Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Përfundoi pjesëmarrja ushtarake bullgare në Irak

Për tërë periudhën që nga viti 2003 deri në fund të vitit 2008, Bullgaria ka marrë pjesë në operacionin ndërkombëtar me 11 kontingjente me gjithsej 3 367 veta dhe dha gjithsej 13 viktima.
Foto: EPA/BGNES
Më 27 dhjetor u mbushën tetë vjet nga sulmi kundër bazës së parë të kontingjentit ushtarak bullgar në Irak – “India”. Gjatë këtij sulmi, pas shpërthimit të një kamioni-bombë vdiqën pesë ushtarakë bullgarë, kurse 27 të tjerë u plagosën. Disa ditë para këtij përvjetori të trishtuar – më 21 dhjetor 2011 në Bullgari u kthyen dy oficerët e fundit bullgarë, të cilët zbatonin detyra në misionin trajnues të NATO-s në Irak. Kështu prania ushtarake bullgare në Irak përfundoi. Në fund të vitit, që po shkon, ky u bë rast për akoma një bilanc.

Në fakt që nga muaji mars i vitit 2005, kur Bullgaria u përfshi në misionin trajnues të NATO-s, prania e saj ushtarake në Irak ishte modeste, me gjithsej 25 oficerë në procesin e ndërtimit dhe përgatitjes së institucioneve irakiane të sigurimit. Tërheqja në atdhe e dy instruktorëve të fundit nuk mund të konsiderohet si një akt i njëanshëm i Bullgarisë, sepse koincidoi me tërheqjen e ushtarakëve të fundit amerikanë. Qëndrimi i tyre në Irak deri në momentin e fundit ishte më tepër një shenjë solidariteti me misionin trajnues të NATO-s.

Mirëpo deri në vitin 2005 prania ushtarake bullgare në Irak ishte mjaftë serioze. Që nga viti 2003, në vazhdim të dy vjetëve, në misionin e Forcave shumëkombëshe në Irak morën pjesë pesë batalione këmbësorie. Në çdo prej tyre morën pjesë deri në 500 ushtarakë sipas parimit të rotacionit. Në vitin 2003 kontingjenti bullgar u përfshi në Divizionin shumëkëmbësh “Qendra – Jug” nën komandën poloneze, me detyrën të sigurojnë rendin dhe ta ndihmojnë rimëkëmbjen e objekteve civile në rajonin e qytetit Karbala. Që nga vjeshta e vitit 2004 – në provincën Divania, ushtarakët bullgarë ishin rojë e bazave të dislokimit, patrullonin rrugë kryesore për furnizimin e zonave kryesore, ishin eskortë e personelit dhe e mjeteve materiale, mirëmbanin gjithashtu forcat për reagim të shpejtë, ishin rojë e objekteve të rëndësishme. Krahas kësaj ata realizuan projekte për rimëkëmbje në kuadrin e bashkëpunimit civil-ushtarak me autoritetet vendore dhe organizonin trajnime të nënreparteve të porsaformuara të forcave irakiane të sigurimit. Me ndihmën e luftëtarëve bullgarë u rimëkëmbën dhjetëra shkolla, kopshte fëmijësh, spitale dhe objekte infrastrukturore. 250 irakianë u mjekuan nga shërbimet mjekësore bullgare. Prania e kontingjenteve ushtarake bullgare në stabilizimin dhe në rimëkëmbjen e Irakut nën formën e batalioneve të këmbësorisë përfundoi në fund të vitit 2005. Në këtë fazë të misionit morën pjesë rreth 2 500 ushtarakë. Pas kësaj një kontingjent ushtarak bullgar prej 155 mijë vetash mori pjesë në një mision humanitar për mbrojtje të Qendrës për arrestim të përkohshëm dhe mbrojtje në kampin “Ashraf”, ku u realizuan tri rotacione. Gjatë gjysmës së dytë të vitit 2008 ky kontingjent zbatonte një mision humanitar të personave të kapur, në bazën “Kropër” – Bagdad. Për tërë periudhën që nga viti 2003 deri në fund të vitit 2008, Bullgaria ka marrë pjesë në operacionin ndërkombëtar me 11 kontingjente me gjithsej 3 367 veta dhe dha gjithsej 13 viktima.

Çmimi i luftës në Irak, përfshi këtu viktimat dhe mjetet financiare, është jashtëzakonisht i lartë. Në periudhën më aktive atje mirëmbaheshin 170 mijë ushtarakë dhe 500 baza. Vdiqën 4 500 amerikanë dhe mbi 100 mijë irakianë. Vetëm një javë pas tërheqjes së ushtarakëve të fundit amerikanë, një sërë atentatesh me vetura bomba shkaktoi krizë politike në Bagdad dhe kërkesa për zgjedhje të reja. Qeveria shiite, e udhëhequr nga kryeministri Nuri al Maliki, u përpoq të lidhë një marrëveshje të vështirë për ndarje të pushtetit midis shiitëve, kurdëve dhe sunnitëve. Ngjarjet nga disa ditët e fundit shtrojnë në rendin e ditës çështjen “A duhej të paguhej ky çmim i lartë i luftës në Irak”. E ardhmja do t’i përgjigjet kësaj pyetjeje.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Stoimen Pavllov


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gjimnazistë bullgarë në një betejë me dezinformimin

Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë në Bullgari - vendi me një nga indekset më të ulëta të shkrim-leximit mediatik në BE , njofton..

botuar më 24-12-01 8.25.PD

Magji festive me këngë, valle dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve në Qytezën e Festave të Fundvitit në Pleven

Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi i sivjetshëm festiv i bashkisë do të nisë më 2 dhjetor me ndezjen ceremoniale të Pemës së..

botuar më 24-12-01 6.55.PD

WWF Bullgaria i kushton vëmendje mbrojtjes së arinjve

Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës "Abonohu ​​për Natyrën" dhe ndjek historinë e gjashtë arinjve të shpëtuar, Huba, Vihër, Goran,..

botuar më 24-11-30 7.30.PD