përkushtojnë shumë kohë zhvillimit profesional. Jeta private dhe marrëdhëniet intime mbeten në sfond. Kjo që ia vlen është të kesh një njeri të dashur pranë teje, të cilin të zgjohesh në mëngjes me puthje dhe i cili të të vërë në gjumë duke të puthur – thotë psikologia. – Agjencia jonë për takime parashikon lidhje serioze, përfshi edhe martesë. Ne nuk sigurojmë lidhje për një natë. Agjencinë e kemi quajtur “Stacion për çifte”, sepse me të shoqin, i cili është rus, u njohëm në një tren. Përveç kësaj, ka një film rus me të njëjtin titull, i cili rrëfen për një ngjarje dashurore në mes të stacioneve të trenit. Duam që të jemi si stacioni, ku të dy takohen, njihen me njëri-tjetrin dhe bien në dashuri. Më kujton dasma e 11 nëntorit të 2011-ës. Që në takimin e dytë të organizuar prej nesh çifti u dashurua menjëherë dhe u martua. Zakonisht çdo njeri ka nevojë për kohë të ndryshme për të gjetur gjysmën tjetër të zemrës. Nëse e njeh mirë veten tënde dhe e di se çfarë kërkon në marrëdhëniet me të tjerët, atëherë kjo kohë shkurtohet.”
© Foto: BTA
© Foto: BGNES
Dashuria nuk njeh moshë, e bindur është psikologia Marina Stojçovska. “Na kanë kërkuar njerëz të moshës 70-vjeçare, të cilët kanë gjetur partnerin e jetës te ne, thotë pronarja e agjencisë për takime mes gjinive – znj. Stojçovska. – Njeriu mund të dashurohet si në moshën 20-vjeçare, po ashtu edhe në atë 70-vjeçare, bile më shumë. Duke punuar në agjenci, takova kaq shumë njerëz me performanca të ndryshme, të moshës së ndryshme dhe me gjendje të ndryshme sociale. Të gjitha këto takime e ndryshuan pikëpamjen time për dashurinë. Personalisht mësova se e kisha mbytur ndjenjën e dashurisë, duke menduar se kam kaluar moshën e saj. Tashmë e di se nuk kisha të drejtë të mendoja kështu. Sot gratë janë të emancipuara, veprojnë sipas dëshirës dhe punojnë në mënyrë të barabartë me burrat. Megjithatë, gjinia e bukur ende kërkon të shikojë te gjysma e saj mbështetje, komunikim dhe siguri emocionale e materiale. Meshkujt respektojnë ambiciet e femrave dhe dëshirën e tyre për zhvillim profesional, por gjithsesi kërkojnë gjysmën e dobët dhe e butë – femër e cila respekton veten e saj, mirëmbahet, kujdeset për fëmijët, të jetë zonja e shtëpisë dhe të krijojë rehati. Sot meshkujt nuk janë shumë pas vërtitjes së femrës rreth sobës, por e vlerësojnë ushqimin e gatitur në shtëpi dhe aftësitë e gjysmës së tyre në kuzhinë.”
Në agjencinë për takime “Stacione për çifte” punojnë vetëm psikologë, të cilët bëjnë në sërë intervistash që të përcaktojnë karakterin e njeriut. Hulumtohet ngjashmëria psikologjike, gjendja emocionale e partnereve të dhënë dhe parapëlqimet e tyre. Psikologia Marina Stojçovska thotë se në qoftë se ka mospërputhje, atëherë klientët paralajmërohen.
© Foto: BGNES
“Në fund të fundit vendimin e merr klienti – sqaron psikologia. – Këshillat tona dalin në pah pasi është realizuar takimi i parë. Ndryshe nga sajtet për takime dhe dashuri online, neve na kërkojnë njerëz që kërkojnë lidhje serioze. Ata që vijnë në agjenci japin të dhënat e tyre të drejta dhe përcaktojnë realisht kërkesat e veta ndaj partnerit. Ne e konfirmojmë informacionin – moshën, vendbanimin, profesionin, statusin martesor. Një pjesë e klientëve tanë janë në lidhje me agjencinë, derisa ka shumë të tjerë që nuk pranojnë se i kemi ndihmuar që të gjejnë gjysmën e tyre të zemrës. Mbase atyre u vjen turp. Dashuria është kudo, mund të takosh partnerin e jetës në dyqan, në tren, si ndodhi me mua, dhe në shumë vende të pamenduara.”
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..
Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës..
Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi..
Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë..