Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Udhëzues i ri tregon për bukuritë e Rodopeve Lindore

Në gishtat e duarve mund të numërohen vendet e Evropës, të cilat akoma mund ta befasojnë udhëtarin me një natyrë pothuajse të virgjër, arkitekturë autentike dhe jetesë arkaike të njerëzve vendas. Hapni hartën e Bullgarisë dhe drejtoni vështrimin në pjesën e poshtme, ku shtrihen skajet e buta të maleve Rodopi. Në pjesën e tyre lindore, në kufi me Greqinë, do të bini në një nga skajet më të virgjëra në Evropë! Këto janë Rodopet Lindore – Terra incognita për turizmin masiv. Nëpër shtigjet e malit na drejton udhëheqësi i cili doli nga shtypi kohët e fundit.

Udhëzuesi i parë i Rodopeve Lindore botohet në kuadrin e projektit bullgaro-holandez “Floriri i ri trak”, drejtuar ndaj zhvillimit të qëndrueshëm të regjionit. Libri simpatik me një informatë të hollësishme dhe një material të pasur me fotografi në gjuhën bullgare dhe në gjuhën angleze do të shpërndahet nëpër libraritë, hotelet dhe qendrat informative në të gjithë vendin. Kështu udhëtari kureshtar, i cili ka hedhur çantën mbi sup dhe teknikën fotografike, do të mund pa problem të orientohet në këtë regjion. “Ky është një libër i vogël praktik për kureshtjet natyrore, kulturore dhe historike, si edhe për vendet për strehim, itineraret e ndryshme dhe mundësitë për pushim në krahinën tonë – tregon Mihaella Kirçeva koordinatore e projektit bullgaro-holandez. – Udhëzuesi ndjek rrugën e turistit në rajon – po nisemi nga Kërxhali ku vizitojmë kompleksin arkeologjik Perperikon, në të cilin ka shtresa kulturore nga epokat e ndryshme. Pas kësaj i drejtojmë turistët drejt shpellës “Utroba”, që gjendet në një vend shumë interesant dhe shumë të bukur natyror. U rekomandojmë udhëtarëve të shkojnë në Momçillgrad dhe të vizitojnë fshatin e afërt Tatull, që të shikojnë vendin e shenjtë, për të cilin supozohet se është i Orfeut.

© Foto: BGNES

Perperikon

Pas atraksioneve në rajon është dhe Zllatogradi – turistët vijnë në pjesën e vjetër të qytetit, ku është dhe kompleksi etnografik me punishte të zanateve popullore. Në rajonin e qytetit Krumovgrad detyrimisht duhet të njihet lugina e lumit Krumovica. Aty ka një natyrë të shkëlqyer dhe një larmi biologjike të ruajtur mirë. Rreth qytetit Ivajllovgrad rekomandojmë të shikoni vilën antike “Armira” nga shekulli i deri në shekullin e katërt, si dhe “Ljutica” – kalaja më e madhe mesjetare në rajon. Kurse në Maxharovo patjetër duhet të vizitoni Qendrën e mbrojtur natyrore, që ku mund të vëreni larminë e madhe të shpendëve grabitqare.”

Në udhëzuesin mund të gjeni adresat e shtëpive për miq, si dhe të hoteleve të vogla familjare, të cilat propozojnë ngrohtësi, mikpritje dhe gjella të shijshme adhuruesve të jetesës autentike fshatare. Hotelierët vendas i presin miqtë dhe dinë se si t’u sigurojnë mundësi për një pushim të plotë vlefshëm mes natyrës së egër. Në libër janë propozuar dhe itinerare deri te vendet pak të njohura, por jashtëzakonisht të bukura në mal. Ura të vjetra prej guri, rezervate natyrore, të fshehura mes palëve të malit manastire, mëhalla të paprekura nga koha, liqene të kristaltë dhe kureshtje të tjera e shtyjnë udhëtarin kureshtar të niset nëpër shtigjet e Rodopeve Lindore.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografi: imagesfrombulgaria.com

По публикацията работи: Veneta Nikollova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një nga shtëpitë malore më të njohura - "Maljovica" mbushi 90 vjeç!

E vendosur në Rillën Veriperëndimore, në luginën e lumit Maljovica, shtëpia malore "Maljovica" është ndër më të njohurat në mesin e alpinistëve në Bullgari - për pushime, për të ngrënë apo pije freskuese dhe si pikënisje për një sërë majash -..

botuar më 24-09-02 4.08.MD

Primorsko e mbyll sezonin me një rritje prej 30% të turistëve

Qyteti turistik Primorsko në bregdetin tonë jugor po pret Forumin e Detit të Zi 2024, ku kompanitë dhe bashkitë më të suksesshme në rajonin e Detit të Zi do të nderohen në një ceremoni zyrtare më 6 shtator 2024 në qendër të qytetit. Për të nëntin..

botuar më 24-09-01 8.05.PD

Festivali i kosit në Momçillovci

Festivali i kosit - kultura dhe traditat '2024 fillon sot në fshatin Momçillovci , rrethi i Smoljanit, në malin e Rodopeve . Festa, e cila organizohet nga Bashkia e Momçillovcit, një kompani partnere kineze dhe të tjerë, do të zgjasë..

botuar më 24-08-30 6.05.PD