Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bankat, klientët dhe të drejtat

Zakonisht klientët e bankave harrojnë të njihen me të gjitha kushtet e lëshimit të kredive.
Foto: arkiv

Në Bullgari tashmë ka banka të sanksionuara, të cilat i mashtrojnë konsumatorët me informacionin e tyre jolojal tregtar. Një praktikë shumë e përhapur është shënimi me shkronja të vogla i informacionit më të rëndësishëm, ose reklamat e shumta në bilbordet në qytet, të cilat tërheqin klientët me kamata të leverdishme, por kursejnë informacionin se ato i përkasin vetëm një periudhe të veçantë dhe pastaj rriten.

Lufta për paratë e konsumatorëve ashpërsohet akoma më shumë në kohën e krizës dhe kjo i bën bankat për të përdorur dinakëri më të ndryshme në marketing. Ky është dhe një prej shkaqeve për rritjen e numrit të ankesave në Komisionin për mbrojtjen e konsumatorëve. Vetëm nga fillimi i vitit në Komision janë depozituar gjithsej 60 ankesa, gjersa gjatë tërë vitit të kaluar ato kanë qenë 68. Megjithatë ato janë relativisht pak, në krahasim me ankesat nga mallrat dhe shërbimet në sektorë të tjerë.

Komisioni për mbrojtjen e konsumatorëve ka konstatuar se është një praktikë shumë e përhapur që njerëzit të harrojnë të njihen me të gjitha kushtet e lëshimit të kredive. Këtë e tregojnë të dhënat e anketës së bërë në internet për shërbimet financiare te ne. Më se gjysma e të anketuarve nuk e dinë se kanë të drejtën brenda një afati prej 14 ditësh pas nënshkrimit të kontratës për lëshimin e kredisë të heqin dorë, pa shënuar shkaqet për këtë. Komisioni për mbrojtjen e konsumatorëve ka për qëllim të ngrejë padi kundër një banke për shkak të klauzolave, të cilat janë në dëm të klientit. Në fakt debitorët e kredisë hipotekare nuk janë informuar se interesi i tyre ritet dhe nuk ka se ku të informohen për këtë dhe përkatësisht borxhet e tyre ndaj bankës rriten. Veselin Zllatev, kryetar i Komisionit për mbrojtjen e konsumatorëve jep edhe një shembull.

“Kur debitori përkatës vonon një ose dy taksa, banka llogarit kamatë për tërë pjesën e papaguar të kapitalit fillestar, që jepet me kamatë – thotë Veselin Zllatev. – Në qoftë se, për shembull, unë kam një kredi hipotekare 60 mujore dhe vonoj taksën e 31-të dhe atë të 32-të, unë paguaj edhe për taksat e tjera 28, ose 29 mujore. Mirëpo ato në momentin e tanishëm nuk janë të kërkuara. Ato kërkohen pas vitit të tretë, ose të katërt. Nuk është e drejt që të gjithë ne, të cilët kemi marrë kredi nga ndonjë bankë, të marrim njoftim se shuma e detyrës sonë mujore, e tejkalon me 2, 3 ose 5 për qind shumën e përgatitur prej nesh për shlyerjen e borxhit. Kjo nuk është një mënyrë normale e komunikimit në një ekonomi normale të tregut.”

Indinjata e kryetarit të Komisionit për mbrojtjen e konsumatorëve është e justifikuar, sepse në shtetet e tjera të BE-së askush nuk diskuton probleme të tilla për shkakun e thjeshtë se ato janë zgjidhur që prej shumë kohe. “Kemi arsye për një konstatim të tillë”, komentoi në një intervistë për Radio Bullgarinë Veselin Zllatev, duke u përgjigjur se kjo është lidhur si me kulturën e konsumatorëve, ashtu dhe me atë të bankave. Mirëpo të njëjtat institucione financiare punojnë edhe në Bullgari.

Pse atje dhe në Bullgari ofrojnë kontrata të ndryshme?

“Ndoshta kjo varet nga politika konkrete e bankës, selia e së cilës ndodhet për shembull në Austri, ose në Gjermani – tha në intervistë kryetari i Komisionit për mbrojtjen e konsumatorëve. – Ndoshta menaxhimi i bankave tona në këtë drejtim është rezultat i vendimeve të bankës-nënë, e cila disponon më se 50 për qind prej pakos së aksioneve. Ndoshta kemi disa të meta në legjislacion, të cilat duhet të korrigjohen, sepse ndryshimet në legjislacion duhet të garantojnë jo qëllime të mira dhe urime të mira, por të drejtat e konsumatorëve.”

A mendoni se paratë tona janë në dobi të ekonomive të huaja?

“Fakti se ka dallim të madh midis përqindjeve të kamatës në një shtet, ku ndodhet për shembull selia e disa bankave tona të njohura, kurse këtu këto kamata janë shumë më të mëdha dhe janë në dëm të konsumatorit bullgar, do të thotë se një pjesë e resursit të kredive me të vërtetë përdoret për garancitë bankare para Bankës Popullore Bullgare, por një pjesë tjetër përdoret nën një formë tjetër, ndoshta si fitim, në bankën-nënë.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Godina e BNB-së

BNB njoftoi ulje të re të normës kryesore të interesit

Banka Kombëtare Bullgare (BNB) njoftoi se do të ulë normën kryesore të interesit në 3.63 për qind nga 1 korriku. Në maj dhe qershor, norma e interesit ishte 3.78%. Bullgaria është në një bord valutor dhe vlera e levit bullgar është e fiksuar ndaj..

botuar më 24-07-01 9.27.PD
Georgi Kadiev

Georgi Kadiev nga e “Majta”: “Më mirë pres që të hyjmë në Eurozonë në vitin 2027”

Derisa të ardhurat mesatare të popullsisë të arrijnë 80% të mesatares evropiane, nuk duhet të hyjmë në Eurozonë. Së bashku me të shkon edhe inflacioni dhe duhet të ketë një rezervë. Këtë e deklaroi para BNR, Georgi Kadiev, ish-zëvendësministër i..

botuar më 24-06-27 2.48.MD

Bullgaria ende nuk i plotëson kriteret për eurozonën

Bullgaria plotëson 3 nga kriteret e Mastrihtit për anëtarësim në eurozonë, por ende nuk i përmbush objektivat e stabilitetit të çmimeve dhe inflacionit, sipas një raporti të Komisionit Evropian, transmeton BTA. Bullgaria nuk i plotëson ende..

botuar më 24-06-26 2.57.MD