Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vera bullgare arriti një rekord botëror për nga përmbajtja e antioksidantëve

Foto: BTA
Që nga koha e trakëve trojet bullgare janë të njohura për verën, që prodhohet këtu. “Traditat tona mijëvjeçare në prodhimin e verës, nuk janë vetëm një histori dhe duhet të shërbejnë si një motiv i fuqishëm për zhvillimin e teknologjive të reja në këtë sektor”, tha në një intervistë për Radio Bullgarinë ekspertja e verërave, degustuesja dhe gjyqtarja ndërkombëtare e verërave Vili Gëllëbova. Fjalët e saj ripohohen nga fakti se një laborator prestigjioz për analiza të produkteve ushqimore në Tokio konstatoi një rekord botëror për përmbajtjen e antioksidantëve në verën e kuqe bullgare. A mund të krenohemi për arritjet e enologëve bullgarë?

Vili Gëllëbova

“Po, mund të krenohemi për këtë informacion” – është kategorike zonja Vili Gëllëbova. – Metoda e matjeve të antioksidantëve në verë, në pijet e tjera dhe në ushqime quhet ORAC (Oxygen Radical Absorbent Capacity). Kjo është një shkallë, e cila pasqyron kapacitetin e absorbimit të radikaleve të oksigjenit. Metodika është përpunuar me kërkesë të Departamentit të bujqësisë në SHBA dhe jep mundësi për t’u krahasuar kapaciteti i antioksidantëve të ushqimeve të ndryshme, pijeve, erëzave. Në Amerikë funksionojnë disa institucione zyrtare, të cilat kanë sajte publike, të quajtura “vëzhgues të ORAC (ORAC-watchers). Në këto sajte publikohen rezultatet më të mira. Së shpejti do të publikohen të dhënat për verën tonë. Atje mund të shihni se tani për tani vlera më e lartë e verës së kuqe si antioksidant është 4 mijë njësi ORAC, kurse certifikata jonë, e cila është e një laboratori shumë prestigjioz japonez, tregon dy herë më shumë njësi të tilla – 8700.”

Studimet shkencore tregojnë se konsumimi i ushqimeve dhe pijeve me vlera të larta ORAC mund të vonojë proceset e pleqërimit. Çfarë është doza e rekomanduar e konsumimit të verës?

“Doza e rekomanduar sipas Agjencisë Amerikane të Ilaçeve është nga 3 deri më 5 mijë njësi ORAC në ditë – thotë zonja Vili Gëllëbova. – Në këtë mënyrë ndihmohet neutralizimi i radikaleve të lira, të cilat formohen vazhdimisht në organizëm dhe ai funksionon në mënyrë të natyrshme. Për fat të keq zakonisht njeriu konsumon mesatarisht më pak se 1000 njësi dhe madje kur konsumojmë më shumë fruta dhe perime, ne arrijmë rreth 2 mijë njësi, kjo do të thotë – rreth 50 mililitra verë në ditë.”

© Foto: BTA

Çfarë i detyrohen vlerat e larta të antioksidantëve në verën e kuqe bullgare – regjionit ku është prodhuar rrushi, ose teknologjisë?

“Gjithçka është me rëndësi – thotë zonja Gëllëbova. – Kjo verë është prodhuar në rajonin e Luginës së Trakisë, regjioni më i ngrohtë i Bullgarisë, ku ka më shumë diell dhe rrushi piqet më shpejt. Kjo është me rëndësi të madhe për grumbullimin e lëndëve ngjyruese në cipat e rrushit, si dhe të polifenolave në farëra. Pikërisht nga atje, suplementarisht, nëpërmjet teknologjive nxirren elementet e dobishme sipas një metode inovative. Me ndihmën e nanoteknologjive prodhohet një koncentrat, i cili shtohet në masën fermentuese, ose në një etapë më të vonshme – në vetë verën.”

Teknologjia, e përshkruar nga Vili Gëllëbova, është krijuar nga doktori i shkencave teknike Ivan Kiuila – akademik i Akademisë ndërkombëtare të radioelektronikës së aplikuar dhe anëtar i Akademisë ukrainase të shkencave.

© Foto: BTA


A janë faktor kushtet e favorshme klimatike të Bullgarisë për sasinë e lartë të antioksidantëve në verën tonë?

“Para më se 25 vitesh janë bërë analiza të mavrudit bullgar në Francë. Treguesit ishin të nivelit të atyre më të larta – rreth 3800 deri më 4 mijë njësi ORAC. Kjo do të thotë se natyra jonë kontribuon shumë për cilësinë e lartë të verës, por dyfishimi i vlerave arrihet kryesisht nëpërmjet teknologjisë.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Elena Karkallanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Survivor" bullgar ose ndryshe si mbijetojnë banorët e fshatit Radevo

Fshati Radevo ndodhet në Bullgarinë Verilindore, jo shumë larg nga kryeqyteti ynë detar dhe po ashtu qytet i madh turistik - Varna, distanca është rreth 30-40 minuta me makinë. Në Radevo ka jo më shumë se 60 banorë, shumica e të cilëve janë mbi 60-70..

botuar më 24-09-24 7.25.PD

Fshati Gomotarci ruan gjallë kujtesën dhe traditat e prodhimit të verës, por ka edhe jo pak probleme

Fshati Gomotarci në Vidin ka një histori të çuditshme. Dikur ndodhej në një vend tjetër, kilometra larg nga aty ku është tani. Pasi një murtajë e tmerrshme goditi një pjesë të madhe të banorëve të tij, të mbijetuarit vendosën të digjnin shtëpitë e tyre..

botuar më 24-09-21 8.30.PD

11 universitete nga 9 shtete marrin pjesë në Konferencën “Bullgaria Piktoreske. Dialogët ndërdisiplinorë në shtëpi”

Nënpresidentja Ilijana Jotova u takua me pjesëmarrësit e Konferencës së Tretë Ndërkombëtare të Udhëtimit "Bullgaria Piktoreske. Dialogët ndërdisiplinorë në shtëpi”. Projekti, i cili po realizohet nën patronazhin e nëndëspresidentit, përfshin kërkime..

botuar më 24-09-19 10.02.PD