Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Asociacioni Animus zgjeron përkrahjen e vet për viktimat e dhunës

Gra të njohur bullgare në mbështetje të viktimave të dhunës familjare, një nga fushatat bamirëse të Fondacionit “Asociacioni Animus”.
Foto: animusassociation.org
I krijuar në fillim të viteve të 90-të, Fondacioni “Asociacioni Animus” lindi në sajë të përpjekjeve të dy psikologeve të reja – Maria Çomarova dhe Nadezhda Stojçeva. I bashkon dëshira për luftimin e dhunës shtëpiake – një temë, e cila për një kohë të gjatë është fshehur pas dyerve të shtëpisë.

Sot, me një histori prej afro 20 vjetëve, Animus ka arritur qëllimet e veta. Në Bullgari flitet në mënyrë të hapur për problemin, për viktimat dhe për parandalimin e dhunës. Asociacioni e zhvillon punën e vet mbi projekte në përkrahje të grave dhe të fëmijëve – viktimë të dhunës shtëpiake. “Krijuam në Sofje qendrën e parë të krizës për rivendosjen e grave, të rinjve dhe fëmijëve, të cilat kanë përjetuar dhunë. Gjatë viteve ia transmetuam përvojën tonë njerëzve me një mision të ngjashëm në qytetet më të vogla në vend, kështu që tanimë disponojmë me një rrjet prej qendrave të krizës, ku gratë dhe fëmijët e tyre, viktimë të agresionit, të gjejnë një strehë dhe ndihmë të përkohshme”, kujtohet kryetarja e Fondacionit “Asociacioni Animus” Maria Çomerova. E reja nga ky vit është se financimi i punës së qendrës tanimë merret përsipër nga shteti. Që nga viti 1999 e deri tani, qendra funksiononte në sajë të donorëve të huaj nga Holanda, Gjermania dhe Zvicra. Me marrjen përsipër të shpenzimeve prej rreth 35 000 eurove për vit, shteti zyrtarisht mori angazhimin të përkrahë punën e asociacionit dhe në këtë mënyrë edhe njëherë u njoh rëndësia e problemit me dhunën shtëpiake. Në qendrën e krizës punojnë psikologë klinikë dhe psikoterapeut, punonjës socialë, si dhe mbi 30 vullnetarë – mjekë, punonjës socialë, studentë në psikologji, juristë...

“Qendra e krizës punon 24 orë, kështu që në çdo kohë gratë, të cilat janë viktimë të dhunës, si dhe fëmijët e tyre në situatë të krizës mund të kthehen drejt nesh për sigurimin e një strehimi të përkohshëm dhe përkrahje – thotë psikologja Ani Torozova. – Ato mund të qëndrojnë te ne në vazhdim të gjysmë viti – kjo është koha maksimale, gjatë së cilës duhet të rimëkëmben fizikisht dhe nga ana emocionale, të marrin një ndihmë juridike, sociale, psikologjike dhe çdo lloj ndihme tjetër e cila u është e nevojshme të marrin jetën në duart e veta.”

Më e vështirë në Animus është puna e psikologëve. Gjatë vitit të kaluar ndihmë dhe një konsultim prej tyre kanë kërkuar mbi 320 njerëz, ku më e madhe ka qenë përqindja e adoleshentëve. Në sajë të linjës së zjarrtë telefonike 24 orësh janë evituar situata të rënda, përfshi dhe përleshje dhe vetëvrasje. Me disa nga njerëzit është punuar në vazhdim të muajve. Specialistët kanë punuar po kështu dhe me fëmijë, dëshmitarë dhe viktima kryesisht të dhunës shtëpiake, si dhe me prindërit e tyre. Sipas psikologëve këto raste janë nga më të rëndët, dhe të lënë kohës, mund të dalin pas viteve dhe të bëhen shkak për probleme psikologjike.

“Problemi gjatë punës me njerëz të cilët ushtrojnë dhunë është se, ata rrallë kërkojnë ndihmë, që të mund ta përballojnë – sqaron Ani Torozova. – Për ndryshe ka programe, të cilat janë në ndihmë të familjeve në rrezik – bëhet një konsultë familjare, psiko-terapi familjare, një konsultim eventual të njeriut i cili ushtron dhunë. Por, është e vështirë sepse shumë rrallë përdhunuesit vendosin të përfshihen në programe të ngjashme. Shpesh vihet re një mohim të problemit, të dhunës si të tillë. Kjo ve pyetjen për kufijtë e dhunës, për këtë a ka një dhunë emocionale, cilat janë përmasat e saj. Shpesh herë njerëzit e lidhin problemin vetëm me përdhunimin fizik. Dëmet emocionale janë jo më pak serioze nga këto fizike Në pjesën më të madhe të rasteve problemi është kompleks – dhuna fizike shoqërohet me presion ekonomik, torturë psikologjike...”

A ekziston profili social i grave, viktima të dhunës shtëpiake, ose përfytyrimet e krijuara për to janë mit?

“Zakonisht njerëzit përfytyrojnë se viktime të dhunës shtëpiake janë gra me një nivel të ulët arsimues, pa punë, shtëpiake... E vërteta është se ky është një problem, i cili prek njerëzit me status të ndryshëm social – thekson psikologja Ani Torozova. – Nuk mund ti bëhet një pamje përgjithësuese si përdhunuesit, ashtu dhe viktimës. Kjo mundet të rastis, e thënë në mënyrë përgjithësuese, në çdo familje. Viktimë e torturës në shtëpi mund të jetë gruaja të cilën e takoni në dyqan, kolegia afër jush, mjeku familjar... Kemi pasur klientë juristë të cilat janë bërë viktimë të dhunës shtëpiake. Ky problem takohet kudo nëpër botë. Të ndryshme janë vetëm përfytyrimet për të dhe masat, të cilat mund t’i ndërmarrë gruaja për mbrojtjen e vet dhe të fëmijëve. Vërejtjet tona janë se, gjatë viteve të fundit rastet e dhunës shtëpiake në Bullgari janë jashtëzakonisht të rënda. Jo rrallë jemi dëshmitarë të një përsëritjeje të veprimtarive. Nganjëherë rastis që gratë të kthehen në qendrën e krizës nga disa herë, përpara se të marrin masa për ndarje përfundimtare me dhunuesin. Në çdo një familje problemet janë të ndryshme. Situata ekonomike në Bullgari është e ndërlikuar. Përfytyroni gjendjen e një gruaja pa të ardhura, e cila varet nga ana financiare nga burri i saj, ose me të ardhura, të cilat nuk mund t’i sigurojnë kushtet e domosdoshme për rritjen e fëmijëve gjatë një ndarjeje eventuale. Problemi është i ndërlikuar dhe çdo një rast është i ndryshëm. E mira është se në sajë të ndarjes së vet në qendrën e krizës deri më gjysmë viti, gruaja dhe fëmijët e saj gjejnë miq, përkrahje, strehë dhe për më tepër kohë, që të shërojnë plagët e veta dhe të shikojnë përpara me shpresë.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Diana Hristakieva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

WWF Bullgaria i kushton vëmendje mbrojtjes së arinjve

Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës "Abonohu ​​për Natyrën" dhe ndjek historinë e gjashtë arinjve të shpëtuar, Huba, Vihër, Goran,..

botuar më 24-11-30 7.30.PD

Pse disa nga rrugët e Pragës mbajnë emrat e iluministëve bullgarë?

Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në historinë bullgare, ky koncept lidhet më shpesh me periudhën e Rilindjes (shek. XVIII-XIX) dhe me..

botuar më 24-11-29 7.35.PD

A do të çojë në një sulm bërthamor vendimi i SHBA-ve për të lejuar Ukrainën të godasë objektiva brenda Rusisë me armë të tyre?

Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..

botuar më 24-11-27 7.08.MD