Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ministrja e re e drejtësisë Diana Kovaçeva paraqiti prioritetet e saj

Ministrja Kovaçeva planifikon reformë në sistemin gjyqësor.
Foto: BGNES
Një muaj pas emërimit në punë, ministrja e re e drejtësisë Diana Kovaçeva paraqiti prioritetet e saj. Ajo zëvendësojë në postin Margarita Popovën, e cila u zgjodh zëvendëspresidente në zgjedhjet presidenciale gjatë muajit tetor 2011. Raporti i korrikut për Bullgarinë dhe 3 ligje kyçe për reformën gjyqësore do të jenë në fokusin e ekipit të saj. Sipas fjalëve të ministres Kovaçeva ekipi i saj do të vazhdojë të punojë mbi prioritetin kryesor – Strategji për vazhdimin e reformës gjyqësore. Dokumenti u pranua përpara një viti të gjysmë dhe i angazhoi të gjitha institucionet nga sistemi gjyqësor për arritjen e qëllimit të përbashkët – rritjen e efikasitetit të saj.

Sipas Diana Kovaçevës një detyrim i Ministrisë së drejtësisë është të ndjekë për kryerjen e angazhimeve mbi të. Ndërsa përgjegjësia – perspektiva evropiane e Bullgarisë. Drejtoria për bashkëpunim me Komisionin Evropian në kuadrin e Mekanizmit për bashkëpunim dhe kontrollim në fushën “Drejtësi dhe rend të brendshëm” përgatitë informatë, mbi të cilën Brukseli vlerëson vendin tonë. Bullgaria monitorohet nga Komisioni Evropian mbi këtë mekanizëm nga aderimi në Bashkimin Evropian gjatë vitit 2007 deri tani. Rezultatet llogariten për vit në raportin teknik të KE-së gjatë muajit shkurt dhe në raportin vjetor – gjatë muajit korrik për përparimin e vendit.

“Si një njeri i cili vjen nga sektori civil, unë jam përkrahëse e idesë, se duhet të ketë të dhëna të formuluara qartë, konkretisht dhe të përgatitura pozitivisht për rezultatet. Prandaj i lejova vetes një ndryshim të vogël në mënyrën e përgatitjes dhe të dhënies së informatës ndaj Brukselit – duke krijuar një grup për punë intensive me përfaqësuesit e të gjitha institucioneve – gjykata, prokurori, Këshilli i lartë gjyqësor, Komisioni për konflikt të interesave e të tjera. Përveç kësaj, kështu do të ketë dhe transparencë më të madhe. Grupi mblidhet një herë në dy javë dhe bile dhe më shpesh, që të shqyrtojë dhe të formulojë arritjet bazë të vendit, si dhe të punojë mbi atë që nuk është arritur. Qëllimi është që Bullgaria të informojë Brukselin qartë dhe kategorikisht për arritjet e veta. Shpresoj në rezultate shumë të mira. Mbi raportin e shkurtit të Komisionit Evropian për përparimin e vendit, informata për atë që është arritur nga vendi tanimë është dërguar Komisionit Evropian. Por për ne është me një rëndësi të madhe të përqendrohemi mbi raportin e korrikut të Komisionit Evropian. Sepse në të, do të vlerësohet përparimi i Bullgarisë jo thjesht për disa muajit e ardhshëm, por për një periudhë 5 vjeçare.”

Sipas Diana Kovaçevës, detyra bazë e Ministrisë së drejtësisë sa i përket reformës gjyqësore është lidhur me përgatitjen e kornizës normative dhe të ndryshimeve në 3 ligje kyçe me prioritet: Kodi penal, Ligji për pushtetin gjyqësor dhe Kodi administrativo-penal. “Në vend të parë është Kodi Penal, sepse një ligj i tillë nuk bëhet çdo ditë. Kodi është që nga viti 1968. Me fjalë të tjera, ai është i vjetërsuar mjaft, shumë shpesh ndryshohet “me copë” – rikujtoi ministrja Kovaçeva. Pikërisht prandaj deri në fund të shkurtit duhet të jetë gati projekti për Kod të ri penal. Pas kësaj do t’i bëhet një vlerësim përkatësisë të rregulloreve në projekt me standardet ndërkombëtare dhe evropiane dhe do ta shqyrtojmë publikisht. Unë shpresoj që projekti të jetë i mirë dhe të paraqitet për diskutim dhe miratim në Kuvendin Popullor deri në fund të vitit.”

Sa për Ligjin për pushtetin gjyqësor, ai është një nga shpesh të ndryshuarit, por kyç duke pasur parasysh kërkesës për transparencë gjatë emërimeve në punë në sistemin gjyqësor. Përpara 10 ditëve ministrja Kovaçeva shqyrtoi temën me organizatat civile dhe deri në fund të muajit prej tyre të japin propozim me paketë prej masave për rritjen e transparencës.
“Për ne një prioritet i jashtëzakonshëm është krijimi i procedurave transparente për nominimin dhe zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës së ardhshme të lartë penale. Jo thjesht për emërim, por për nominim. Sipas nesh, duhet të garantohet një transparencë e mjaftueshme dhe publicitet të zgjedhjes. Kështu që në organin e lartë, me të vërtetë të hyjnë profesionalistë. Ky është një angazhim, të cilin e marrim përsipër bashkërisht me organizatat civile dhe Kuvendin Popullor. Dhe shpresojmë kjo të bëhet fakt me nominimet dhe zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të ardhshëm të lartë gjyqësor, me projektin për ndryshim të Ligjit për pushtetin gjyqësor.”

Mes prioriteteve me rëndësi në luftimin e kriminalitetit të organizuar dhe korrupsionit është dhe Ligji për konfiskimin civil. Sipas ministres Kovaçeva marrja e pronësisë me një prejardhje të paqartë duhet të jetë me vlerë mbi 125 mijë euro.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dr. Asja Konsullova

Bullgaria i bashkohet një rrjeti evropian për trajtimin e kancerit

Bullgaria i bashkohet konsorciumit evropian të qendrave kombëtare për trajtimin e kancerit. Para BNR-së, dr. Asja Konsullova theksoi se për këtë është punuar për shumë vite, “sepse pacienti bullgar meriton të trajtohet në një qendër kanceri dhe në..

botuar më 24-07-08 5.03.MD

Për çfarë është dhe kujt i duhet një vizë e tipit A?

Në një seri materialesh do t'ju tregojmë për vizat që kërkohen për qëndrim dhe kalim tranzit përmes Bullgarisë, si dhe për qytetarët e të cilave shtete kanë nevojë për to. Siç dihet, nga 31 mars 2024, Bullgaria është pjesë e zonës Shengen nga ajri dhe..

botuar më 24-07-08 7.20.PD
Shkaba Egjiptiane

Dy shkaba egjiptiane u çelën në Rodopet

Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve njoftoi mbarështimin e parë të suksesshëm të një shkabe egjiptiane në natyrë në vendin tonë. Zogu konsiderohet si specia më e rrezikuar në Gadishullin Ballkanik. Zogu femër, i quajtur Izi, u çel dhe u rrit..

botuar më 24-07-07 1.53.MD