OKB-ja shpalli 2011-ën Vitin Ndërkombëtar të Pyjeve. Qëllimi i nismës ishte që të rritet informimi shoqëror lidhur me rolin kyç të pyjeve gjatë formimit të veçorive të klimës dhe të karakteristikave të mjedisit të planetit. Roli i tyre konsiderohet jo vetëm si “fabrika për oksigjenin”, por edhe si faktor për pakësimin e oksidit të karbonit dhe të gazeve serë. Pyjet janë në dobi të formimit të burimeve ujore të Tokës. Dihet që dy e treta e llojeve të bimëve dhe të kafshëve i kanë habitatet e tyre në pyje. Kjo i bën banka më e madhe e shumëllojshmërisë biologjike në botë.
Në fund të këtij viti lajmin e mirë për pyjet e Bullgarisë na solli agjencia statistikore evropiane EUROSTAT, ku vendi ynë bashkë me Letoninë kanë shënuar rritjen më të madhe të fondit e tyre pyjor në periudhën 2000-2010. Vlera e kësaj rritjeje është 10 për qind. Mesatarisht tempi i regjistruar në mbarë Bashkimin Evropian është 2 për qind. Katër vende shënuan rritje të konsiderueshme të territoreve pyjore – mbi 400 mijë hektarë. Këto janë Bullgaria, Franca, Italia dhe Zvicra. Gjatë dekadës së fundit lëndët prej druri në Bullgari janë duke u rritur me 14 mln metra kub në vit. Vendi ynë është i pari edhe në një klasifikim tjetër, atë të pjesës së pyjeve që janë prona publike – mbi 80 për qind. Mirëpo, ndërkohë Bullgaria zë vendin e pestë për sa i përket asgjësimit të territoreve pyjore nga zjarret. Të dhënat janë të cituara nga Koalicioni civil kombëtar “Natyra për njerëzit dhe rajonet”. Ai bashkon bashkitë që zhvillojnë turizmin e skijimit në vend.
Pyjet e Bullgarisë zënë afërsisht një të tretën e gjithë territorit të vendit dhe janë të shtrira kryesisht në male. Fondi ynë pyjor dallohet me një larmi të madhe të drurëve halorë dhe gjetherënës. Edhe një gjë tjetër – Bullgaria është mes vendeve të pakta në Evropë, ku ende mund të gjenden drurë mijëvjeçarë.
Sipas Stefan Avramovit nga Fondacioni bullgar “Larmia biologjike” rritja e regjistruar nga EUROSTAT-i ka të bëjë më tepër me procese të rastit, sesa me politikë të qëllimshme. “Gjatë dekadave të fundit hapësira të mëdha të tokave bujqësore jo prodhimtare dhe të lëna u mbollën vetë. Sot me qëllim ato drejtohen nga fondi bujqësor ndaj atij pyjor, sqaron z. Avramov. – Realisht me të vërtetë ka rritje të fondit pyjor, por këto janë pyje shumë të reja. Një pyll i moshës 5-10-20 vjeç nuk mund të krahasohet me pasurinë biologjike të pyllit 200 vjeçar. Për mendimin tim nuk ka për çfarë të gëzohemi, sepse pyjet shumëshekullore në vend janë duke zhdukur. Kështu u asgjësua në pjesë e madhe e pyjeve të ahut në perëndim të malit Ballkan. Prihen pyje shumëshekullore edhe në rajonin e malit Stranxha, Bullgari Juglindore, kudo në vend. Andej pyje të këtilla mund të rriten vetëm pas disa qindra vitesh. Ne disa herë propozuam që me ligj të ruhen këto pyje të ahut, por nuk gjetëm mirëkuptim nga Agjencia ekzekutive të pyjeve. Për momentin të mirëmbajtura janë pyjet e territoreve të mbrojtura dhe ato që janë në të ashtuquajturat “pishina e mbyllura”. Këto janë pyje të pakalueshme dhe prandaj nuk janë të prera prej 30-50-100 vitesh, edhe më shumë.”
Zoti Stefan Avramov jep për shembull Rumaninë, e cila është në përgatitje të ligjit për mbrojtje të pyjeve të virgjëra në sipërfaqen prej 2 500 metrave katrorë. Mbrojtësit bullgarë të natyrës janë njëzë që në krahasim me shumicën e masiveve pyjore në Evropë, në përgjithësi pyjet në Bullgari janë mes më të kultivuarave dhe të ruajturave, Neli Arabaxhieva nga Organizata “Ballkani i Gjelbër” foli për përshtypjet e saj.
“Kam parë pyje në Evropën Perëndimore, të cilat nuk duken ashtu si është pamja e pyjeve bullgare. Duket kur një pyll është i mbishfrytëzuar, d.m.th. i kultivuar vetëm me qëllim komerciale. Ky pyll është i mbjellë parregullisht, drurët janë sikur të vendosur në një varg të mbjellash bujqësore, si një fushë me domate. Pyjet tona janë të mrekullueshme – një sistem i gjallë ekologjik. Në shumë pyje lejohet prerja, por kjo prerje duhet të jetë e matur. Atëherë pylli është i gjallëruar në çdo milimetër. Sa më natyral është një pyll, aq më mirë.”
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Fotografi: imagesfrombulgaria.com
Më 16 shkurt 2025 bëhen 127 vjet nga botimi i buletinit të parë të Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA), të nënshkruar nga drejtori i parë i saj Oskar Iskander. Agjencia u krijua në vitin 1898 me një dekret të Princit Ferdinand I, i modeluar sipas Agjencisë..
Më 16 shkurt Radio Bullgaria feston 89 vjetorin e saj. Gjatë gjithë këtyre viteve, media jonë shumëgjuhëshe ka qenë jo vetëm një kanal informacioni, por ka krijuar një lidhje të paçmuar me audiencën tonë në mbarë botën. Sot Radio Bullgaria ofron përmbajtje..
Pak ditë më parë, zogu i parë i pelikanit dalmat (Pelecanus crispus) i këtij sezoni u çel në zonën e mbrojtur Kalimok - Brëshlen pranë qytetit të Danubit, Tutrakan , njoftoi Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve "BirdLife Bulgaria". Prindërit e tij..
Pak ditë më parë, zogu i parë i pelikanit dalmat (Pelecanus crispus) i këtij sezoni u çel në zonën e mbrojtur Kalimok - Brëshlen pranë qytetit të Danubit,..
Më 16 shkurt Radio Bullgaria feston 89 vjetorin e saj. Gjatë gjithë këtyre viteve, media jonë shumëgjuhëshe ka qenë jo vetëm një kanal informacioni, por ka..
Më 16 shkurt 2025 bëhen 127 vjet nga botimi i buletinit të parë të Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA), të nënshkruar nga drejtori i parë i saj Oskar..