Më 22 mars shënohet Dita Botërore e Ujit – forca jetëdhënëse e çdo organizmi të gjallë në planet. Dita u propozua për t’u festuar pikërisht para 20 vjetëve në Rio-de-Zhanejro të Brazilit, ku u mbajt Konferenca e çështjeve të mjedisit dhe zhvillimit. Qëllimi ishte që të tërhiqet vëmendja e më shumë njerëzve ndaj problemeve që hasen 1 miliardë vetë në botë. Këta nuk kanë qasje deri tek uji i pastër. Në Bullgari festimi organizohet nga Shoqata “Unë e dua shumë ujin”, Akademia Kombëtare e Sportit dhe Bashkia e Kryeqytetit. Gjatë këtij viti Dita e Ujit shënohet për herë të parë me një Urë ndërkombëtare të ujit, e cila u përkrah zyrtarisht nga përfaqësuesit e Parlamenti Evropian, si dhe nga eurokomisionerja bullgare Kristalina Georgieva.
“Prej kohe në shumë vende të Bullgarisë festohet Dita e Ujit – thotë Antoaneta Sallfixh, kryetare e Shoqatës “Unë e dua ujin”. Vendosëm të mbledhim të gjitha festat në këtë urë, dhe po ashtu të inkurajojmë të reja, që të ndihemi bashkë. Dua të pohoj se, si ky forum i parë korr suksese mjaft të mëdha. Përveç Bashkisë së Kryeqytetit, e cila është mikpritëse e ngjarjes, ne tërhoqëm 5 qytete të tjera. Këto janë Bllagoevgrad, Pleven, Varna, Plovdiv dhe Stara Zagora. Në këto qytete, kryetarët e baskisë, shefat e kanalizimit dhe të furnizimit me ujë dhe disa ekspertë marrin pjesë – secili sipas mundësive të veta. Ky forum ka dhe një qëllim shumë të rëndësishëm. Themelojmë lëvizjen e rinisë “Cluster blu”. Në të mund të anëtarësohet çdo njëri, i cili e respekton ujin dhe natyrën. Për këtë qëllim është e mjaftueshme të pranohet kodi etnik. Bëhet fjalë për një hartë, ku promovohet mënyra shëndetësore e jetesës. Këtë e hartuan studentët nga Akademia Kombëtare e Sportit. Deri tani mbi 100 vetë janë anëtarë të kësaj lëvizjeje. Ne nga komiteti i organizimit krenohemi se, shumë persona të njohur përkrahën “Cluster blu” dhe pranuan nominimet për ambasador, kavalier dhe lektor të lëvizjes. Mes tyre janë deputeti evropian Kristian Vigenin, kryetarë të ndryshëm të bashkive, shefa të kanalizimit dhe të furnizimit me ujë. Kemi rektorë të shumë shkollave të larta, mësues, etj.”
Sipas të dhënave të Shoqatës “Unë e dua ujin”, Bullgaria është vendi i katërt në botë dhe i dyti në Evropë për nga larmia dhe sasia e burimeve natyrore dhe minerale. Shumë prej tyre janë dhe shëruese, në sajë të përbërësit e tyre minerale. Jo rastësisht për qendër të festimeve në Ditën e Ujit u zgjodh Banja Qendrore e Sofjes, e njohur me ujin e vet të ngrohtë mineral.
© Foto: Darina Grigorova
“Ky është një simbol i shkëlqyer i Sofjes dhe po ashtu dhe të tërë Bullgarisë – thotë znj. Antoaneta Sallfixh. Si kryetare e Shoqatës “Unë e dua ujin”, prej viteve nuk pushoj së foluri se, në qoftë se ka diçka e cila e bën kryeqytetin tonë të ndryshëm, ky është uji, më në veçanti në këtë moment, në të cilin ne kandidojmë për nominimin Kryeqytet Evropian i Kulturës. Sofja është një nga qytetet më të vjetra evropiane pikërisht për shkak të ekzistencës të ujërave minerale. Qyteti ka mbi 40 mijë burime minerale me 7 tipa të ndryshëm uji. Gjatë njërës nga tryezat e rrumbullakëta që do të organizohet në Banjën Qendrore të Sofjes do të prezantohen në mënyrë shumë interesante këto ujëra. Qëndroj pas këtij vendi, sepse, pas çlirimit të Bullgarisë nga pushteti osman gjatë vitit 1878, shteti bullgar u ringjall përsëri. Ndërtimi i banjës filloi gjatë vitit 1891 dhe zgjat 20 vjet. Kjo realisht e vuri fillimin e balneologjisë bullgare. Jo rastësisht duam që të shfrytëzojmë këtë vend, sepse mendojmë se ai është simbol, i cili duhet të ringjallet dhe të shfrytëzohet.”
Në Festën e Ujit në Banjën Qendrore të Sofjes u rregullua një laborator, ku fëmijët do të studiojnë ujit. Po ashtu janë vendoosur piktura mbi ujë dhe mëndafsh, do të ketë shumë vallëzime të stileve të ndryshme, ushtrime të jogës me ujë dhe këshilla për një dobësim shëndetësor përmes ujit. Në lidhje me Ditën e Ujit në të gjithë vendin organizohen shumë aktivitete rinore. Një pjesë prej të cilave mund të shikohen në kohë reale në sajtin www.waterbridge.info.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografi: zavodata.com
Për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zgjedh sërish përfaqësues të popullit. Ashtu si në votimin e fundit në qershor të këtij viti, pjesëmarrja në votime është e ulët. Sipas një sondazhi të Radio Bullgarisë në qendër të Sofjes,..
Personat me aftësi të kufizuara në Bullgari përballen me shumë vështirësi në jetën e tyre. Por përveç pengesave thjesht fizike, ka edhe pengesa në nivelin e aksesit në informacion dhe shërbimeve administrative. Edhe në ditën e zgjedhjeve, kur të gjithë..
"Unë votoj sa herë që mundem dhe ndodhem në një vend ku ka një mënyrë për ta bërë këtë," thotë me krenari dhe pa paragjykim për Radio Bulgarinë violinist i njohur bullgar dhe concertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam, Vesko..
Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një..