Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kisha e Bojanës – një monument nën egjidën e UNESKO-s

Foto: arkiv

Në hartën gjeografike Bullgaria është shënuar si një shtet i vogël në pjesën lindore të Evropës, por në hartën e pasurisë kulturore dhe natyrore botërore, të përgatitur nga UNESKO-ja, do të shihni se ky territor i vogël është plot shigjeta të gjelbra. Shtatë prej tyre shënojnë monumentet e vjetra kulturore, të cilat janë nën mbrojtjen e UNESKO-s. Kisha e famshme e Bojanës, e cila ruan piktura unikale murale që nga viti 1259 është përfshirë në këtë listë në vitin 1979.

© Foto: arkiv

Ajo gjendet në fshatin Bojana, i cili sot është lagje e Sofjes. Në qoftë se keni qenë atje, nuk mund të mos keni ndier se ky është një vend special. Shumë njerëz thonë se atje ka energji pozitive dhe mbushen me emocione pozitive pasi e vizitojnë këtë vend. Për Mariana Hristova-Trifonova – shefe e filialit “Kisha e Bojanës” pranë Muzeut Historik Kombëtar, kjo nuk është vetëm punë, por diçka më tepër. “Unë dhe kisha jemi të lidhura – na tregon ajo. Fillova të punoj këtu menjëherë, pasi e mbarova universitetin. Kisha më dha shumë mua – vazhdon ajo. – Nuk do të harroj emocionin tim, që përjetova në vitin 1977. Në një zgavër muri në katin e sipërm u zbulua Psaltiri i Bojanës. Duke i parë pikturat murale çdo ditë, zbuloj detaje të reja. Çdo një herë përulem sinqerisht para veprës, e cila është fryt i një talenti të jashtëzakonshëm. Në këtë epokë të lashtë ai ka arritur të paraqesë në një mënyrë shumë realiste figura njerëzish, kafshë dhe sende. Ky krijues ka arritur të krijojë jo vetëm një vepër bullgare, por një vepër botërore.”

© Foto: Allbena Bezovska

Kisha e Bojanës është restauruar disa herë. Në vitin 1912 Jozef Bala – restauruesi austriak, bëri restaurimin e parë me këmbëngulje të mbretëreshës Eleonora, e shoqja e mbretit bullgar Ferdinand. Pas kësaj ka akoma disa etapa rimëkëmbjeje. Shumë piktorë të njohur bullgarë marrin pjesë në të. Nga viti 1976 deri në vitin 2008 kisha ishte mbyllur për vizituesit.

© Foto: arkiv


“Interesi ndaj kishës së Mesjetës u rrit gjatë disa viteve të fundit, vazhdon zonja Hristova. Është kureshtare se gjatë vitit 2011 kishte 4000 vizitues më shumë në krahasim me vitin e kaluar. Ndoshta ata informohen nga faqja jonë e internetit. Gjatë vitit 2011 u zhvillua një konferencë ndërkombëtare, kushtuar përvjetorit të 750-të të pikturimit të Kishës së Bojanës. Vëllimi me materialet kushtuar kishës u botua me ndihmën e UNESKO-s. Xhiruam 20 video-spote, kushtuar përvjetorit. Ato u përkthyen në disa gjuhë, përfshi këtu dhe japonishten. Interesi ndaj kishës u rrit edhe më shumë pas zbulimit të nënshkrimeve, për të cilat supozohet se janë të piktorëve të panjohur deri tani. Njëri quhet Vasilij, kurse tjetra – Dimitër.”

© Foto: Allbena Bezovska

Ktitorët e kishës – sevastokratori Kallojan dhe Desisllava

Shumë legjenda janë lidhur me Kishën e Bojanës. Sipas një prej tyre mjeshtri anonim i Bojanës ka krijuar një autoportret, por edhe të dyja figurat, për të cilat rrëfehet në legjenda, janë figura shenjtorësh – këtë e vërtetojnë shkencëtarët. Për fat të keq historia më e njohur nuk mund të vërtetohet. Vendasit rrëfejnë se Mjeshtri i Bojanës ka qenë i dashuruar me Desisllavën – e shoqja e sevastokratorit Kallojan. Të dy ishin ktitorë të kishës.

“Kisha e Bojanës është zbuluar nga shkenca që në fund të shekullit të XIX – na tregon zonja Hristova. – Studiuesi i parë, i cili e vizitoi dhe e përmend në veprën e vet, është Viktor Grigoroviç – një shkencëtar rus, i cili ka udhëtuar në Ballkan në periudhën 1844-1845. Pas tij për kishën kanë shkruar shkencëtarët Konstantin Ireçek, Stefan Verkoviç... Monografia e parë, e cila i dokumenton krejtësisht pikturat murale, arkitekturën dhe të dhënat historike, është e prof. Andrej Grabarit. Është botuar në vitin 1924 dhe vazhdon të jetë edhe sot e kësaj dite vepra kryesore mbi të cilën mbështeten studimet e mëtejshme. Tempulli funksiononte deri në vitin 1954, kur u shpall monument i kulturës me rëndësi kombëtare. Më vonë – gjatë shtatorit të vitit 1979, në sesionin e UNESKO-s në Egjipt, u përfshi në listën e trashëgimisë kulturore botërore të organizatës.

© Foto: BGNES

Në kishë ka dy shtresa pikturash – nga shekulli i XII dhe nga viti 1259, kur u pikturua pjesa e dytë e tempullit. Restaurimi përfundimtar i pikturave murale përfundoi në vitin 2008. Pikturat, që mund të shihen – gjithsej mbi 240, janë shumë realiste. Nuk e ka asketizmin, i cili është karakteristik për veprat e kësaj periudhe historike. Në pikturat e Kishës së Bojanës ka jetë, ka gjallërim, nuk ka shabllone. Çdo një njeri, ose shenjtor është pikturuar si një personalitet i veçantë, me shpirt dhe emocione të veta, të paraqitura nëpërmjet syve dhe gjesteve. Për shembull në freskën “Çudia e Shën Nikollas në det” ka frikë, tmerr, lutje dhe dëshpërim. Ktitorët Kallojan dhe Desisllava me siguri janë pikturuar në natyrë. Bashkë me pikturat e mbretit dhe mbretëreshës – Konstantin-Asen dhe Irina, ata janë ndër portretet më të vjetra, të ruajtura te ne, të personaliteteve reale dhe kanë një ndikim shumë të fuqishëm.”

© Foto: BGNES

Shën Nikolla është patroni i katit të poshtëm, i cili është përdorur si tempull mbarëfshatar. Atje janë pikturuar 18 skena të jetës së tij, disa prej të cilave ndeshen rrallë në pikturën kishtare. Figurat e pikturuara unikale janë kaq shumë, se nuk mund të përmendim të gjithë. Këtu është portreti më i vjetër i Shën Ivan Rillskit, mbrojtës i popullit bullgar, si dhe figura e vetme në botë, sipas Andrej Grabarit, e Krishtit si adoleshent në freskën “Jizu Krishti ndër letrarët në tempull.” Kati i sipërm i është kushtuar Shën Pantelejmonit, ky ka qenë tempull familjar i sevastokratorëve (udhëheqësit e krahinës së Sofjes në atë kohë). Gjatë një kataklizmi natyror që gjatë Mesjetës çatia u dëmtua seriozisht dhe pjesa më e madhe e pikturave u asgjësua. Aktualisht vizitat në kishë ndodhin sipas një regjimi të posaçëm. Grupet përbëhen maksimum prej tetë njerëzish dhe mund të mbeten atje jo më shumë se dhjetë minuta. Mund të prisni pak. Kjo është një mundësi e mirë për të lexuar më shumë për historinë e tempullit. Mund të shëtisni gjithashtu nëpër parkun e bukur në oborrin e tempullit. Në vitin 1905 Ferdinand vuri fillimin e një koleksioni interesant botanik, duke mbjellë tri sekuoja gjigante, si dhe bimë të tjera me vlerë. Në park janë eksponuar shandanët e zbuluar në territorin e tij, si dhe elemente prej mermeri të godinave më të vjetra. Atje është varreza e Eleonorës – bashkëshortja e Ferdinandit. Mbretëresha ishte dashuruar me këtë vend dhe bëri shumë për ruajtjen e tij. Ajo siguroi një vend për ndërtimin e kishës së re dhe kështu iu kundërvu idesë për shkatërrimin e tempullit të vogël. Çezma në oborr u ndërtua nga një argjendar i njohur në Sofje në vitin 1882. Siç ka shkruar vetë dhuruesi, ai e ka ndërtuar për “shërim të vet shpirtëror”.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

По публикацията работи: Allbena Bezovska


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në rajonin e shkëmbinjve të Bellogradçikut janë të koduara njohuri të lashta për botën

Një peizazh jo i zakonshëm shtrihet në viset veriperëndimore të Bullgarisë. Ato janë shkëmbinjtë e Bellogradçikut, që sjellin respekt dhe admirim me gurët e madhërishëm të cilët e çajnë qiellin. Rajoni karakterizohet me humnerat e shumta të cilat sikur..

botuar më 16-03-27 10.15.PD

Kështjella “Trajanovi Vrata” shkëlqen në historinë bullgare

“Këtu në grykën Trajanovi Vrata, më 17 gusht të vitit 986 Ushtria e mbretit Samuill shpartalloi ushtarët bizantinë të perandorit Vasilij II. Lavdi të përjetshme!” Secili që frekuenton Kështjellën “Trajanvi Vrata” e lexon këtë mbishkrim në pllakën..

botuar më 16-03-20 11.55.PD

Vila “Armira” – pallati i mermertë në luginën lumore

Vila antike “Armira” është pallati më i pasur privat zbuluar në trojet bullgare që datohet nga koha romake. Ajo u ndërtua gjatë gjysmës së dytë të shekullit të parë të erës sonë. Ishte pronë e një aristokrati i njohur trak dhe qendër i pronës së tij..

botuar më 16-02-28 9.05.PD