2020. Duhet në mënyrë shumë të goditur të subvencionohen projektet e ardhshme të gjelbra, sepse gjatë këtij viti do të instalohen qindra megavat të rinj nga burimet rivendosësh energjetike. Qëndrimi i vëmendshëm ndaj këtij tregu imponohet për shkak të rrezikut nga një ngrohje e tepruar, siç ndodhi kjo në shtete si Çekia dhe Spanja, ku çmimi preferencial për energji të gjelbër u nevojit të zhduket. Sipas ministrit ekonomik, në qoftë se lejohet që kjo të ndodhet në Bullgari dhe akoma gjatë vitit të ardhshëm vendi ynë arrin qëllimet nga programi i Bashkimit Evropian deri në vitin 2020, gjatë shtatë vjetëve të ardhshme nuk do të ketë investime në burimet e ripertëritshme energjetike.

Gjatë vitit 2020 më shumë se 20 për qind nga energjia në Bullgari do të vijë nga burimet e ripertëritshme energjetike, që do të jetë me 6 për qind më shumë, sesa është sot. Dominuese do të jenë centralet e ujit dhe ato bërthamore, kurse pjesa tjetër do të vijë nga kolektorët e diellit dhe biomasa. Të dhënat janë nga një raport, kushtuar “Zgjidhjeve financiare për energji të pastër”, të përgatitur nga Universiteti i Kembrixhit. Sipas të dhënave të ekspertëve, Bullgaria disponon me resurse të mira për instalimin e gjeneratorëve të erës.

Potenciali llogaritet në 3 gigavatë. Në të njëjtën kohë qeveria mbështetet te 1.4 gigavatë projekte të gjelbra në këtë sferë deri në vitin 2020. Shtimi i kapaciteteve nga burimet e ripertëritshme energjetike për periudhën e planifikuar 2010-2020 do të vijë pikërisht nga rritja e numrit të turbinave të erës. Specialistët llogarisin se, vendi ynë ka një potencial të jashtëzakonshëm për zhvillimin e energjisë së diellit. Sepse ngrohja e diellit te ne është me 20 për qind më shumë, sesa për shembull në Gjermani. Ky fakt është shkak të planifikohen kapacitete të reja 300 megavat nga energjia diellore, parqet fotovoltaike, panele diellore për çati e të tjera. Shfrytëzimi i biomasës për ndërtimin e kapaciteteve të reja është kufizuar deri në 150 megavatë deri në vitin 2020.

Forumi “Politika ballkanike për rritje të gjelbër ekonomike” u realizua pak përpara konferencës të liderëve botërorë në Rio de Zhanejro, e cila do ta drejtojë vëmendjen drejt ekonomisë së gjelbër. Qëllimi i Forumit ballkanik në Sofje, në të cilin ishin të pranishëm përfaqësues të lartë të institucioneve energjetike nga regjioni, u kërkua pozita e përbashkët e Bullgarisë, Rumanisë dhe vendet nga Ballkani Perëndimor për konferencën e ardhshme. Takimi në Sofje u kthye në një vend për këmbim të informatës dhe të ideve në sferën e burimeve të ripertëritshme energjetike të cilat do t’u ndihmojnë anëtarëve të ardhshëm të Bashkimit Evropian të orientohen në problemet dhe të ardhmen e këtij sektori energjetik.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pas përditësimit të të dhënave, PBB-ja e Bullgarisë për vitin 2023 po rritet

Në vitin 2023, rritja e PBB-së së Bullgarisë ishte 1.9% më shumë në terma realë krahasuar me vitin 2022. Kjo është 0.1 për qind më shumë se rritja e paralajmëruar fillimisht prej 1.8%, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Kryetari i..

botuar më 24-10-18 1.41.MD

Bullgaria është e 52-ta në mesin e 165 vendeve për sa i përket lirisë ekonomike

Bullgaria është në vendin e 52-të për sa i përket lirisë ekonomike në botë për vitin 2024, sipas sondazhit të fundit të Institutit Kanadez “Fraser”, njofton Instituti për Ekonominë e Tregut. Sondazhi mat shkallën e lirisë ekonomike në 165 vende të..

botuar më 24-10-16 3.26.MD

Statistikat tregojnë një rënie të mprehtë të inflacionit vjetor në vend

Inflacioni në vend u ngadalësua ndjeshëm në shtator në 1.2 për qind nga 2.1 për qind në gusht, duke arritur nivelin më të ulët që nga marsi 2021, treguan të dhënat nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Krahasuar me muajin gusht, ka një deflacion prej..

botuar më 24-10-15 3.16.MD