Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Paratë e emigrantëve – më shumë nga investimet e huaja

Sipas statistikës evropiane gjatë vitit 2010 bullgarët, që punojnë jashtë shtetit, kanë transferuar në vend zyrtarisht 760 milionë euro.
Foto: arkiv
Emigrantët bullgarë po bëhen investitorët më të mëdhenj në ekonominë e vendit. Sipas të dhënave të Bankës Popullore Bullgare deri në fund të muajit tetor në Bullgari kanë hyrë 680 milionë euro. Pritet që për tërë vitin e kaluar shuma të tejkalojë 760 milionë euro. Kështu transferimet e emigrantëve tejkalojnë madje investimet e drejtpërdrejta të huaja, të cilat kanë hyrë në vend në vitin 2011, dhe janë vetëm 740 milionë euro. Në fakt kjo nuk është shuma përfundimtare e parave, të dërguara nga bashkatdhetarët tanë në atdhe. Meqenëse statistika nuk përfshin kanalet më të përhapura dhe të preferuara nga gastarbajterët – ato jozyrtare. Këto janë paratë e dërguara nëpërmjet miqve dhe të njohurve, të cilët udhëtojnë deri në Bullgari. Të dhënat e Bankës Popullore tregojnë se paratë e dërguara nga punonjësit bullgarë jashtë shtetit rriten me 8.4 për qind në vit. Sipas informacionit zyrtar më shumë se 1,2 milionë bullgarë jetojnë dhe punojnë jashtë.

Për rolin gjithnjë e më të madh të parave të emigrantëve në ekonominë bullgare flasin dhe të dhënat e statistikës evropiane. Gjatë vitit 2010 bullgarët, që punojnë jashtë shtetit, kanë transferuar në vend zyrtarisht 760 milionë euro. Kështu Bullgaria radhitet në vendin e katërt në BE. Mirëpo, nga ana tjetër, Bullgaria ka humbur 5.4 për qind prej Prodhimit të Brendshëm Bruto për shkak të bullgarëve jashtë, të cilët punojnë për ekonomitë vendase. Thënë me fjalët të tjera, nga imigrimi ekonomik vendi ynë ka humbur afro 1 miliard euro në vit. Këtë e konstaton raporti vjetor i Komisionit Evropian për punësimin në BE. Statistika evropiane tregon dhe të dhëna të tjera të lidhura me Bulgarinë. Del se 7 për qind e popullsisë bullgare të aftë për punë punon jashtë. Lajmi i mirë është se fluksi i refugjatëve drejt vendeve evropiano-perëndimore po ulet. Kështu migracioni bullgar i punës ka ulur me 18 për qind.

Të dhënat e shërbimit statistikor evropian koincidojnë edhe me informacionin e Institutit Kombëtar të Statistikave. Statistika konstaton kthim të emigrantëve nga vendet e BE-së. Shkaqet janë lidhur me kufizimin e tregut të punës. Mirëpo këtu kriza u përket shumë sektorëve të ekonomisë dhe është vështirë të gjeni një punë të mirë. Përveç kësaj pagat në Bullgari janë disa herë më të ulëta nga të ardhurat mesatare në BE. Kjo i bën shumë prej emigrantëve ta kalojnë dimrin këtu dhe pastaj të kërkojnë përsëri punë jashtë atdheut. Megjithë punën e rëndë kurbetçinjtë bullgarë nuk duan të mbeten në vendlindje. Njëri shkak është paga më e ulët. Tjetri është lidhur me kushtet e punës dhe jetesës, sidomos në qytetet e vogla dhe në fshatra. Më shumë emigrantë ka në Spanjë, Gjermani, Itali, Greqi dhe Britaninë e Madhe. Bullgarët atje punojnë kryesisht në sferën e shërbimeve, në hotele, në fushën e ndërtimit, tregtisë dhe bujqësisë. Sipas Institutit për studime ekonomike 60 për qind prej punonjësve në Spanjë kanë banesë të vet, kurse afro tri të katërta nuk duan të kthehen në Bullgari. E njëjta gjë mund të thuhet dhe për Italinë, ku ndodhet një prej komuniteteve më të mëdha bullgare. Gjysma e bullgarëve atje nuk duan të kthehen në atdhe. Dhe meqenëse flasim për parat e emigrantëve, duhet të themi se më shumë mjete financiare për të afërmit kursejnë punonjësit në Itali. Ata u dërgojnë familjeve të tyre në Bullgari mesatarisht rreth 190 euro në muaj. Ndërkaq po vëzhgohet ulje e parave të emigrantëve nga SHBA-ja dhe Kanadaja, sepse jeta atje është e shtrenjtë dhe mbeten gjithnjë e më pak para për të afërmit në atdhe.

Në të njëjtën kohë të rinjtë e arsimuar bullgarë mendojnë se perëndimi është vendi, ku mund të realizohen si specialistë dhe të bëjnë karrierë. Emigrimi i specialistëve bullgarë është procesi më i dhimbshëm për ekonominë bullgare. Bullgaria vazhdon të luajë rolin e donatorit të kuadrove me kualifikim të lartë për shtetet evropianoperëndimore. E ripohojnë dhe të dhënat e Eurostatit. Sipas statistikës evropiane 70 për qind e të rinjve në Bullgari janë vendosur për t’u realizuar jashtë.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dobrin Ivanov

Punëdhënësit kërkuan nga Gjykata e Lartë Administrative ngrirjen e pagës minimale

Punëdhënësit po kundërshtojnë në gjykatë rritjen e pagës minimale. Asociacioni i Kapitalit Industrial në Bullgari njoftoi se paraqitën një ankesë në Gjykatën e Lartë Administrative. Rreth 430 000 njerëz në vend marrin pagën minimale. Ka dy arsye për..

botuar më 24-11-06 12.05.MD

Hesus Kabajero është "Menaxheri i Vitit" në Bullgari për vitin 2024

Nëse kriza politike vazhdon, përfitimet e humbura do të arrijnë një prag nga i cili biznesi bullgar në mënyrë të pakthyeshme do të fillojë të humbasë aftësinë konkurruese për shkak të deficiteve në rritje në arsim, kujdesin shëndetësor,..

botuar më 24-11-05 10.01.PD
Llëçezar Bogdanov

Instituti për Ekonominë e Tregut bën thirrje për një deficit buxhetor nën 3%

Ne po shkojmë drejt opsionit që të mos kemi një buxhet të miratuar shpejt për vitin 2025, tha për BNR Llëçezar Bogdanov, kryeekonomist nga Instituti për Ekonominë e Tregut. Gjatë prezantimit të opsionit alternativ të institutit për buxhetin e shtetit,..

botuar më 24-11-04 11.51.PD