Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Eksporti i Bullgarisë drejt tregjeve evropiane shënon ulje

Recesioni në disa prej ekonomive të mëdha evropiane ndikoi negativisht mbi kërkimin e produkteve bullgare.
Foto: BGNES
Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave eksporti i Bullgarisë drejt tregjeve evropiane dhe më konkretisht drejt Gjermanisë, Greqisë dhe Rumanisë shënon ulje gjatë muajve të parë të vitit. Shumë prej kompanive bullgare janë prekur nga kërkimi i ulur i produkteve bullgare në vendet e BE-së.

Të dhënat tregojnë se gjatë dy muajve të parë të vitit për Gjermaninë janë eksportuar mallra për afro 700 milionë leva (350 milionë euro). Sipas bazës vjetore ulja është me afro 12 për qind. Ulje ka, megjithëse Gjermania nuk gjendet në recesion dhe parashikohet që ajo të shënojë rritje ekonomike këtë vit. Drejt tregut të dytë më të madh për kompanitë bullgare – Italia, eksporti është rritur me 8 për qind sipas bazës vjetore deri në 570 milionë leva (285 milionë euro). Rritje ka dhe drejt Britanisë së Madhe, ku firmat bullgare kanë eksportuar produkte për 120 milionë leva (60 milionë euro), ose me 9 për qind më shumë në krahasim me vitin e kaluar. Mirëpo në dy tregjet e mëdha – Greqia dhe Rumania vëzhgohet ulje e konsiderueshme. Vetëm në Rumani shitjet janë ulur me 23 për qind, kurse në Greqi – me 17 për qind.

Recesioni në disa prej ekonomive të mëdha evropiane i përket vendit tonë kryesisht nëpërmjet kufizimit të kërkimit të produkteve bullgare. Kërkimi më i ulët nga ana e vet çon deri në ulje në prodhimin industrial. Në qoftë se kjo vazhdon për një periudhë më të gjatë mund të ketë shkurtime të vendeve të punës dhe rritje të papunësisë, siç ndodhi te ne në fillim të krizës. Problemet në vendet e Eurozonës dhe rreziku që ato të transferohen edhe në Bullgari i bëjnë shumë prej analizatorëve të prognozojnë se gjatë tremujorit të parë ekonomia do të konstatojë ulje. Sa i përket tërë vitit tani për tani dominojnë prognozat për një rritje minimale, por ka mendime gjithashtu se përsëri mund të ketë recesion në Bullgari. Kështu, për shembull, qeveria uli pritjet e saj për rritje në 1.4 për qind. Banka Popullore Bullgare parashikoi 0.7 për qind rritje të Prodhimit të Brendshëm Bruto për vitin, kurse Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikoi një rritje prej 0.8 për qind. Një prej shkaqeve për zhvillimin e pritur pozitiv të ekonomisë sonë është se ka të ngjarë që problemet në Eurozonë të zgjidhen deri në fund të pranverës. Mirëpo kriza në vazhdim në Greqi dhe thellimi i problemeve në Spanjë dhe Itali do të kenë efekt negativ edhe për ekonominë bullgare.

Shumë prej firmave bullgare tashmë nuk presin stabilizimin e Eurozonës, por kërkojnë tregje të reja në Azi, Afrikë dhe në Amerikën Latine. Një lajm të mirë na solli eksporti i Bullgarisë për në Kinë, i cili gjatë dy muajve të parë të vitit është dyfishuar. Mirëpo vëzhgohet ulje e eksportit në tregje tradicionale për Bullgarinë, si Turqia dhe Rusia. Po rritet eksporti i mallrave bullgare për në Gjeorgji dhe Egjipt.

Deficiti tregtar i Bullgarisë për tremujorin e parë arriti nivelin e tij më të lartë që nga viti 2009 e këtej, tregojnë të dhënat paraprake të Institutit Kombëtar të Statistikave. Dallimi midis eksportit dhe importit të vendit tonë gjatë tre muajve të parë të vitit 2012 tashmë është 1.6 miliardë leva (800 milionë euro). Në qoftë se kjo tendencë ruhet dhe mungojnë investime të huaja dhe vendase, rezervat valutore të vendit mund të ulen. Nga ana tjetër kjo mund të çojë deri në një skenar negativ sa i përket rritjes së ekonomisë. Deficiti tregtar tashmë nuk është peshë për ekonominë tonë gjatë dy viteve të fundit, për shkak të importit relativisht të ulët dhe eksportit më të forcuar në periudhën 2010-2011. Mirëpo ai u bë një problem i madh në vitet e rritjes ekonomike, sepse vendi ynë konsumonte më shumë sesa prodhonte dhe kjo çoi deri në derdhje kapitalesh nga Bullgaria. Mungesa e bilancit në këmbimin tregtar kompensohej nga rryma e madhe e investimeve të drejtpërdrejta të huaja. Mirëpo gjatë dy viteve të fundit ato u kufizuan shumë për shkak të krizës në plan botëror.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Llëçezar Bogdanov

Instituti për Ekonominë e Tregut bën thirrje për një deficit buxhetor nën 3%

Ne po shkojmë drejt opsionit që të mos kemi një buxhet të miratuar shpejt për vitin 2025, tha për BNR Llëçezar Bogdanov, kryeekonomist nga Instituti për Ekonominë e Tregut. Gjatë prezantimit të opsionit alternativ të institutit për buxhetin e shtetit,..

botuar më 24-11-04 11.51.PD

Modeli i subvencionimit të BE-së shtrembëron prodhimin bujqësor në vend

Në 15 vjet - nga 2005 deri në 2020, 75% e ekonomive bujqësore në vend janë zhdukur . Zvogëlimi është nga 500 000 në vitin 2005 në 132 000 deri në vitin 2020, njoftoi Prof. Dr. Bozhidar Ivanov - drejtor i Institutit të Ekonomisë Agrare, në kuadër..

botuar më 24-10-31 10.50.PD

Inflacioni çon në qarkullim dhe kërkesë më të lartë të kartëmonedhave të reja 100 dhe 50 leva

Vetëm për 9 muajt e parë të vitit 2024, Banka Kombëtare Bullgare nxori në qarkullim në vend rreth 11 milionë kartëmonedha të reja nga 100 leva. Nëse në fillim të vitit kishte më shumë se 131 milionë monedha në qarkullim, në fund të shtatorit ato ishin..

botuar më 24-10-30 10.56.PD