Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Lexuesi bullgar shikon të ardhmen e Kosovës në librin e Kalojan Simeonovit

Foto: Zuzana Piptova
Se popujt e Ballkanit e shikojnë veten në një pasqyrë të përbashkët historike, për këtë dëshmojnë faktet dhe ngjarjet e së kaluarës së rajonit. Se ballkanasit e kanë të njëjtën jetën shpirtërore, këtë e kanë studiuar shumë kulturologë vendas dhe të huaj. Sa e çuditshme të jetë që gjuhët ballkanike i ngjajnë njëra-tjetrës, aq kjo është edhe një dukuri reale, madje unike, pohojnë linguistikët. Por faktikisht çfarë e dimë për fqinjët tanë ballkanike dhe si konsiderohen lidhjet tona të përbashkëta? Pse në fund të fundit biem dakord me Evropën që Ballkani është një fuçi baruti? Sepse gjithmonë kthejmë kokë në të kaluarën, e cila na pengon sot që të përfitojmë nga bashkëjetesa shumëshekullore në të ardhmen.

Si një lloj kundërshtimi të kësaj prirjeje të ballkanasve nga shtypi bullgar doli titulli “Kosova – shikim drejt së ardhmes”. Autori Kalojan Simeonov, i cili është doktor i shkencave ekonomike dhe specialist i çështjeve evropiane, solli në tregun bullgar një studim-enciklopedi kushtuar shtetit më të ri në Ballkan – Republika e Kosovës.

Libri “Kosova – shikim drejt së ardhmes”
Libri 650 faqesh u promovua në fillim të muajit shkurt. Botimi i z. Simeonov është i ndarë në disa kapituj. Autori bën një pasqyrë të zhvillimit historik të vendit dhe se si ai u shfaq në kartën gjeopolitike të Evropës. Po ashtu analizon situatën aktuale politike në Kosovë, duke përqendruar vëmendje te bashkësia ndërkombëtare, se çfarë roli luan ajo dhe çfarë ndikim dhe rëndësi ka në zhvillimin e shtetit të ri. Ka pjesë kushtuar rrugëve, në të cilat eventualisht do të niste Kosova në të ardhmen. Sidomos kjo e fundit është shumë e dobishme për lexuesin bullgar, i cili deri tani ishte hasur me Kosovën në botime të përgjithshme ose në disa më vete kushtuar periudhës para pavarësisë. Duke shfletuar librin e Kalojan Simeonovit “Kosova – shikim drejt së ardhmes” lexuesi bullgar ecë me tendencat aktuale andej, i analizon, duke mbështetur në të dhënat e së kaluarës, dhe në fund bëhet vetë autor i dy dekadave të ardhshme në Ballkan.

Kalojan Simeonovi është pedagog i Degës së Studimeve Evropiane pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment i Ohrid” dhe ka përvojë të madhe në përforcimin dhe ndërtimin e institucioneve të vendeve të Ballkanit. Ka qenë në Bosnjë-Hercegovinë, Maqedoni, Mal të Zi, Qipro Veriore. Misionin diplomatik në Kosovë e filloi në vjeshtën e 2009-ës.
Nga pikëpamja gjeografike Kosova është afër Bullgarisë, por ne nuk e njohim fare – pohon Kalojan Simeonov. – Para së të nisem për andej, ende e lidhja vendin me luftë, refugjatë, krim dhe moskuptim. Por gjëja e parë që pashë në rrugë ishin njerëz të rinj me gaz në buzë. Përshtypje më bëri mikpritja e tyre dhe mendimi pozitiv i shqiptarëve ndaj bullgarëve.

Autori u inkurajua për shkrimin e librit “Kosova – shikim drejt së ardhmes”, duke dashur të kuptoj se çfarë u thye në marrëdhëniet midis dy bashkësive – shqiptarët dhe serbët. Ai shqyrton se çfarë lidhje kanë pasur mes njëri-tjetrit qysh prej kohës së Perandorisë Osmane, nxjerr në pah pjesëmarrjen e shqiptarëve në betejën e Fushë-Kosovës të vitit 1389. Kalojan Simeonov shpie lexuesin bullgar në “dy botët paralele të shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë”, ku secila nga bashkësitë e ka historinë e vet, beson në dy “të vërteta” të ndryshme dhe nuk ëndërron të ndajë të një të ardhme të përbashkët.

Motivi kryesor që më shtyri të shkruaj këtë libër ishte vërejtjet e mia mbi marrëdhëniet mes njerëzve – tregon autori. – Se sa lehtë mund t’i prishesh lidhjet me dikë, por vështirësisht mund t’i rivendosesh ato. Prandaj kudo në libër gjenden faqe, të cilat kanë të bëjnë me këtë çështje. Motiv tjetër për të filluar librin ishte fakti që Kosovën nuk e kisha njohur dhe desha t’ua zbuloj lexuesve bullgarë përshtypjet e mia pozitive për këtë vend, i cili përparon me hapa të shpejtë në çdo sferë.

“Kosova – shikim drejt së ardhmes” është një botim konstruktiv, i cili duke qenë në duart e studiuesit, qoftë historian apo politolog, jep analiza të sakta rreth çështjes së Kosovës, marrëdhënieve të saj me Bullgarinë dhe bën pyetje ndaj zhvillimit të skenarit politik në Ballkan. Libri është interesant për t’u lexuar nga çdo që do të informohet për Kosovën e afërt. Në botim janë bashkëngjitur karta gjeografike të vendit, të grupeve etnike etj., ka materiale fotografike të simboleve shtetërore dhe pamje të ndryshme nga Kosova. Kalojani, duke shqyrtuar këto çështje, ka marrë parasysh marrëdhëniet njerëzore. Mesazhi ndaj lexuesve është që ata të shikojnë përtej kufijve të shtetit të vet, të angazhohen me problemet e fqinjëve dhe të binden që e ardhmja e Ballkanit është e sigurt atëherë, kur së shpejti fillojmë të ndërtojmë ura në vend të mureve.

Libri i Kalojan Simeonovit “Kosova – shikim drejt së ardhmes” ia vlen të përkthehet në gjuhën shqipe dhe të vlerësohet nga lexuesit shqiptarë.
По публикацията работи: Anna Kapitanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Java e Librit Ortodoks mbahet në qytetin Varna

Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..

botuar më 24-11-09 6.30.PD

Protesta para Teatrit Popullor “Ivan Vazov” u kthye në trazira para premierës së pjesës “Armët dhe njeriu”

Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..

rinovuar më 24-11-08 12.27.MD

Një ekspeditë polare bullgare eksploroi Kontinentin e Akullit për herë të 33-të

Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..

botuar më 24-11-08 7.30.PD