Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bezbog – një vend i paharrueshëm, lart në malin Pirin

Foto: Allbena Bezovska

Le të përfytyrojmë se keni zgjedhur Bansko, Dobrinishte ose fshatin Banja, të cilat ndodhen në malin Pirin, ku të kaloni pushimet tuaja. Pa dyshim do të shijoni burimet e ngrohta minerale, pishinat e mbuluara dhe ato në të hapur, spa procedurat. Nuk mund të mos provoni dhe të gjitha çudirat e kuzhinës kombëtare në këtë krahinë të Bullgarisë. Në qoftë se e doni malin, ju presin dhjetëra itineraret, pavarësisht nëse është verë dhe dimër. Një prej vendeve më piktoreske në këtë rajon është maja Bezbog.

Nga Dobrinishte ka një teleferik, i cili do t’ju çojë në 2 236 metra mbi nivelin e detit, afër Liqenit të Bezbogut. Mos e harroni fotoaparatin tuaj, sepse do të shihni pamje të jashtëzakonshme. Në qoftë se është verë, do të zhyteni në një gjelbërim të pafund. Teleferiku ndalon shumë afër shtëpisë malore “Bezbog”. Nga atje fillon shtegu kryesor drejt majës Bezbog, i cili dredhon drejt liqenit Popova Kapa (Kapela e priftit). Nga shtëpia malore mund të niseni edhe për Kremenskite ezera (Liqenet e Kremenit), drejt majave Xhangall dhe Strazhite (Rojat). Por madje të mbeteni tërë ditën në livadhe, do ta mbani mend këtë shëtitje për gjithmonë.

© Foto: bg.wikipedia.org

Shtëpia malore “Bezbog”

Shtëpia malore “Bezbog” është ndërtuar në vazhdim të dhjetë vjetëve. Ndërtimi i saj përfundoi në vitin 1981. Ajo disponon pesë kate, dhoma të vogla, apartamente, një kantinë të madhe. Njëra prej kateve u meremetua para pak kohe. Nga dritaret e shtëpisë malore shihet liqeni dhe maja – nga njëra anë, kurse nga ana tjetër shihen vendbanimet e zhytura buzë malit Pirin. Shumë legjenda rrëfejnë për këtë vend. Sipas njërës prej tyre zoti Perun (ndoshta ky është emri i parë i malit Pirin) kishte një vajzë të bukur, e cila banonte afër Samodivskite ezera (Liqenet e shtojzovalleve) Afër banonte dhe zoti Bes – shumë i keq, i cili donte ta rrëmbente vajzën. Pasi mësoi për këtë, vëllai i saj Xhangall vrau Besin në një majë dhe e mbuloi me gurë. Nga atëherë vendi e ka emrin “Bezbog”, domethënë “Pa zot”, kurse gurët e grumbulluar na rikujtojnë për atë që ka ndodhur. Një legjendë tjetër na rrëfen se në kohërat e vështira njerëzit kanë këlthitur: “Ky vend është pa zot!” Mirëpo sot, po të gjendeni ndër këtë bukuri, nuk mund të mos thoni: “Vetëm Zoti mund ta krijojë këtë!”

Mu pranë liqenit ndodhet dhe shtëpia e vogël malore “Te xha Sllave”, siç quhet dhe xha Sllave pronari i saj. Shtëpia malore vizitohet nga shumë turistë të huaj. Më shumë janë ata nga Austria, Franca dhe Suedia. Ka dhe gjermanë, rusë dhe kuptohet bullgarë. Mund të lexoni fjalë shumë të bukura për këtë shtëpi malore në forumet e internetit. Ndër vizituesit e shtëpisë malore ka dhe shumë personalitete të njohura – politikanë, muzikantë, aktorë. Bukuritë e kësaj pjese të malit Pirin, shtëpia malore e xha Sllave – e gjithë kjo është përshkruar në hapësirën e internetit, por në vend që të lexoni, është më mirë të provoni vetë çajin e shijshëm prej bimësh mjekësore dhe mjaltin e jashtëzakonshëm prej pishe. Ju ftojmë gjithashtu të provoni rakinë, verën dhe gjellët vendase bashkë me shokët tuaj. Ju presim!

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografi: Allbena Bezovska

По публикацията работи: Allbena Bezovska


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Lumi Jantra tregon histori: kajak midis mrekullive shkëmbore dhe tuneleve të gjelbra

Lumi Jantra buron në malin Stara Pllanina në një lartësi nga 1220 m mbi nivelin e detit dhe rrjedh në veri, duke gjarpëruar nëpër lugina dhe gryka piktoreske. Rrjedha e lumit kalon përmes qyteteve Gabrovo dhe Veliko Tërnovo. Pak para se të derdhet në..

botuar më 24-12-15 9.25.PD
Foto: Shoqata

Një udhëtim me Plakun e Krishtlindjeve dhe Borëbardhën – magjia dimërore me trenin e Rodopeve me binarë të ngushtë

Këtë vit, udhëtimi tradicional i Krishtlindjeve me trenin e Rodopeve me binarë të ngushtë do të zhvillohet më 22 dhjetor, tha për BNR-Bllagoevgrad, Kristijan Vaklinov , themelues dhe kryetar i shoqatës "Treni i Rodopeve me binarë të ngushtë". Gjatë..

botuar më 24-12-15 8.30.PD

Në Sofje u dhanë çmimet e turizmit ballkanik

Liderët e turizmit nga Bullgaria, Greqia, Kosova dhe Maqedonia e Veriut u nderuan nga edicioni i 10-të i forumit ndërkombëtar Balkan Awards of Tourism Industry 2024. Ceremonia u zhvillua në Sofje më 5 dhjetor. Kalaja Kaleto në komunën e Bellogradçikut..

botuar më 24-12-11 11.48.PD