Sivjet theksat kryesorë në Ekspozitën ndërkombëtare të bujqësisë “Agra 2012” në Plovdiv, e cila u zhvillua nga 6 deri më 10 mars, ishin biobujqësia dhe inovacionet në bujqësi. Ekspozita e sivjetshme “Agra”, e cila ka një histori 20 vjeçare, është forumi më i suksesshëm agrar në Evropën Juglindore. Që nga viti 1995 Agra është anëtar i Asociacionit ndërkombëtar të industrisë së ekspozitave (UFI), kurse në vitin 2008 ajo hyri edhe në kalendarin e EURASCO (European Federation of Agricultural exhibition and Show organizers) – njohje për cilësinë dhe prestigjin e ekspozitës. Në edicionin e saj të sivjetshëm morën pjesë 25 vende, pothuaj me 30 për qind më shumë nga ato të pranishme vitin e kaluar.
Për herë të parë kishte një ekspozitë të specializuar për blegtori dhe bujqësi biologjike – “Bioagra”. Ajo u organizua me përkrahjen e fondacionit “Avlon” të Holandës dhe të Qendrës agroekologjike të Universitetit agrar në Plovdiv. Vendi ynë ka një potencial të madh për zhvillimin e këtij lloji të bujqësisë, mendojnë ekspertët, por ka nevojë për një përkrahje më të madhe nga ana e shtetit ndaj kësaj veprimtarie ekonomike. Për fat të keq një pjesë shumë e vogël e subvencioneve evropiane të parashikuara për bujqësi përdoren për biobujqësi te ne – mjaftë nën 10 për qind. Parashikohet që gjatë vitit të tanishëm dhe vitit tjetër kjo mungesë proporcioni të fillojë të korrigjohet, kurse për periudhën tjetër programore (2014 – 2020) politika bujqësore e vë theksin mbi stimulimin e praktikave bujqësore ekologjike dhe parashikohet që për to të përdoret një e treta prej të gjitha subvencioneve. Tregu i bioprodukteve zhvillohet shumë shpejt, kurse Bullgaria ka potencial të madh për ta shndërruar biobujqësinë në një sektor kryesor. Një perspektivë e mirë krijohet edhe me marrëveshjen e arritur midis BE-së dhe SHBA-së për tregti të lehtësuar me bioprodukte që nga një qershori i këtij viti. Bullgaria ka shans për të eksportuar bimë mjekësore, drithëra, fruta dhe perime, verëra, qumësht, mish, mjaltë dhe produkte të tjera bujqësore me certifikatë. Në programin e konferencave të “Agra 2012” kishte tema, lidhur me aspektet e ndryshme të biobujqësisë. Shumë i rëndësishëm është forumi, kushtuar marketingut të bioprodukteve. Shumë prej këtyre produkteve u paraqitën në një mbrëmje speciale të bioushqimeve.
© Foto: BGNES
Sipas traditës në ekspozitën “Agra” marrin pjesë me inovacione të veta të gjitha degat shkencore të Akademisë bullgare të bujqësisë. Këtë vit u paraqitën shumë risi botërore, kurse theksi përsëri ishte biobujqësia. Ndër atraksionet e mëdha këtë vit ishte pjeshka bullgare – gjigant, e seleksionuar nga Instituti i frutikulturës. Instituti i bujqësisë në Karnobat paraqiti varietetin e tij të ri të elbit “Odisej”, i cili është i përshtatshëm edhe për prodhimin e birrës. Përdorimi i energjisë diellore për tharjen e frutave, bimëve mjekësore dhe kërpudhave në kuadrin e një dite, është risia botërore, vepër e shkencëtarëve në Institutin për blegtori dhe bujqësi dhe në Institutin për studimin dhe zhvillimin e ushqimeve. Në këtë mënyrë, duke u përdorur vetëm energjia e diellit, shpenzimet ulen në mënyrë të konsiderueshme.
© Foto: BGNES
Përshpejtim të inflacionit në 1.1% në tetor krahasuar me një muaj më parë, regjistroi Instituti Kombëtar i Statistikave. Në bazë vjetore, indeksi është 1.8 për qind. Në tetor, çmimet e mallrave dhe shërbimeve për argëtim dhe kulturë janë rritur me 8,6%, për..
Ekonomia bullgare u rrit me 2,2% në tremujorin e tretë të vitit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, sipas vlerësimit ekspres të Institutit Kombëtar të Statistikave. Konsumi final shënoi rritje prej 4.6%, importet e mallrave dhe shërbimeve u..
Konfederata e Punës “PODKREPA” kritikoi ashpër projekt-amendamentet në Kodin e Punës të përgatitur nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, sipas të cilave rritja e pagës minimale lidhet vetëm me inflacionin. Në një deklaratë të përhapur, sindikata..