Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Marrëveshja ACTA ndezi debatet në hapësirën e internetit

Foto: Архив
Më 11 shkurt të këtij viti dhjetëra mijë bullgarë do të dalin në protesta kundër Marrëveshjes ndërkombëtare ACTA. Rritet moskënaqësia jo vetëm te ne, por dhe në shumë shtete të tjera nëpër botë. Në të njëjtën ditë protesta analoge do të zhvillohen në pothuajse të gjithë Evropën. Një valë të njerëzve të pakënaqur nga marrëveshja do të dalë nëpër rrugët e Belgjikës, Francës, Suedisë, Sllovenisë, Polonisë e shtete të tjera evropiane.

Çfarë përbën ACTA dhe cilat janë frikësimet?

ACTA ose Anti-Counterfeiting Trede Argreement (Marrëveshja e Tregtisë Kundër Falsifikimit) është një marrëveshje ndërkombëtare tregtare për krijimin e normave për mbrojtje të të drejtave të autorit të personave fizikë, të produkteve digjitale dhe shërbimeve. Qëllimi bazë i marrëveshjes është luftë me kontrabandën dhe me shpërndarjen e mallrave të falsifikuara. Vala e moskënaqësisë vjen nga frikësimet, se shkrihen kufijtë midis shkelës së ligjit dhe këmbimit të fajlëve në rrjetin global. Karakteri i përgjithshëm i teksteve fsheh rrezik nën goditjet e ligjit të bien jo vetëm materiale pirate, por dhe internet provajderit e tyre. E thënë me fjalë të tjera, internet furnizuesit do të ndjekin çdo gjë, të cilën e bëjmë në internet. Dhe jo vetëm sërfimin, por dhe rrjetet sociale. Frikësime ka dhe për ndjekjen e korrespondencës. Ndaj valës prej të moskënaqurve u bashkuan bile kompani të mëdha ndërkombëtare. Marrëveshja parashikon pirateria të shpallet për krim. Në këtë mënyrë tërheqja e filmave falas nga interneti për shembull mund të dënohet me burg. Marrëveshja ACTA është firmosur prej 22 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, përfshi dhe Bullgarinë, më 26 janar në Tokio. Ndaj saj tani për tani u aderuan Zvicra, Marok, ShBA, Australia, Kanadaja, Zelanda e Re, Korea Jugore, Meksika, Singapori, Japonia.

Cilat janë reagimet në Bullgari?

Internet përdoruesit bullgarë ishin të befasuar në mënyrë jo të këndshme nga fakti se, Bullgaria ka ratifikuar këtë marrëveshje. Informacion zyrtar nuk kishte, prandaj vala e moskënaqësisë arrin deri në organizimin e protestave në të gjithë vendin. Disa aktivistë e përcaktuan marrëveshjen si pasojë nga ligjet skandaloze amerikane SOPA dhe PIPA, të cilat mund të kufizojnë lirinë e fjalës dhe informacionin në hapësirën e internetit. Akoma më shumë, se deri tani në Bullgari nuk ka pasur një debat shoqëror mbi temën, kurse internet-shoqëria e mëson lajmin nga mediat botërore. Shumë bullgarë frikësohen se, marrëveshja ACTA do të kufizojë të drejtat e përdoruesve në internet.

Cili është qëndrimi i autoriteteve zyrtare?

“Firmosja është me një bojë stilografi simpatik. Në qoftë se nuk e përsërisim me të vërtetë deri në vitin 2013, nuk hyn në fuqi”, në mënyrë metaforike e përshkroi situatën me marrëveshjen ministri i ekonomisë Trajço Trajkov në një intervistë televizive. Pavarësisht se Bullgaria e ka firmosur Marrëveshjen ACTA, dokumenti duhet të ratifikohet nga Parlamenti bullgar. Përpara kësaj do t’i nënshtrohen debatit shoqëror. Ekspertët nga dikasteri ekonomik pohojnë se, marrëveshja nuk imponon ndryshime në ligjet bullgare për të drejtën e autorit, si dhe këto në Bashkimin Evropian. “Stuhi në një gotë uji”. Kjo u shpërnda në mendimin e mediave nga shefi i “krimeve kompjuterike” në Drejtorinë e përgjithshme për luftë me kriminalitetin e organizuar Javor Kolev. Sipas tij, marrëveshja është e drejtuar para së gjithësh drejt faqeve të internetit, të cilat propozojnë mallra të falsifikuara, dhe jo ndaj konsumatorëve të zakonshëm. Ai mendon se, vala e protestave është e inspiruar nga kompanitë e mëdha telekomunikuese, të cilat kanë interesa të caktuara në degë.

Cila është pozita e Bashkimit Evropian?

Akoma përpara se të ratifikohet Marrëveshja ACTA, 27 shkencëtarë prijës nga Britania e Madhe, Belgjika, Gjermania, Holanda e vende të tjera, shprehën qëndrim se, dokumenti nuk u përgjigjet krejtësisht normave juridike në Bashkimin Evropian. Vala e moskënaqësisë, e cila ka përfshirë gjatë këtyre ditëve një masë të madhe të përdoruesve të internetit, e detyroi Komisionin Evropian të dalë me publikim i cili përmban 10 mite për ACTA. Kurse raportuesi kryesor mbi temën në Bashkimin Evropian u tërhoq. Akoma më shumë – hakerë sulmuan sajtin e Parlamentit Evropian pikërisht në ditën kur u firmos marrëveshja. Ndërkohë organizatat qytetare në Bashkimin Evropian mblodhën mbi 1 milionë firma me apel ndaj deputetëve evropianë të mos të pranojnë ACTA. Tani për tani “faqja” mbetet e hapur dhe do të plotësohet prej debateve, protestave, mitingjeve, mendimeve, pozitave zyrtare dhe jozyrtare.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Kolazh: Vergil Mitev
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD

Bullgaria është e para në BE që realizoi inteligjencën artificiale të nivelit të lartë në gjuhën e saj

Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..

botuar më 24-11-20 2.59.MD
Ursula von der Leyen

Ekipi i ri i Ursula von der Leyen: a do të arrihet një "marrëveshje paketë" për të miratuar të gjithë komisionerët e BE-së

Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..

botuar më 24-11-20 9.20.PD