Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Holanda zbut qëndrimin e saj ndaj aderimit të Bullgarisë në Shengen

Ambasadori i Holandës në Sofje, z. Karel van Kesteren bëri një konferencë për shtyp, ku sqaroi pozicionin e vendit të tij ndaj aderimit të Bullgarisë në Zonën e Shengenit.
Foto: BGNES
Deri tani Holanda deklaronte që të bjerë dakord me përfshirjen e Bullgarisë në lëvizjen e lirë të njerëzve, KE-ja duhet të paraqesë një sërë raportesh pozitive. Këto të fundit duhet të pasqyrojnë arritjet e vendit në sistemin legjislativ dhe rendin e brendshëm. Në konferencën për media ambasadori Kesteren theksoi raportin e fundit të KE-së prej shkurtit, i cili regjistron përparime të sigurta në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Nëse raporti i ardhshëm gjatë verës është pozitiv, atëherë Holanda do të japë dritën e gjelbër për aderimin e Bullgarisë në Shengen. Në fillim të marsit vendet e BE-së e shtynë vendimin për shtator.

Ambasadori holandez në vend shprehu besimin që Bullgaria do të dalë me një raport pozitiv gjatë verës. Sipas tij, mundësia është mjaft e madhe. BE-ja dhe Holanda shpresojnë që Bullgaria do të miratojë një ligj për pasurinë e konfiskuar. Kuvendi Popullor e miratoi projektligjin në lexim të parë së shpejti do të bëhet votimi i tij përfundimtar. Gjatë shatorit të vitit të kaluar Ministri Holandez i Emigrimit, z. Gert Leers ia dha Bullgarisë dhe Rumanisë sinjalet pozitive për sa i përket aderimit në Shengen. Të dyja vendet do të kalojnë dy etapa anëtarësimi – sivjet hiqen kufijtë detarë dhe ajrorë, kurse gjatë 2013-ës hiqen ata tokësorë.

Holanda e zbut qëndrimin pikërisht në momentin, kur ndaj saj vendet anëtare të Shengen-it, sidomos Greqia dhe Italia, e kritikojnë për kontrollin kufitar. Po ashtu qëndrimi i ndryshuar përkon me diskutimet intensive midis Bullgarisë dhe Holandës në lidhje me bashkëpunimin në sferën e policisë.

Në seancën e fundit të Këshillit të BE-së për çështjet e drejtësisë dhe punëve të brendshme Bullgaria e bindi Holandën që është gati në çdo kohë për vëzhgim të kufijve. Pritet që Bullgaria të vizitohet nga deputetë holandezë, të cilët do të vëzhgojnë situatën në vend për sa u përket angazhimet tona ndaj Shengenit. Tashmë Gjermania bëri një kontroll të këtillë dhe raportoi për vlerësime pozitive. Procesi i vëzhgimit të kufijve bullgarë e rumunë po avancon shumë shpejt dhe si duket do të përshpejtohet për shkak të shqetësimeve të BE-së për migrimin e dendur nga Afrika e Veriut.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Stoimen Pavllov


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

WWF Bullgaria i kushton vëmendje mbrojtjes së arinjve

Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës "Abonohu ​​për Natyrën" dhe ndjek historinë e gjashtë arinjve të shpëtuar, Huba, Vihër, Goran,..

botuar më 24-11-30 7.30.PD

Pse disa nga rrugët e Pragës mbajnë emrat e iluministëve bullgarë?

Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në historinë bullgare, ky koncept lidhet më shpesh me periudhën e Rilindjes (shek. XVIII-XIX) dhe me..

botuar më 24-11-29 7.35.PD

A do të çojë në një sulm bërthamor vendimi i SHBA-ve për të lejuar Ukrainën të godasë objektiva brenda Rusisë me armë të tyre?

Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..

botuar më 24-11-27 7.08.MD