Organizata ekologjike joqeveritare të Bullgarisë, Greqisë dhe Britanisë së Madhe fillojnë punë mbi një projekt të përbashkët të programit evropian “Life Plus” në mbrojtje të shkabës egjiptiane /Kali i Qyqes/ (Neophron percnopterus) në Ballkan. Nisma do të vazhdojë 5 vjet dhe ka përkrahjen financiare të fondacionit grek “A. G. Leventis”. Organizata kryesore në zbatimin e projektim është Shoqata bullgare për mbrojtje të shpendëve.
Çfarë është fati i shkabës egjiptiane sot, e cila ishte hyjnizuar në kohërat e lashta?
Projekti në fjalë bullgaro-grek kërkon përgjigjen e kësaj pyetjeje në regjionin e Ballkanit dhe në një areal më të gjerë të migracionit të këtij shpendi mbretëror, areal ky i cili përfshin rajone të Afrikës dhe të Azisë. Shpendi quhet “shkabë egjiptiane”, jo sepse “djepi” i tij është Egjipti, por sepse pikërisht atje është hyjnizuar në kohërat e lashta, na tregon Nikollaj Terziev nga Shoqata për mbrojtje të shpendëve, ekspert për komunikacionet në kuadrin e këtij projekti. Për këtë shpend ka shumë legjenda. Një prej tyre rrëfen se shkaba egjiptiane ka shpëtuar profetin Mohamed nga një fatkeqësi e madhe dhe ai si shenjë falënderimi e ka bekuar dhe e ka shndërruar nga një shpend i zezë në shpend të bardhë.
© Foto: wikipedia.org
“Është interesante se deri në vitin e tretë shkabat egjiptiane janë me ngjyrë të errët dhe pastaj gradualisht zbardhen – na shpjegon Nikollaj Terziev. – Një fakt tjetër interesant është se dikur në Egjipt shkabën egjiptiane e kanë respektuar kaq shumë, se njerëzit, të cilët e kanë plagosur në ndonjë mënyrë i kanë dënuar me vdekje. Në këtë kuptim mund të deklarojmë guximshëm se ky është lloji i parë i mbrojtur në planetin tonë. Pse e kanë pëlqyer kaq shumë? Kjo e ka shpjegimin e vet logjik. Në të kaluarën ka pasur sasi të mëdha mbeturinash, sidomos në rajonet me përqendrim më të madh njerëzish. Në fakt shkabat i kanë pastruar këto vise, duke i ngrënë mbeturinat e rrezikshme. Në këtë mënyrë ato e kanë mbrojtur njerëzimin nga shumë sëmundje dhe epidemi. Në Afrikë ka pasur një shumëllojshmëri të madhe prej shkabash. Ato i kanë bërë foletë e veta brenda qyteteve – në pemë dhe godina. Ka pasur qindra mijëra shkaba në mbarë botën. Nuk do të teprojmë, po të themi se ato kanë shëtitur si pulat ndër njerëzit. Mund të bëjmë krahasim me lejlekun e bardh sot. Siç ne sillemi me dashuri ndaj lejlekut të bardh sot, kështu edhe njerëzit në të kaluar kanë pasur një qëndrim të tillë të mirë ndaj shkabës egjiptiane. Ajo ishte respektuar edhe nga bujqit, sepse asgjësonte brejtësit e dëmshëm për të mbjellat e tyre.”
© Foto: wikipedia.org
Kështu ka qenë edhe në të kaluarën mitike të shkabës egjiptiane. Por çfarë është e tanishmja e saj? Ka të dhëna se në botë kanë mbetur nga 10 deri në 20 mijë shkaba egjiptiane. Në Ballkan ato janë rreth 90, kurse në Bullgari numri i tyre është 30 – 35.
“Kur në vitin 2003 filloi projekti ynë i parë, më i vogël, nga ai i tanishëm, për ruajtjen e shkabës egjiptiane, në Bullgari kishte 57 çifte, na rikujton Ivajllo Angellov, i cili përgjigjet për mbrojtjen e natyrës edhe në kuadrin e projektit të ri. Tani kemi 32 çifte, domethënë numri i tyre është ulur me gjysmë. Ndërsa në vitet 80 të shekullit të kaluar kishte mbi 100 çifte shkabash egjiptiane. Rreziqet kryesore për këta shpendë janë helmet, shtyllat elektrike dhe gjahtarët pa leje – nënvizon zoti Angellov. – Shkaba egjiptiane ushqehet me të gjitha llojet e kafshëve të vdekura – me kafshët–viktima të incidenteve automobilistike në rrugë, me insektet e helmuara në tokat bujqësore, me mbeturinat ushqimore në kapicat e plehut. Për këtë shkak në botën e sotme të ndotur ky zog është rrezikuar nga gëlltitja e ushqimit helmues dhe e ushqimeve të tjera të ndotura. Shpendët vuajnë shumë shpesh nga sëmundje, të shkaktuara na grumbullimi i antibiotikëve, pesticideve etj.”
Në plan botëror problemi më i madh për mbijetesën e shkabave janë shtyllat e rrezikshme elektrike. Një pjesë e projektit është mbikëqyrja e rrugëve të migracionit të shkabës egjiptiane, që të konstatohen rreziqet kryesore dhe në këtë mënyrë të mund të eliminohen ato në të ardhmen.
© Foto: BGNES
“Kemi në plan të instalojmë 20 satelite, të cilat do të na japin informacion për rrugët e migracionit dhe për vendet në Afrikë, ku shpendët e kalojnë dimrin. Kjo do të na japë një informacion shumë të vlershëm për shkaqet e vdekshmërisë, sidomos tek shkabat e reja, ku ajo është shumë e lartë. Kur një shkabë vdes, transmetuesi pushon së lëvizuri dhe në këtë mënyrë na jep sinjal për vdekjen e zogut. Ne shkojmë në vendin e vdekjes dhe atje mund të kuptojmë se çfarë është shkaku për vdekjen. Kolegët tanë nga Shoqata për mbrojtje të shpendëve tashmë e aplikojnë këtë metodë për ruajtjen e shqiponjës mbretërore. Nga 14-15 shqiponja mbretërore 6 vdiqën pikërisht për shkak të shtyllave elektrike gjatë dy viteve të para të mbikëqyrjes.”
© Foto: bspb.org
Mbrojtja e kafshëve dhe fëmijëve të pafavorizuar, si dhe promovimi i nismave të ndryshme kulturore, janë thelbësore për përmirësimin e mjedisit jetësor në vendin tonë. Rreth kësaj ideje u bashkuan pianistja e talentuar Nadezhda Canova dhe princesha..
Pikërisht 75 vjet më parë, përkatësisht në vitin 1949, vendi më i madh natyror i dëllinjës së pemës (Juniperus excelsa) në Evropë - "Tisa", që ndodhet rrëzë të malit Pirin, u shpall rezervë. Dëllinja është një specie relikte e mbrojtur jugore, me..
Dhuna dhe bullizmi në shkollë është një problem aktual jo vetëm në Bullgari, por edhe në shumë vende evropiane dhe të tjera. Tetë vjeçari Johan Tansoe, i cili ka lindur në Norvegji, por për rreth një vit studion në një shkollë bullgare në Burgas, u..
Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për..
Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë..
Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori..