Bozhenci është një nga fshatrat me popullaritet më të madh në Bullgari. Mezi ka ndonjëri, i cili të mos ketë shikuar me gjithë edhe vetëm fotografi me shtëpitë e vjetra me çardakët, me puset e lashta, me rrugicat me kalldrëm.
Legjenda tregon, se para gjashtë shekujsh, gjatë kohës së sundimit turk, bujarja Bozhana bashkë me nëntë bijtë e saj themeluan në këtë vend piktores një fshat. Ata deshën të fshihen nga turqit, sepse qyteti i lashtë Tërnovo u rrëzua nën pushtetin e tyre. Njerëzit, që erdhën dhe ndërtuan shtëpitë e tyre në këtë vendbanim ishin të pasur. Ja përse shumica e shtëpive janë me dy kate. Zakonisht i pari shfrytëzohej për dyqan, ndërsa i dyti ishte për banim. Prej kohe Bozhenci është në listën e “100 Objekteve Turistike Kombëtare” të Bullgarisë.
© Foto: en.wikipedia.org
Për vit Bozhenci frekuentohet nga më se 25 mijë adhurues të natyrës së bukur dhe historisë së ruajtur shekullore. Në të kaluarën këtu vlonte një jetë të pasur dhe banorët e këtij vendbanimi ishin më se 500 veta. Sot në Bozhenci jetojnë nja 30 veta. Mirëpo, mezi ka ndonjë stinë të vitit, në të cilin ky fshat piktoresk të mbetet pa miq nga Bullgaria ose nga kënde të ndryshme të botës. Ky vendbanim i lashtë zhytet në gjinjtë e rajonit qendror të malit Stara Pllanina.
Në shekullin XIX Bozhenci ishte një vendbanim, që lulëzonte. Në atë kohë ai ishte një qendër kulturore, administrative dhe ekonomike të fshatrave dhe mëhallëve përreth. Popullsia e nxirrte bukën e gojës kryesisht me tregti dhe me zanatet kryesore bullgare. Afro 80 për qind nga burrat merreshin me tregti. Ata blinin lëkura, leshi, mishi, prodhime të artizanaleve të ndryshme. Gjatë pranverës së hershme me karvanë plotë me mallra, ata niseshin për vendet e ndryshme – Rumaninë dhe Turqinë, Rusinë, Austro-Hungarinë. Më kureshtarët arrinin deri te Jerusalemi. Edhe më sot ruhen dokumente, që dëshmojnë, se nga Bozhenci eksportonin mëndafsh për Italinë dhe Francën. Në fund të shekullit XIX ky vendbanim kishte 100 shtëpi me një popullsi prej 500 vetash. Mirëpo, dalë-ngadalë filloi të zvogëlohet.
© Foto: bg.wikipedia.org
Në vitin 1964 Bozhenci u shpall Rezervat Arkitekturor. Për këtë arsye arkitektura e vjetër u ruajt plotësisht. Edhe më sot ajo është një dëshmi për gjeniun arkitekturor bullgar gjatë kohës së Rilindjes. Karakteristike për shtëpitë këtu janë çardakët, çatitë prej pllaka gurore, tavanet me gdhendje në dru. Është e ndaluar, që në Bozhenci të ndërtohen godina, që nuk janë në stilin e lashtë arkitekturor. Ja përse edhe më sot kur ndërtohet ndonjë shtëpi e re është e detyrueshme, që ajo të ngrihet në vendin e shtëpisë ekzistuese dhe të jetë kopje e saj. E reja është, se përbrenda mund të krijohen kushte moderne të jetesës. Kështu, kur njerëzit vijnë në Bozhenci zhyten në atmosferën e vendbanimeve të lashta bullgare, por në të njëjtën kohë ata nuk privohen nga komoditetet e shekullit XXI.
© Foto: BGNES
Duke shëtitur nëpër rrugicat me kalldrëm shekullor në Bozhenci, njeriu zhytet në botën përrallore të së kaluarës. Një pjesë prej shtëpive janë muze. Ata mbajnë emrat e pronarëve të tyre të parë, të cilët i ndërtuan. Një interes përbën shtëpia muze “Gjysha Rajna”. Në të është rregulluar ekspozita etnografike nga shekulli XVIII. Shtëpia e familjes Karadimitrovi edhe më sot pranon miq. Pronari i saj në shekullin XIX financoi ndërtimin e shkollës nga Ustai Genço Kënev.
© Foto: BGNES
Një kryevepër e vërtetë e arkitekturës së Rilindjes Bullgare përbën bazilika me tri anijatat “Profet Ilija”. Në të mund të shihen kubetë e fshehura nën tavanin e pjerrët dhe gungat tipike për këtë vendbanim. Kisha u ndërtua në vitin 1839 dhe banorët e fshatit Bozhenci morën leje, që pranë saj të ngrihet një kambanore, gjë që ishte e ndaluar në kohën e sundimit turk. Në pjesën e poshtme të oborrit të kishës ngrihej godina e shkollës, ndërtuar në vitin 1872. Ajo përbën një ndërtesë e fortë, e cila aktualisht është galeri. Në të kaluarën në katin e parë kishte një sallon dhe një bibliotekë, ndërsa në katin e dytë ishin dhomat e klasës.
Gjatë të gjitha stinëve fshati Bozhenci është një këndë tërheqës. Në dimër bora e bardhë mbulon çatitë gurore dhe nga larg ato duken sikur janë me kallpakë të bardhë. Gjatë pranverës fshati sikur zgjohet nga gjymi letargjik dimëror dhe zhytet në një gjelbërim. Kudo ndjehet aroma e pemëve dhe luleve të çelura. Gjatë verës shtëpitë me oborre plotë blerim tërheqin me bardhësinë e vet. Ngjyrat e laramanë të vjeshtës gjithashtu janë shkak, për të cilin shumë miq kthehen në Bozhenci.
© Foto: BGNES
Muzeu Historik i qytetit Tërgovishte ndodhet në një godinë të vjetër në lagjen e lashtë Varosha. Në të ruhen më se 30 mijë eksponate muzeore, më të vjetrit prej të cilëve janë nga koha e neolitit. Ato sende janë të zbuluara nga arkeologët pikërisht në..
“Në ritmin e kohës” – kishte shkruar një mjeshtër i grafiteve mbi monumentin e Ushtrisë Sovjetike në Sofje, ku secila prej figurave ushtarake ishte bojatisur me ngjyrat e heronjve me popullaritet nga stripat bashkëkohorë. Në ritmin e kohës përpiqet të..
Shtëpia e lindjes së Apostullit të Lirisë Vasill Levski – ideolog dhe organizator i revolucionit kombëtar bullgar në shekullin e XIX, është ndër muzetë memorialë më të vizituar që nga e kaluara e edhe më sot. Shtëpia e Apostullit të Lirisë Bullgare në..