Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qeveria bullgare ngrin përkohësisht projektet për parqe diellore dhe gjeneratorë të erës

Energjia elektrike prodhuar nga parqet e erës dhe të diellit është me çmime më të larta
Foto: BGNES
“Jemi me shpresë, se do të bëjmë ekonominë bullgare më efektive, më moderne, më fitimprurëse”. Këtë e deklaroi në emër të qeverisë kryeministri Bojko Borisov gjatë një takimi organizuar nga Dhoma Tregtare Amerike. Pjesëmarrësit diskutuan “Stimujt të rritjes ekonomike, teknologjitë e reja dhe studimet shkencore në Bullgari gjatë vitit 2012”.

“Investitorët më të rëndësishëm janë ata, që hapin vende të reja të punës dhe prodhojnë mallra për eksport”. Kështu zoti Borisov tregoi prioritetet në tërheqjen e investimeve të huaja. Interesi i investitorëve në Bullgari vitet e fundit përqendrohet mbi burimet përtëritëse energjetike. Energjia elektrike prodhuar nga parqet e erës dhe të diellit është me çmime më të larta, dhe për këtë arsye projekte të tilla nuk do të stimulohen. Bullgaria mori përsipër angazhimin, që deri në vitin 2020 afro 20 për qind nga energjia e prodhuar të sigurohet nga burime përtëritëse energjetike. Për shkak të çmimeve të larta të kapaciteteve prodhuese, si bateri dhe helika të erës, që prodhohen në vende të tjera, jo në Bullgari, vendi do të ngrijë përkohësisht ndërtimin e parqeve të energjisë diellore dhe të erës. Sipas kryeministrit vendi shfaq një interes më të madh ndaj biomasës dhe hidrocentraleve. Aktualisht si sektorë me perspektivë më të madhe të ekonomisë bullgare dallohen bujqësia, turizmi dhe industria.

Kryeministri Bojko Borisov theksoi, se ka shtete, që shumë shpejtë dhe në mënyrë efektive realizojnë reformat. Në të njëjtën kohë ka edhe shtete të tilla, që presin shpëtim nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe nga fonde të tjera. Lidhur me këtë ai theksoi: “Bullgaria preferoi të jetë në grupin e shteteve të disiplinuar, të cilat nuk presin ndihma. Prandaj edhe në Bruksel mbrojmë paktin e stabilitetit financiar, sidomos për respektimin e deficitit nga 3 për qind dhe të tavanit të borxhit nga 60 për qind. Për nga treguesit financiarë për vitin 2011, Bullgaria është ndër tri shtetet më të disiplinuara në mbarë Evropën. Atë, që tani duhet të bëjnë shumë shtete evropiane, Bullgaria e arriti. Prandaj shpresojmë, se që këtu do të fillojë rritja e saj ekonomie. Dhe përderisa qeveria e partisë GERB do të jetë në pushtet, deficiti buxhetor prej 3 për qind do të ruhet. Për më tepër do të vazhdojmë reformat dhe shkurtimet në ato sfera, ku nuk ka efektivitet ekonomik.”

Ministri i ekonomisë, energjetikës dhe turizmit Trajço Trajkov në diskutimin e tij e vuri theksin mbi industrinë bullgare: “Për 9 muajit e parë të vitit 2011 kishim një rritje ekonomike nga 1.6 për qind dhe një rritje industriale nga 4.2 për qind. Kjo u detyrohej ndërmarrjeve që aplikojnë teknologjitë e reja, investojnë kapitale dhe kështu krijojnë vende të reja të punës. Për vitin e kaluar të ardhurat nga turizmi në Bullgari arritën 3 miliard euro. Në të njëjtën kohë eksporti i metaleve të zeza dhe me ngjyra ishte 2.7 miliard euro. Kështu që eksporti i metalurgjisë iu barazohej të ardhurave nga turizmi. Te autosorsingu u shënua një rritje brenda 5 viteve të fundit nga 20 deri në 40 herë në të ardhurat dhe në numrin e të punësuarve. Kështu që të gjitha ato sektorë meritojnë vëmendjen tonë.”

Si dega me prioritet për Bullgarinë ministër Trajkov caktoi elektronikën dhe elektroteknikën, farmaceutikën, industrinë e ndërtimit të makinave, industrinë kimike, eko-teknologjitë dhe teknologjitë për sferën e shëndetësisë. Sektori i minierave gjithashtu do të zhvillohet me prioritet, sepse vendi disponon kushte, tradita dhe struktura të përshtatshme për këtë. Sipas ministrit Trajkov Bullgaria nuk mund të zhvillojë vetëm dega industriale, që kanë nevojë për kuadro me kualifikim të lartë. Bullgaria duhet të zhvillojë edhe sektorë me vlerë të lartë të shtuar, ku do të punojnë kuadro me kualifikim më të ulët.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Stanisllav Popdonçev

Biznesi është i shqetësuar se kriza politike po pengon zhvillimin e vendit

Prioritetet kryesore të biznesit – anëtarësimi në Eurozonë dhe Shengen me bazë tokësore, mbeten në plan të dytë. Ata janë motorët që mund t'i japin një shtysë ekonomisë dhe mungesa e një qeverie të rregullt i pengon ato të arrihen, tha për BNR..

botuar më 24-11-12 10.45.PD

“Lukoil” mohoi se është duke negociuar me një konsorcium për shitjen e rafinerisë në Burgas

Pas publikimit në "Financial Times" se kompania ruse "Lukoil" po përgatitet t'i shesë rafinerinë në Burgas të Bullgarisë një konsorciumi kataro-britanik deri në fund të vitit, kompania lëshoi një qëndrim zyrtar. Në një letër për mediat, pronari i rafinerisë..

botuar më 24-11-07 3.09.MD
Vlladimir Malinov

Ministri i еnergjisë mësoi nga mediat për shitjen e “Lukoil Neftohim Burgas” nga kompania ruse

Ministri në detyrë i еnergjisë, Vlladimir Malinov, njoftoi në një konferencë se as ai dhe as Ministria e Energjisë nuk kanë informacion për shitjen e Lukoil Neftohim Burgas. Dje, Financial Times, duke cituar burimet e veta, raportoi se gjigandi rus i..

botuar më 24-11-06 5.37.MD