Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Asociacioni i bankave në Bullgari feston përvjetorin e tij të 20-të

Gjatë njëzetë viteve të fundit, sistemi bankar bullgar përjetoi tri sisteme të ndryshme, komentoi financieri Emill Hërsev.
Foto: Tanja Harizanova
Asociacioni i bankave në Bullgari mbushi 20 vjet. Megjithë moshën e tij rinore, organizata profesionale e trezorëve bullgarë, e themeluar më 9 prill të vitit 1992, është një shoqëri me autoritet, zëri i së cilës dëgjohet nga elita politike, financiare dhe ekonomike. Në saje të asociacionit bankar, shumë prej ndryshimeve në legjislacionin e tanishëm janë adaptuar me ligjet evropiane për institucionet e kreditimit. Pas ndryshimeve demokratike gjatë vitit 1989 bankat te ne u bënë simbol i sipërmarrësve modernë, kurse bankierët – shtresa e re në ekonominë bullgare.

Çfarë mësoi sistemi bankar bullgar gjatë këtyre 20 viteve?

Mësoi të gjitha mësimet e veprës bankare në botë dhe përjetoi dy kriza. Njëra u krijua në fillim të viteve 90, si rezultat i transformimit global të ekonomisë bullgare nga ekonomia e planifikuar drejt asaj të tregut. Kriza tjetër ishte shkaktuar deri diku në mënyrë artificiale dhe tronditi sistemin tonë bankar si rrjedhojë e krizës politike në vitet 1996 – 1997. Kjo ishte koha, kur trezorët e qëndrueshëm falimentuan në kuadrin e një dite. Një provë e kësaj situate të rëndë për sistemin tonë bankar ishte blerja e një prej bankave më të mëdha tregtare për një lev (50 eurocentë). E bleu Banka Popullore Bullgare, që të shpëtojë paratë e investitorëve. Sistemi bankar bullgar përjetoi tri sisteme të ndryshme. Nga planifikimi i centralizuar dhe kurset valutore, përmes kursit lundrues valutor e gjer tek bordi valutor.

Cila ishte tronditja më e madhe në sistemin tonë bankar gjatë 20 viteve të fundit?

“Për nga përmasa e humbjeve tronditja më e madhe ishte në periudhën 1990 – 1992 – atëherë humbjet ishin më të mëdha – komentoi financieri i njohur bullgar Emill Hërsev – ish nëndrejtor i Bankës Popullore Bullgare dhe anëtar i bordeve të një sërë bankash, doktor në degën e veprës bankare. – U zhduk tërë themeli mbi të cilin ndërtohej sistemi ynë bankar. Më 30 mars 1990 Bullgaria shpalli moratorium mbi pagimet e borxhit të jashtëm të shtetit. Në kuadrin e dy viteve të ardhshme ne pësuam humbjet më të mëdha financiare.”

Çfarë është roli i Asociacionit të bankave në Bullgari?

Asociacioni i bankave në çdo një shtet luan rolin e një organi konsultativ. Ideja është që bankat të kenë rregulla dhe standarde të unifikuara. “Nuk duhet harruar se bankat janë më tepër konkurrentë, sesa anëtarë të një organi të tërësishëm, të cilët bashkëpunojnë njëri me tjetrin – komentoi Emill Hërsev. – Organizatat profesionale kanë për qëllim të mbrojnë interesat kombëtare të prodhuesve në degën përkatëse. Faktikisht te ne nuk ka prodhues kombëtarë në sistemin bankar. 80 për qind e tregut bankar në vend është e bankava të cilat nuk janë kombëtare, domethënë këto janë korporata të huaja financiare, të cilat punojnë në Bullgari nëpërmjet shoqërive të tyre bijë. Madje shenja kombëtare, e cila është bashkuese në organizatat profesionale, në sistemin tonë bankar nuk ekziston. Prandaj bankat kanë qëllime të ndryshme.”

Megjithë konkurrencën mes tyre, bankat kanë probleme dhe rregulla të përbashkëta, saktëson Emill Hërsev. Ai i krahasoi në një mënyrë metaforike me pilotët nga Formula 1, të cilët janë me kombësi të ndryshme, kanë interesa të ndryshme dhe nuk i afron asgjë, sepse qëllimi i çdo një prej tyre është që të jetë i pari. “Megjithatë ka disa rregulla minimale në pista, të cilat duhet të respektohen. Në rast të kundërt ata do të përplasen. Qëllimi është që të vendosen rregulla të tilla, kështu qe të mos ketë humbje të mëdha – vazhdon bashkëfolësi ynë. – Ka njerëz, të cilët mendojnë se Asociacioni i bankave është organi, i cili është i përgjegjshëm për kamatat. Kjo nuk është e mundur, sepse kundërvëniet dhe niveli i konkurrencës midis bankave janë të mëdha. Sidomos në Bullgari.”

Përqindja e kamatës varet nga bankat-nënë, tha Emill Hërsev, “atje, ku janë centralet e tyre, sepse gjithçka varet nga politika korporative”. Megjithatë ka respekt ndaj asociacionit. “Kuptohet, qeveria e Bullgarisë duhet të respektojë qëndrimin korporativ të bankave – komentoi Emill Hërsev – Sepse fitimi i të gjitha grupeve bankare, të cilat punojnë në Bullgari, është disa herë më i madh nga Prodhimi i Brendshëm Bruto te ne.”

“Nuk ka shtet në BE, ku të mos ketë bankierë bullgarë.” – Këtë e tha me krenari të madhe profesionale Emill Hërsev, megjithë kritikët e tij ndaj trezorëve te ne. Pozita më e lartë në institucione financiare ndërkombëtare ishte ajo e Kristalina Georgievës, para se të bëhet komisionere evropiane. Ajo ishte sekretare korporative e Bankës Botërore. Ndërkohë gjysma e specialistëve tanë të rinj, të cilët kanë filluar punë në sistemin tonë bankar, menjëherë bëhen objekt interesimi nga ana e korporatave të mëdha financiare ndërkombëtare.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria është ndër vendet me më shumë banesa

Bullgaria është ndër vendet me më shumë banesa, duke qenë në vendin e parë mes 24 vendeve evropiane. Sipas Indeksit të fundit Global Property të kompanisë ndërkombëtare të konsulencës “Deloitte”, ka 668 shtëpi për 1000 qytetarë bullgarë. Kështu,..

botuar më 24-09-30 9.44.PD

Një procedurë e re në kuadrin e Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë siguron akses në mbi 1 miliard leva për bizneset

Procedura për projektet e ruajtjes së energjisë së rinovueshme sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë është hapur dhe propozimet përkatëse tashmë janë duke u pranuar. Paratë janë shumë, afatet janë të shkurtra dhe kushtet që duhet të..

botuar më 24-09-29 7.20.PD

BERZH ka ulur parashikimet e rritjes, por është optimist për uljen e inflacionit

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka rishikuar pak pritjet e saj për rritjen ekonomike në rajonet ku ajo investon. Rritja ekonomike në Bullgari do të jetë 2,9% për vitin 2025, ose 0,1% më pak se pritjet fillestare të majit...

botuar më 24-09-28 11.45.PD