Java, e cila paraprin festën e madhe të krishtere të Ngjalljes së Zotit Jisu Krisht quhet E Madhe. Emri vjen nga vuajtjet e mëdha të Shpëtimtarit, të cilat ai i përjetoi për shpëtimin e fisit njerëzor. Java e Madhe është një javë e trishtuar dhe e brengosur. Brenda saj shërbimet fetare u kujtojnë të krishterëve besimtarë mundimet dhe vuajtjet trupore të Jisu Krishtit, të cilët ai kaloj në emër të njerëzve. Kulmi i të gjitha mundimeve është E Premtja e Madhe, dita, në të cilën Biri i Zotit u kryqëzua në Golgota. Për këtë javë më shumë hollësi tregon prifti Kliment Harizanov nga kisha e kryeqytetit “Shpërfytyrimi i Zotit”.
“Java është e Madhe, sepse brenda saj kishte ndodhi, të cilët kanë rëndësi të madhe për shpëtimin e fisit njerëzor. Më parë Jisu Krisht u tradhtua nga Juda për 30 monedha të agjenda, pas kësaj Pilati Pontijski, i cili nuk ishte i bindur në fajin e tij i lau duart me fjalët “jam i pafajshëm për vdekjen e këtij njeriu të ndershëm”, por megjithatë plotësoi dëshirën e turmës ta mbërthejë Jisu Krishtin. Është me rëndësi, që brenda këtyre ditëve të hidhura, të tradhtisë njerëzore dhe të vuajtjeve të mëdha, të mendojmë më shumë për mundimet e Krishtit dhe për sakrificën e tij në emër të njerëzimit. Është mirë, në se njeriu mund të përjetojë edhe në mendimet e veta, të gjitha hidhërimet dhe dhembjet e Shpëtuesit gjatë kësaj jave. Shërbimet fetare dhe leximi i Ungjillit gjatë meshave këtë javë na bëjnë dëshmitarë të të gjitha përjetimeve të Birit të Zotit në emrin tënd.”
E Mërkura e Madhe lidhet me mbledhjen e të gjitha apostujve dhe me lyerjen e këmbëve të nxënësve nga vet Jisu Krisht. Kjo është dita, në të cilën vet Shpëtimtari shpall para apostujve, se njeri prej tyre do ta tradhtojë. Ditën e Mërkurës së Madhe Juda shkoi te prijësit judaikë dhe e tradhtoi Krishtin për 30 monedha të argjendta. Ditën e tretë të Javës së Madhe, në liturgjitë kishtare kujtohet edhe gruaja, e cila e leu me miron Jisu Krishtin. Tri ditët e para të Javës së Madhe shërbimet kishtare dhe tekstet, që lexohen gjatë liturgjive, e vënë theksin mbi pendimin dhe kërkimin e ndjesë.
Të Enjten e Madhe është Darka e fundit e Krishtit, të cilën ai e shtroi për nxënësit. Kjo ditë lidhet me vendosjen e Kungimit të Shenjtë. Java e Madh shoqërohet me një kreshmë tepër të rreptë. Të krishterët hanë vetëm ushqime pa mish, pa vaji, nuk hanë bulmetra. Të Premten e Madhe kreshma është më e rëndë dhe deri në mbrëmje nuk hahet asgjë. Lejohet vetëm, që njerëzit më ë moshuar dhe të sëmurë të hanë bukë dhe të pinë uji.
“Kur një njeri zhytet në gjithë tmerrin, ai nuk mund të mendojë aq shumë për ushqimin – vazhdon Ati Harizanov. – Njeriu, i cili përpiqet të përjetojë këto ndodhi mizore dhe të pamëshirshme, ai është i preokupuar nga mendime krejt të ndryshme dhe ushqimi si një nevojë trupore mbetet në plan të dytë. Është e domosdoshme të zhytemi dhe të përfshihemi në ato ngjarje mistike dhe të pakuptueshme, sepse ato janë plotë simbole dhe fshehtësi. Jesu Krishti erdhi në tokë, i prirë nga dashuria e thellë ndaj njerëzve. Ai përjetoi të gjitha vuajtjet dhe dhunimet, në emër të njerëzimit dhe për shpëlarjen e mëkateve të tij. Dhe e gjithë kjo ai e bëri pa të kursyer forcë nga gjithë zemra. Të Premten e Madhe bie ditën e gjashtë të javës biblike. Kjo është dita, në të cilën Adami shkeli porosinë e Perëndisë dhe preku pemën e njohurisë së të mirës dhe të së keqes. Dhe kjo është një nga arsyet, për të cilat Jesu Krishti përjetoi të gjitha vuajtjet ditën e gjashtë të javës, pra ditën e premte. Kështu ai shpërlau mëkatet jo vetëm të Adamit, por edhe të mbarë njerëzimit.”
© Foto: pravoslavieto.com
Vullnetarë përfshihen në pastrimin dhe rimëkëmbjen e manastirit “Shën Spas” pranë majës Bakaxhik në rajonin e qytetit Jamboll të Bullgarisë Juglindore. Aksioni u organizua më 2 nëntor nga kryebashkiaku i fshatit të afërt Çargan, Stoimen..
Në vitin 1847, në familjen e Hristo Ivanov Bankovit - një njeri i urtë nga një familje e vjetër dhe mjeshtër i të ashtuquajturave “eminii” (pantofla), në një nga mëhallët e qytetit të Gabrovos (Bullgaria Qendore) lindi djali i dytë i Hristos...
Muzeu Historik Rajonal në Razgrad më 30 tetor në lidhje me mbylljen e sezonit turistik organizon një xhiro falas në Rezervatin Arkeologjik "Abritus". Gjatë gjithë ditës, ata që dëshirojnë të eksplorojnë Abritusin e lashtë do të shoqërohen dhe do të..
Revolucionari i madh Ljuben Karavellov (1834-1879), shkrimtar dhe publicist i Rilindjes sonë, ka lënë një gjurmë të thellë në letërsinë bullgare si prozator,..