Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në rrethin e Razllogut i magjepsin miqtë me gjellë të shijshme

Foto: Veneta Nikollova

Në mesin e dimrit miqtë e qytetit Razllog mbeten të kënaqur nga kushtet e shkëlqyera për sportet e dimrit. Dëbora e bollshme, pistat e pastruara dhe të përpunuara dhe pamjet të cilat të ndalojnë frymën drejtuar majave të malit Pirin i frenojnë adhuruesit e pushimit aktiv për ditë të tëra në ski-zonën e malit. Gjatë kohës tjetër, turistët s’lodhen në lokalet vendase me një gotë raki të ngrohtë dhe... meze të shijshme. Kurse krahina e Razllogut është e njohur me gjellët e veta karakteristike, autentike dhe shumë të shijshme.

Fshatrat e vendosura fare afër me ski-pistat të Pirinit si Banja, Godlevo, Bashevo, Gorno dhe Dollno Draglishte dhe Dobërsko janë kthyer në sinonim të mikpritjes, të komodotetit shtëpiak dhe të turizmit fshatar i cili iu përgjigjet standardeve evropiane. Kurse kur flasim për turizmin fshatar, kujtohemi për gjellët tradicionale, pavarësisht dhe të thjeshta, por të shëndetshme. Në këtë drejtim vendasit nuk kanë të afërt me veten e tyre! Deshka Kroteva prej viteve pret turistë në shtëpinë e vet të vogël dhe kokete për miq në fshatin Gorno Draglishte. Dhe i mahnit me gjellë të përsosura.

“Kuzhina jonë është unikale dhe shumë e larmishme. Mund t’u gatuajmë pothuajse 1 muaj miqve, pa i përsëritur gjellët – thotë Deshka. Kemi ushqime, të cilat nuk propozohen në asnjë vend tjetër! Shumë nga recetat i di nga nëna ime dhe nga vjehrra. Këto gjellë janë duke u zhdukur, sepse disa prej tyre duan shumë kohë për t’i përgatitur, por janë të pa përsëritshme dhe duhet t’i ruajmë dhe t’ua propozojmë turistëve, që të mundi t’i njohim me të kaluarën tonë.”

© Foto: Veneta Nikollova

Gjyshet argëtojnë miqtë me këngë popullore.

Gjellët e Razllogut përbëjnë një buqetë të larmishëm prej shijeve dhe aromave. Këto nuk janë gjellët fine dhe moderne të propozuara në restorantet elitare, por gjellë të thjeshta fshatare, të cilat kanë grumbulluar në vetvete erën e bimëve dhe shijen e perimeve nga kopshti. Përveç kësaj, mund të jeni të sigurt se mishi i cili është kryesori në të gjitha jahnitë e këtushme, është i rritur në shtëpi dhe është “i lumtur”. Kafsha ka kullotur në diell dhe në ajër të pastër. Çomleku, e skuqura, gjella me hudhër, byreku dhe shumë gjellë të tjera të kulinarit i mahnitin turistët.

Por çfarë të themi për “suj çushçi”?

“Kur i pyes miqtë “A doni suj çushçi” dhe ata në një zë përgjigjen “Po” – tregon Deshka. Por ata mendojnë se, gjella përgatitet me piper. Në fakt bëhet fjalë për fasule-bishtajë, e cila është rritur në kopsht në thupra të gjata. Gjella përgatitet me kockë derri ose veshë, dhe duhet të ziejë me ngadalë më të paktën 4 orë! Gjatë dimrit përgatisim të ashtuquajturën “shpulla”. Ajo i përngjan palaçinkës, por në të nuk ka vezë ose qumësht – përgatitet me miell, pak kripë dhe ujë. Dhe pas kësaj servilet me djathë ose me reçel, por ecën dhe me të skuqurën! Kurse ajo përgatitet me gjërat e pa mbledhura nga kopshti si piperi, domatja, preshi, qepa e të tjera. Të gjitha këto i vëmë në kavanoza për dimër, kurse pas kësaj i pjekim në furrë dhe bëhet shumë e shijshme. Bëjmë dhe një gjë të përngjashme me bukën. Në një enë të madhe vihet mielli, maja buke dhe pak kripë me ujë dhe lihet të vijë 3 herë. Kur vjen arën e parë, e përzien, pas kësaj përsëri kështu dhe herën e tretë në një tavë të ngrohur shumë dhe me yndyrë derdh një pjesë nga brumi, e fut të piqet dhe pas kësaj e lyen me yndyrë dhe me copëra mishi të vogla të skuqura dhe me copëra të vogla dhjami dhe u a shtron miqve! Çomleku është një xhollan prej viçi. Përgatitet me patate, kërpudha, karota, qepë, i vihet një gotë me verë dhe pak lyrë dhe piqet në një enë prej balte, sepse në enën e baltës gjella është më e shijshme.”

© Foto: Veneta Nikollova

Në Razllog byreku përgatitet me llokum ose me djathë.

“Të mahnitur nga menyja jo standarde, miqtë e Deshkës tërhiqen më tepër drejt kuzhinës, që të shikojnë me sytë e tyre se si përgatiten disa nga këto gjellë kaq të shijshme. Ju japim të hollojnë petë për byrek, ku përpara kësaj kanë gatuar brumin. Dëfrejnë shumë!” – tregon Deshka. Dhe shton se, në ndryshim nga vendet e tjera. Krahina e Razllogut llogarit një stinë të suksesshme dimërore. “Nuk mund të ankohemi nga mungesa e miqve. Mezi arrijmë të presim të gjithë dëshiruesit të cilët duan të pushojnë këtu. Te ne krizë nuk ka” – tregon duke qeshur Deshka.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

По публикацията работи: Veneta Nikollova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bansko hyri në top 10 të një renditjeje prestigjioze turistike botërore për vitin 2025

Në Ekspozitën Botërore të Turizmit WTM në Londër, Bansko u dallua si një nga destinacionet më të dëshirueshme në botë. Qyteti turistik hyri në top 10 të renditjes prestigjioze të Lonely Planet - "Më i miri në udhëtim 2025". "Kjo është një tjetër..

botuar më 24-11-07 11.53.PD

Një film bullgar për qytetin bregdetar Nesebër fitoi 4 çmime në 3 festivale botërore të filmit

Dokumentari i Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) "Pasqyra shpirtërore e qytetit të krishterë Nesebër" u nderua me gjithsej katër çmime në tri festivale prestigjioze ndërkombëtare të filmit në Brazil, Gjeorgji dhe Portugali. Skenarist i filmit është..

botuar më 24-10-26 9.10.PD

"Lonely Planet": Bansko është ndër destinacionet më të mira për t'u vizituar në 2025

Udhërrëfyesi i njohur i udhëtimit "Lonely Planet" e renditi resortin bullgar Bansko në Pirin ndër vendet më të mira për t'u vizituar vitin e ardhshëm në udhëzuesin e tij " Best in Travel 2025", raportoi BTA. Platforma e përshkruan Banskon si "një..

botuar më 24-10-24 6.28.MD