Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Krishtlindjet janë të mundshme!

Përveç krizës sivjet bullgarët do të harxhojnë mesatarisht rreth 140 euro për dhurata.
Foto: Tanja Harizanova

Po, Krishtlindjet janë të mundshme! Bullgarët do të bëjnë Pazar për festa, por do të shikojnë më tepër drejt portofolit të vet. Kurse torba e Plakut të Vitit të Ri nuk do të jetë dhe kaq plotë sa në vitet e lavdishme, kur asnjë nuk e dinte se po vjet stuhi. Këtë e tregojë anketa jonë, e bërë nëpër pazaret e posaçme në kryeqytet.

A do të jenë të mundshme Krishtlindjet? “Për atë i cili beso te festa, është e mundshme! Kjo është koha më e mirë gjatë vitit!” – është kategorik Rumeni. Ai dhe familja e tij u gëzoheshin atraksioneve të pazarit të parë gjerman të Krishtlindjeve në Sofje. “A do të ketë ndonjë farë ndryshimi në paratë, të cilat i kanë përcaktuar për peshqeshe gjatë këtij viti?” e pyesim Rumenin. “Plaku i Vitit të Ri i sjell peshqeshet. Për të nuk ka krizë!”, buzëqesh burri i ri. “Të pranojmë se ju jeni Plaku i Vitit të Ri – domethënë për ju nuk ka krizë?” “Nuk ka”!, u përgjigj Rumeni me vetëdijen e një babai të ri në praninë e vajzës së tij të vogël. Bashkëshortja e Rumenit – Iva, do të përpiqet që në tavolinën festive të mos të ketë kufizime, “sepse janë Krishtlindjet, kurse sa më shumë që njeriu të shtrëngohet dhe të privohet nga shumë gjëra, kaq më shumë shtrëngohet...”, me mençuri përgjithëson nëna e re.

Dy studente shijojnë aromën e salsiçeve të njohura gjermane dhe të verës së nxehët gluhwein. Ju përsërisim pyetjen tonë a do të jenë të mundshme Krishtlindjet dhe gjatë këtij viti? “Me rëndësi është që njerëzit të duan njëri-tjetrin, të janë së bashku, peshqeshe do të ketë gjithmonë. Të vegjël, të mëdhenj – gjithmonë do të ketë diçka nën pemën e Vitit të Ri”, qesh Kalina. “Domethënë nuk është dhe kaq e tmerrshme, se jemi në krizë”, e pyesim vajzën e re. “Përderisa dashurohemi dhe jemi së bashku, nuk ka asgjë të keqe”, përgjigjet studentja.

Bozhidar Aronov është “njeriu pas tezgjahut”. Ai është tregtar i ëmbëlsirave dhe përgjithëson se, “deri në këtë moment të gjithë blejnë më shumë. Shikoni përtej, është plotë me njerëz!” Por në mënyrë jo kaq optimiste flet në plan personal: “Për ne ky vit nuk është më i mirë se viti i mëparshëm. Por shpresojmë që viti tjetër të jetë më i mirë se viti i tanishëm. Me siguri do të jenë më pak dhe paratë për peshqeshe. Tavolina dhe ajo do të jetë në kufijtë e buxhetit tonë”, thotë Bozhidari dhe sqaron, se sa para do të ndajnë gjatë këtij viti për peshqeshe. “Duke pasur parasysh, se jemi 3 veta në familje, aty rreth 100 euro.

Rosi e vogël me arushën e vogël të bardhë nuk e di se, për shkak të krizës torba e Plakut të Vitit të Ri gjatë këtij viti do të jetë më bosh. “Por nuk ka rëndësi”, thotë vajza sepse beson se, ai do të kryejë premtimin e dhënë.

Një damë e moshuar blen lojëra për Krishtlindjet për nipërit e vet përpara një banaku me peshqeshe. Gjatë kësaj krize a janë të mundshme Krishtlindjet, dhe a do të ketë peshqeshe, pyesim Maria Todorovën e cila është 69 vjeçe: “Krishtlindjet janë të mundshme, gjithmonë është e mundur. Sepse është e dashur dhe sepse është festë. Kurse për peshqeshe do të mendohemi. Do të ketë vetëm për të vegjlit. Për të afërmit e mi është e njëjta gjë. Kam vajzë, e cila ka 2 fëmijë dhe merr rreth 150 euro rrogë. Kështu që vetëm unë dhe bashkëshorti im do t’u blejmë peshqeshe”, tregon me një keqardhje gjyshja e Veskos dhe e Marinit dhe shton për gjërat e mira të përgatitura për tryezën e festës gjatë këtij viti. “Gjëja e vetme, nga të cilin nuk e privojmë veten është ushqimi. Si çdo vit, kështu dhe sivjet do të ketë nga të gjitha gjërat.

Bullgarët do të harxhojnë mesatarisht rreth 140 euro për peshqeshe, tregojnë të dhënat nga studimi i një sajti të njohur për tregti, derisa familjet evropiane kanë përgatitur rreth 344 euro. Blihen kryesisht rrobe, elektronikë dhe lojëra për fëmijët. Interesantja është se shpenzimet për befasia nën pemën e Vitit të Ri gjatë këtij viti janë me 20 euro më shumë në krahasim me vitin e kaluar. Mbase nuk ndodh që bullgarët të kenë kursyer gjatë gjithë vitit, që të mund t’i gëzojnë të afërmit e vet. Por, pavarësisht nga konsumi i ngushtuar, të harrojmë për problemet dhe t’i përkushtohemi përrallës më magjepsëse – Krishtlindjet!

Shumë njerëz gjatë këtij viti do të mbeten në shtëpi për Festat e Fundvitit. Kjo i gëzon tregtarët nga vargjet ushqimore, të cilët do të shtojnë qarkullimin e vet, por do të lerë shumë restorante dhe klube të natës bosh. Në luftën për klientë, dyqanet për rrobe dhe elektronikë filluan akoma që tani ulje sezonale të çmimeve dhe promocione me rastin e Krishtlindjeve. Kurse misioni “ekskursion jashtë shtetit” bëhet pothuajse i pamundshëm. Pavarësisht se do t’i hapin portofolat e veta për festa, bullgarët preferojnë të grumbullojnë para në bankë. Sipas të dhënave të Bankës Kombëtare Bullgare, depozitat e qytetarëve për muajin shtator arritën shumat rekorde rreth 15 miliardë euro. Kursejmë! Kursejnë dhe “fëmijët e krizës” si Krisi e vogël, vajza e Rumenit. Në vend të kukullës Barbi, ajo kërkoi nga Plaku i Vitit të Ri t’i sjell “një arkë kursimi në formën e derrkucit”!

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografi: Tanja Harizanova

По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dobrin Ivanov

Punëdhënësit kërkuan nga Gjykata e Lartë Administrative ngrirjen e pagës minimale

Punëdhënësit po kundërshtojnë në gjykatë rritjen e pagës minimale. Asociacioni i Kapitalit Industrial në Bullgari njoftoi se paraqitën një ankesë në Gjykatën e Lartë Administrative. Rreth 430 000 njerëz në vend marrin pagën minimale. Ka dy arsye për..

botuar më 24-11-06 12.05.MD

Hesus Kabajero është "Menaxheri i Vitit" në Bullgari për vitin 2024

Nëse kriza politike vazhdon, përfitimet e humbura do të arrijnë një prag nga i cili biznesi bullgar në mënyrë të pakthyeshme do të fillojë të humbasë aftësinë konkurruese për shkak të deficiteve në rritje në arsim, kujdesin shëndetësor,..

botuar më 24-11-05 10.01.PD
Llëçezar Bogdanov

Instituti për Ekonominë e Tregut bën thirrje për një deficit buxhetor nën 3%

Ne po shkojmë drejt opsionit që të mos kemi një buxhet të miratuar shpejt për vitin 2025, tha për BNR Llëçezar Bogdanov, kryeekonomist nga Instituti për Ekonominë e Tregut. Gjatë prezantimit të opsionit alternativ të institutit për buxhetin e shtetit,..

botuar më 24-11-04 11.51.PD