Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mjekët, ushtarakët dhe specialistët e sektorit IT-së – më të kërkuarit në tregun e punës në Bullgari

Foto: BTA

Ata që gëzojnë realizim më të mirë profesional në Bullgari janë të arsimuarit në fushën ushtarake. Paguhen mirë dhe papunësia tek ushtarakët shënon shifrën zero. Kjo për shkak që zbatojnë në praktikë plotësisht teorinë e arsimit. Studentët që kanë mbaruar në degën e mjekësisë, po ashtu specialistët e sektorit IT-së, gjithashtu gëzojnë mundësi të mira të realizimit profesional.

© Foto: BGNES


Për këto të dhëna njofton hulumtimi i dytë i sistemit për vlerësime të universiteteve në Bullgari. Në të përmbahen informacione rreth 51 universiteteve të akredituara dhe programeve të tyre arsimore në 52 dega profesionale. Ky sistem i mundëson kandidatë-studentët të krahasojnë universitetet sipas 49 treguesve. Të interesuarit informohen rreth procesit mësimor, kënaqësisë së studentëve të tjerë, shërbimeve administrative, kushteve sociale dhe realizimit të të mbaruarve në tregun e punës. Po ashtu sistemi për vlerësime të universiteteve siguron një transparencë më të madhe të arsimit të lartë në Bullgari dhe përcakton cilësinë e tij. Sipas treguesve të universiteteve, të paraqitura në sistem, bëhet pagimi i diferencuar. Gjatë vitit të kaluar degat më të kërkuara në universitetet e ndryshme në vend morën me 11 për qind më shumë para. Për vitin 2012 në buxhet janë parashikuar deri në 25 për qind para ekstra që do të shpërndahen mes universiteteve. Sipas fjalëve të Ministrit Bullgar të Arsimit, z. Sergej Ignatov, në fillim të muajit qershor dy degat e para të arsimit të lartë në Bullgari do të marrin afro 5 mln euro shtesë.

Zakonisht vendet e para të klasifikimeve zihen nga Universiteti i Sofjes “Shën Kliment i Ohrit” – shkolla më e vjetër e arsimit të lartë në Bullgari, me një numër të konsiderueshëm studentësh që studiojnë në shumë dega të ndryshme. Në fushën e studimeve shkencore më të mirat janë Universiteti i Mjekësisë, Universiteti Teknik dhe Universiteti i Teknologjisë Kimike dhe i Metalurgjisë në Sofje.

Universitetet e mjekësisë në Bullgari tregojnë aftësi shumë të mira për konkurrencë për sa u përket studimeve. Të dhënat e sistemit për vlerësime njoftojnë se mesatarja e
Georgi Stojçev

diplomës së arsimit të mesëm të studentëve është e lartë. “Vetëm nxënësit me nota të mira regjistrohen në këto universitete, pavarësisht cilin vend e zë universiteti përkatës në klasifikim, sqaron z. Georgi Stojçev, shef i Fondacionit “Shoqëria e hapur”. – Ky i fundit mori pjesë në përpilimin e sistemit për vlerësime të shkollave të larta në Bullgari. Të ardhurat e studentëve të mbaruar universitetet e mjekësisë janë mjaft të larta. Papunësia mes tyre pothuajse nuk regjistrohet – më pak se gjysmë për qind. Rreth 90 për qind të mbaruarve në degën e mjekësisë punojnë sipas profesionit të tyre. Çdo i dyti student i mjekësisë nuk realizohet në tregun e punës në Bullgari, ndërsa çdo i treti është i huaj. Kjo do të thotë se universitetet tona të mjekësisë paraqesin aftësi të mira për konkurrencë si në Bullgari, ashtu edhe jashtë vendit.”

© Foto: BGNES


Dega më masive profesionale te ne është ajo e studimeve ekonomike. Gjatë 5 viteve të fundit në universitetet e ekonomisë janë regjistruar mbi 55 mijë shtetas bullgarë. “Numri total i studentëve në Bullgari që kanë mbaruar për inxhinieri dhe shkenca natyrore janë më pak se të mbaruarit në degën e ekonomisë, thotë z. Stojçev. – Universitetet ofrojnë programet e veta arsimore në përshtatje me kërkesës së kandidatë-studentëve. Kështu që sistemi për vlerësime të universitete i mundëson të rinjtë që të informohen hollësisht dhe të përcaktojnë a dëshirojnë të ndjekin studimet e degës më masive apo të përzgjedhin ndonjë degë, prej së cilës dalin më pak specialistë. P.sh., numri i studentëve matematikanë në raport me atë të studentëve ekonomistë është 100 herë më i vogël.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Rumjana Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një kompani bullgare për prodhimin e bareve me proteina po zgjeron veprimtarinë e saj

Kompania bullgare për bare proteinash “Healthy Bars” ka në plan të ndërtojë një fabrikë të re në zonën e kryeqytetit “Vrëbnica”. Për këtë synim tashmë është njoftuar edhe inspektimi rajonal i mjedisit dhe ujërave, ndërsa kompania ka bërë të ditur..

botuar më 24-09-14 9.15.PD
Ambasadorja e jashtëzakonshme dhe fuqiplotë e Republikës Popullore të Kinës në Bullgari, Shkëlqesia e Saj Dai Cinli

Shkëlqesia e Saj Daj Cinli: Bullgaria dhe Kina kanë bashkëpunim praktik të cilin shpresojmë ta thellojmë

Bullgaria dhe Kina vendosën marrëdhënie diplomatike me njëra-tjetrën 75 vjet më parë - në vitin 1949. Një vit më vonë, Republika Popullore e Kinës dhe Republika Popullore e Kinës shkëmbyen ambasadorë dhe marrëdhëniet dypalëshe u zhvilluan në një..

botuar më 24-09-12 12.58.MD

Banka Kombëtare Bullgare shtrëngon kriteret për dhënien e kredive për banesa

Nga 1 tetori, Banka Kombëtare Bullgare (BNB) shtrëngon kriteret për bankat për dhënien e kredive për banesa. Vendimi i Bankës Qendrore vjen pas një analize që tregon rritje të ndjeshme të kredive në segment dhe përshpejtimin e saj në tremujorin e dytë..

botuar më 24-09-11 6.02.MD