Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mjedisi nuk është mes shqetësimeve bazë të bullgarëve, por emocionon të gjithë

Të rinjtë mendojmë më shumë për mbrojtjen e mjedisit.
Foto: BGNES
Në lidhje me Ditën botërore të mjedisit (5 qershor), ministrja bullgare e mjedisit dhe ujerave Nona Karaxhova theksoi prioritetin më të madh të vendit tonë në këtë fushë – një natyrë e ruajtur mirë, të cilën ajo e quajti “kapitali ynë më i vlefshëm”.

“Vetëm gjatë vitit 2011 shpallëm 3 territore të reja të mbrojtura, kurse dy të tjerë janë me një sipërfaqe të zgjeruar dhe zënë 5,3% nga territori i vendit ose përgjithësisht 580 mijë hektarë janë nën mbrojtje. Përveç kësaj, gjatë vitit të kaluar shtuam sipërfaqet të cilat janë në rrjetin evropian “Natura 2000” në Bullgari me më shumë se 44 600 hektarë. Ky rrjet përfshin një të tretën nga vendi ynë.”

Studimi i Agjencisë MBMD, realizuar me porosi të Ministrisë së mjedisit, tregon se, problemet e mjedisit nuk janë mes shqetësimeve bazë të bullgarëve, por që të gjithë emocionohen prej tyre. Në kushte të krizës ekonomike është normale që fare të tjera duhet të jenë shqetësimet bazë të njerëzve – papunësia, rrogat e ulëta e kështu me radhë komenton Mira Radeva, drejtoreshe e agjencisë MBMD. Gjendja e mjedisit është prioriteti bazë për mezi 1 për qind nga të anketuarit. Në të njëjtën kohë, të pyetur nëse këto probleme i emocionojnë, 84 për qind prej tyre përgjigjen pozitivisht.

“Mendimi ekologjik konsiderohet si modern, si mendim i kohës së re – thotë Mira Radeva. – Kurse kur i pyesim njerëzit se kush i ka fajet për gjendjen e mjedisit rrethues, bullgarët tregojnë një shkallë të lartë të vetëkritikës dhe 46 për qind përgjigjen se, që të gjithë ne jemi përgjegjës. Pasojnë transporti me 32 për qind dhe industria – 19 për qind. Por njëkohësisht vetëm 24 për qind nga të anketuarit janë të mendimit të marrin pjesë në veprime shoqërore, të lidhura me përmirësimin e mjedisit. Por dhe kjo nuk është gjë e keqe, komenton analizuesja, sepse do të thotë se çdo një ekonomi ka të paktën një njeri me një qëndrim aktiv. Kureshtare është po kështu se, derisa mendimi ekologjik është më i përshtatshëm për të rinjtë, aktivitet real ekologjik tregojnë më tepër njerëzit nga brezi i vjetër, ata janë më të denjë në praktikë.”

Studimi ka dalluar një pakënaqësi të fortë te njerëzit nga organizimi i keq dhe mosefektiviteti i mbledhjes së ndarë të plehrave. “Në fokus grupet të cilat i studiuam, u vizatua pakënaqësi nga fakti se, nuk ka kova për një grumbullim të ndarë, ose ka po jo për të gjitha llojet e plehrave, ose se plehrat e mbledhura në mënyrë të ndarë nga ekonomitë shtëpiake përzihen në kamionat, të cilat i shpien drejt depove, thotë Mira Radeva. Dhe përgjithëson: 90% nga bullgarët kanë dëshirë të përfshihen në grumbullimin në mënyrë të ndarë të mbeturinave jetike, por duket se pushteti ekzekutiv, më tepër baskitë, nuk kanë bërë të domosdoshmen që të shfrytëzojnë këtë gatishmëri shoqërore”.
Konkluzioni nga studimi i realizuar është se, bullgari ka kulturën e nevojshme ekologjike, nivelin e mirë të mobilizimit mbi çështjet e mjedisit rrethues dhe ky resurs duhet të shfrytëzohet në mënyrë të plotë nga pushteti ekzekutiv. Në lidhje me këtë, një nga gjërat e para, të cilat Ministria e mjedisit mendon që të bëjë është akoma që nga data 1 tetor të këtij viti të aplikojë çmime akoma më të larta të të gjitha qeseve prej najloni për një përdorim të njëhershëm, të propozuara në dyqanet. Zgjidhja vjen në përgjigje të dëshirës të 88 për qind nga bullgarët të zëvendësojmë torbat prej najloni për të bërë pazar me të tilla për përdorim të shumëhershëm.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Maria Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kisha e vetme me emrin e Shenjtorëve Pjetri dhe Pali në Sofje

Ashtu si një jetë njerëzore 90-vjeçare, fati i kishës metropolitane “Shën Apostuj Pjetër dhe Pali” është i mbushur me ulje-ngritje, me mundime, por edhe me shpëtim. Kjo është ndoshta një nga kishat më pak të njohura në Sofje dhe në të njëjtën kohë e..

botuar më 24-06-29 6.30.PD

Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë

Popullsia bullgare në Shqipëri është 7057 persona – 3691 burra dhe 3366 gra. Kjo duket qartë nga një njoftim i Institutit Kombëtar të Statistikave INSTAT, cituar nga BGNES. Kjo e vendos komunitetin bullgar në vendin e tretë në Shqipëri pas..

botuar më 24-06-28 5.31.MD

Festojmë Ditën Kombëtare të Shqiponjës

Ornitologët dhe dashamirësit e shpendëve festojnë sot Ditën Kombëtare të Shqiponjës. Me këtë rast përfaqësues të Shoqatës Bullgare për Mbrojtjen e Shpendëve prezantojnë para publikut të gjerë fakte interesante për jetën e llojeve të ndryshme të..

botuar më 24-06-27 9.17.PD