Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Me rrethe jashtëshkollore do të luftohet agresioni dhe ikja nga shkolla

Foto: BGNES

Nxënësit bullgarë do të mësohen se si bëhet milioni i parë, si drejtohet një hotel, përvetësimin e etiketave dhe se si të sillen në shoqëri, do të shkruajnë skenar për filma, do të kthehen në aktor, fotografë, gazetarë, rejnxhër dhe turli farë gjërash të tjera. Kjo është vetëm një pjesë e vogël nga mbi 20 mijë veprimtaritë jashtëshkollore, të cilët startuan me fillimin e pjesës së dytë të vitit shkollor në më shumë se 1300 shkolla në të gjithë vendin.

Klubet në bazë interesash realizohen në kuadrin e projektit “Shkollë për vetëafirmim dhe përgatitje të horizonteve evropiane” (SUKSES), i cili është në kuadrin e programit operativ “Zhvillimi i resurseve njerëzore”. Mjetet e lëshuara nga Komisioni Evropian në përmasë të 50 milionë euro dhe janë për një periudhë 3 vjeçare. Gjatë vitit të parë janë të përfshira rreth 80 për qind nga shkollat, të cilat kanë të drejtë të kandidojnë në kuadrin e projektit, kurse në mësimet falas do të përfshihen mbi 150 000 nxënës nga klasa e parë deri në klasën e 12. Për këtë se cilat janë qëllimet e projektit, do të mësojmë më shumë nga udhëheqësi i tij dhe ekspert pranë Ministrisë së arsimit, rinisë dhe shkencës, Asen Aleksandrov: Asen AleksandrovAbreviatura SUKSES tanimë është shumë e popullarizuar në të gjithë vendin. Qëllimi i përbashkët është të rimendohet mirë koha e lirë e nxënësve në shkollat shtetërore dhe bashkiake. Mendojmë se në këtë mënyrë do t’u ndihmojmë më tepër atyre nxënësve të cilët kanë nevojë prej një përkrahje specifike. Këta janë fëmijët që nuk shkojnë rregullisht në shkollë ose shfaqin agresion. Përmes formave jashtëshkollore të punës presim të ritet motivacioni i nxënësve për të marrë pjesë në procesin arsimues-edukativ. Motivacioni rritet atëherë, kur bën diçka interesante. Ideja e këtij projekti është t’u propozojë fëmijëve këtë, të cilën ata e duan dhe e pëlqejnë ta bëjnë. Dhe pasi hobeja e tyre realizohet në shkollë, atyre t’u bëhet interesante dhe atëherë do të shkojnë me kënaqësi në shkollë. Nxënësit duhet të zhvillojnë dije suplementare, mjeshtëri dhe kompetenca, që nuk mund të ndodhet gjatë një larmie të tillë veprimtarish. Dhe jo në vend të fundit, qëllimi është të kufizohet numri i fëmijëve të cilët bien paraprakisht nga sistemi i arsimit dhe të fëmijëve të cilët shfaqin agresion.

© Foto: BGNES

Rreth 8 për qind nga fëmijët duan të përvetësojnë dije në fushën e uebdizajnit.

Rreth 15 për qind nga të gjithë nxënësit kanë shfaqur dëshirë të merren me sport. 13 për qind të tjerë kanë shprehur preferenca ndaj veprimtarive, të bashkuar në grupin “Mjeshtëri komunikuese në gjuhën amtare”, të cilët përfshijnë pjesëmarrje në studio teatrale, në shkrimin e gazetës shkollore ose në media elektronike, vjetëri për oratori e të tjera. Rreth 8 për qind nga fëmijët duan të përvetësojnë dije në fushën e uebdizajnit, të bëjnë prezantime të ndryshme multimedial dhe video. Mes preferencat e tyre janë po kështu dhe gjuhët e huaja dhe sipërmarrësi. Sipas Asen Aleksandrovit të gjitha këto veprimtari kanë për qëllim të stimulojnë zhvillimin personal të fëmijëve, të provokojnë shfaqjen e shpikësve, kureshtarëve dhe aventuristëve në shkollë. Nga ana tjetër projekti është një qendër tërheqëse për të gjithë mësuesit, të cilët mendojnë të realizojnë idetë e veta jostandarde për mësimdhënie te nxënësit, është i bindur eksperti. 
Mësuesit do të kenë mundësi të fusin në shkollë ushtrimet e veta të dashura. Ajo me të cilën mund t’i mahnitin nxënësit e vet jashtë mësimeve – tregon eksperti. – Shumë shpesh flasim se si përmbajtja shkollore i ve kufi krijimtarisë së nxënësve. Këtu ata kanë një liri të plotë të cilën ata e duan, të japin mësim në mënyrën të cilën e dëshirojnë. Për këtë janë siguruar përveç mjeteve për pagimin e punës së tyre, por dhe mjete për materialet e domosdoshme. Rreth 40 për qind nga mjetet, të cilat lëshohen mbi projektin, janë për blerjen e materialeve për këto rrethe shkollore. Një dobi tjetër e madhe është se, do të stimulohet reforma në administratën shkollore. Drejtorët e shkollave janë përpara sfidave të prokurimeve publike, monitorimit, drejtimit të projekteve evropiane përmes një sistemi unik elektronik. Njëkohësisht me lëvizjen e këtij projekti, drejtorët do të mësohen se si të drejtojnë mjetet evropiane.

Në kuadrin e projektit është krijuar edhe një sajt i posaçëm uspeh.mon.bg, i cili për javë ka rreth 40 000 vizitorë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Rumjana Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD

Bullgaria është e para në BE që realizoi inteligjencën artificiale të nivelit të lartë në gjuhën e saj

Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..

botuar më 24-11-20 2.59.MD
Ursula von der Leyen

Ekipi i ri i Ursula von der Leyen: a do të arrihet një "marrëveshje paketë" për të miratuar të gjithë komisionerët e BE-së

Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..

botuar më 24-11-20 9.20.PD