Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Filloi shqyrtimi shoqëror i Strategjisë kombëtare për ujërat

Foto: BGNES

Filloi shqyrtimi shoqëror i projektit për Strategjinë kombëtare të menaxhimit dhe zhvillimit të sektorit ujor. Punimi i një strategjie të tillë është një kërkesë e ligjit për ujërat, pas ndryshimeve të përfshira në të gjatë vitit 2005. Krijimi i saj u vonua mjaft. Mbi variantin e fundit ekspertët punuan afro dy vjet dhe strategjia më në fund është nën mbikëqyrjen e të gjithë opinionit shoqëror. Nga kjo pritet të zgjidhen çështje shumë të rëndësishme për vendin tonë – si do të menaxhohen rezervat jo shumë të mëdha të ujit, a do të kenë të gjithë qytetarët bullgarë një prani të përhershme deri tek uji i pijshëm me një cilësi të mirë, si dhe në çfarë afat do të ndërpriten rrjedhjet e mëdha nëpër rrjetin e amortizuar transportues, që arrin në disa vende deri më 80%, dhe sa do të na kushtojë e gjithë kjo.

Pjesa e parë e strategjisë, me horizont viti 2035, i bën analizë gjendjes ekzistuese. Kurse ajo në vija të përgjithshme është kjo. Bullgaria nuk është mes vendeve më të pasura, por dhe mes më të varfrat të resurseve të ujit në Evropë. Si tërësi, nuk pritet një tendencë e qëndrueshme të një mangësie të ujërave në sipërfaqe dhe nëntokësore në vend në një plan afatmesëm dhe afatgjatë. Njëkohësisht vizatohet një tendencë shqetësuese drejt shpeshtimit të stinëve ekstreme të thata ose me sezone shumë të lagështa si dhe vite. Kritike është gjendja e infrastrukturës së trashëguar nga e kaluara. Kurse resurset e ujit dhe infrastruktura janë një kapital strategjik i përgjithshëm kombëtar për brezat e tanishme dhe të ardhshme, deklaroi gjatë prezantimit të projektit për strategjinë ministrja e mjedisit rrethues dhe të ujërave Nona Karaxhova.

“Infrastruktura për furnizimin me uji të pijshëm, kanalizimin në vendet e populluara, sistemet ujitëse dhe këto për mbrojtje nga ndikimi i dëmshëm të ujërave në pjesën më të madhe janë të amortizuar mjaft – deklaroi ministra Karaxhova. – Kjo infrastrukturë është e ndërtuar përpara 30-60 vjetëve, afati i rezistencës ka përfunduar ose po përfundon. Në shumë vende bile mungon kanalizimi, përçuesit e ujërave, spastrimi i ujërave të zeza, spastrimi i ujërave të pijshme, pajisjet për ujitje dhe vaditje dhe mbrojtja nga përmbytjet, të cilat kërkohen nga legjislacioni evropian i ujërave.”

Sipas projektit të strategjisë, një problem serioz përbëjnë llojet e ndryshme të pronësisë mbi infrastrukturën e ujit dhe përgjegjësitë jo qartë të përcaktuara. Një pjesë nga sektori i ujit është bile me një pronësi të pasqaruar ose pa operator për vërejtje të gjendjes dhe mirëmbajtjes. Mes ndryshimeve më të rëndësishme të shtrira në dokument është forcimi i rolit të shtetit gjatë drejtimit dhe kontrollit mbi to.

“Zgjerohet përfshirja e pajisjeve, të cilat do të jenë një pronë shtetërore – sqaron zonja Karaxhova. – Këto janë të gjitha liqenet artificiale dhe një pjesë e madhe nga liqenet e vegjël, depot e ujit për ujë të pijshëm, stacionet spastruese të ujit, si dhe të gjitha pajisjet për mbrojtje nga përmbytjet, që gjenden jashtë vendeve të populluara.”

Dokumenti parashikon për herë të parë një përcaktim të qartë të pronësisë dhe të përgjegjësive të institucioneve për çdo një pajisje ujore në vend. Ministria e zhvillimit regjional do të drejtojë pajisjet me ujë dhe kanalizimin pronë shtetërore. Ministria e ekonomisë, energjetikës dhe turizmit do të menaxhojë liqenet artificiale, të shfrytëzuara për pajisjen me ujë të pijshëm ose hidroenergjetikë. Ndërmarrja “Kaskada dhe liqene artificiale” do të kontrollojë gjendjen teknike të të gjitha liqeneve artificiale të vogla dhe të kaskadave. Kurse Ministria e bujqësisë dhe ushqimeve do të përgjigjet për depot e ujit dhe për ujitjen.

Qëllimet afatgjata të strategjisë janë sigurim i garantuar i ujit për popullsinë dhe biznesin, përmirësim i efikasitetit gjatë konsumit, pakësim i rrezikut nga përmbytjet dhe ruajtje e nivelit të resurseve të ujit në vend. Sipas ekspertëve, të cilët kanë përgatitur strategjinë, për përmirësimin e infrastrukturës së amortizuar të ujit dhe për ndërtimin e një të reje do të jenë të domosdoshme minimum 6,5 miliardë euro. Por për plotësimit e të gjitha kërkesave të Bashkimit Evropian për drejtim të sektorit ujor do të jenë të nevojshme 21,5 miliardë euro. Kurse kjo është një shumë e barabartë me dy të tretat nga Produkti i Brendshëm Bruto të Bullgarisë për vitin 2011. Çështja është se si e gjithë kjo do të ndikojë mbi çmimin e ujit për konsumatorët. Ministrja Karaxhova shpreson që për periudhën e ardhshme buxhetore të Bashkimit Evropian (2014-2020) shuma nga fondet evropiane e paracaktuar për sektorin ujor në Bullgari të paktën të dyfishohet ose të arrijë 3,5 miliardë euro bashkë me bashkëfinancimin kombëtar. Por, pesha serioze e përpjekjes financiare do të bjerë dhe mbi konsumatorët. Prandaj projekti për Strategjinë Kombëtare për ujërat parashikon mendimin e një politike sociale e cila ka për qëllim t’u ndihmojë njerëzve me të ardhura nga më të ulëtat.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

По публикацията работи: Maria Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare

Filloi Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare në Tiranë

Ditën e djeshme filloi Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare e cila do të zhvillohet në auditoret e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës në periudhën 1-25 korrik 2024 . Kjo shkollë verore, e para dhe e vetmja e këtij lloji,..

botuar më 24-07-02 11.35.PD

Specialistët e filologjisë franceze në vendin tonë kanë mundësi të mira për realizim profesional

Traditat frankofone në Bullgari kanë një histori të pasur që daton që nga epoka e Rilindjes Kombëtare Bullgare. Edhe atëherë, kultura dhe gjuha franceze respektoheshin tek pjesa më e arsimuar e shoqërisë sonë si bartëse e vlerave evropiane. Dhe në..

botuar më 24-07-02 7.10.PD

Ka pasur shumë interes për kontrollet mjekësore të organizuara nga Bullgaria në Kukës të Shqipërisë

Ekzaminimet multidisiplinare falas të kryera nga ekipet mjekësore bullgare dhe shqiptare në Kukës tërhoqën mbi 300 persona në dy ditët e fundit të qershorit. Ekzaminimet u transmetuan nga mediat kryesore shqiptare, duke përfshirë Radio Televizionin..

botuar më 24-07-01 10.48.PD