Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Liljana Pavllova: “Pavarësisht nga kriza mjetet evropiane arritën deri te beneficientët”

Foto: BGNES
Gjatë vitit 2011 Bullgaria shënoi një përparim serioz në përvetësimin e mjeteve mbi programin operativ “Zhvillim regjional” për periudhën 2007-2013. Këtë e llogariti në prag të vitit të ri 2012 në Komisionin mbi çështjet evropiane dhe kontroll të fondeve evropiane pranë Parlamentit bullgar ministrja e zhvillimit regjional dhe urbanizimit Liljana Pavllova. Qëllimi i ministrisë është deri në fund të vitit të krijohen mundësi për përvetësimin e të 100% nga mjetet në buxhetin e programit. Dhe kjo tanimë është fakt: nga mjetet e parashikuara deri në fund të vitit 2013 në përmasë të përgjithësisht 1,6 miliardë euro, për 98% ose 1 miliardë e 575 milionë euro, tanimë janë hapur skema për financimin e projekteve. 2% të tjerat janë një ndihmë teknike, vuri në dukje në intervistën për Radio Bullgarinë ministrja Liljana Pavllova.

Çfarë është bërë deri tani mbi program si tërësi?

“Ndaj momentit janë lidhur marrëveshje për pothuajse 70% nga mjetet mbi programin për një zhvillim regjional. Kjo është mbi 1,1 miliardë euro – saktësoi Liljana Pavllova. Paratë e paguara janë përgjithësisht 305 milionë euro ose rreth 27% nga mjetet e lidhura si marrëveshje deri tani. Prej tyre afro 120 milionë euro janë paguar vetëm gjatë vitit 2011. Në ditët e tjera deri në fund të vitit do të lidhen dhe marrëveshje të reja për rreth 30 milionë euro. Kështu përmasa e përgjithshme e mjeteve të caktuara do të tejkalojë 70%.”

Me çfarë do të mbani mend vitin 2011?

“Është me një rëndësi të madhe se, pikërisht gjatë vitit 2011 në kushtet e krizës, mundëm të bëjmë kështu që mjetet për regjionet jo vetëm të jenë aty, por dhe beneficientët të kenë një prani reale deri tek ta. Përveç kësaj, bëmë kështu që të ketë projekte të dukshme, të cilat të mund të japin mbivlerën për firmat e vogla dhe biznesin, që të mund të punojnë, kurse për qytetarët – që të kenë qytete më të mira. Mendoj se, mundëm pikërisht gjatë vitit 2011 të bëjmë këtë dhe do të vazhdojmë kështu dhe gjatë vitit 2012” – premtoi Liljana Pavllova, e cila shpreson se dhe viti 2012 të jetë një vit shumë i suksesshëm për zhvillimin regjional.

Çfarë do të bëhet gjatë vitit të ardhshëm 2012?

Gjatë vitit 2012 duhet të lidhen marrëveshje për financimin e spitaleve të baskisë, si dhe të projekteve të bashkive për të ashtuquajturave qendra të tipit familjar për strehimin e fëmijëve nga shtëpitë sociale. Pritet të nënshkruhen po kështu dhe marrëveshjet mbi skemat e shpallura për financimin e një internet pranie. Kurse 5 qytete të mëdha – Plovdiv, Stara Zagora, Varna , Ruse dhe Pleven, të kandidojnë për skemat e transportit publik, vuri në dukje ministri regjional. Mbetet e hapur dhe ftesa për anëtarësim për një marketingu turistik të bashkive, ku ministria ka ndërtuar një infrastrukturë turistike, që të mund ajo të promovohet. Synimi është që për në afat të gjatë dhe me mjetet e kursyera nga programi, të cilët mblidhen në një buxheti të veçantë, deri në shtator të vitit 2012 të sigurohet një resurs i mjaftueshëm i lirë, që të mund të shpallet dhe një skemë e re për financimin e të ashtuquajturit mjedis të gjelbër qytetari.

“Këto janë projekte të cilat kanë treguar se kanë një efekt shumë të mirë mbi regjionet, që të ndryshojë pamja e qyteteve – tha ministrja Pavllova. Me to u bënë shumë sheshe, rrugë dhe kopshte për fëmijët. Shpresojmë paralelisht me këtë të bëjmë dhe një ndriçim kursyes të korrentit nëpër rrugë. Planifikojmë për këtë qëllim të lirohen rreth 50-75 milionë euro nga projektet e tjera, që të mundim deri në shtatorin e vitit të ardhshëm të hapim këtë skemë, sepse nuk ka para të tjera të lira mbi program. Kurse kjo nga ana tjetër, është shumë e gëzueshme dhe do të thotë se kemi mundur të përvetësojmë maksimalisht mjetet, e parashikuara për vendin mbi programin për një zhvillim regjional deri në vitin 2013”.

Mes detyrave të rëndësishme gjatë vitit 2012 është dhe përgatitja e prioriteteve kombëtare dhe vizionin e Bullgarisë për një zhvillim regjional gjatë periudhës tjetër të programit të Bashkimit Evropian 2014-2020. Ministria regjionale parashikon 3 fokuse bazë në punën e vet gjatë vitit 2012. Mes tyre është financimi i qyteteve të mëdha mbi planet e integruara për zhvillimin e qytetarit dhe urbanizimin. Po kështu dhe aplikimin e detyrueshëm që këtu e tutje të një qëndrimi të integruar në përgjithësi, kështu që me një projekt të përbashkët të financohet në një kohë ndërtimi i infrastrukturës nëntokësore teknike dhe kanalizimi, kurse pas kësaj dhe remonti i rrugëve të qytetit, parqet dhe kopshtet dhe vendosjen e ndriçimit kursyes. “Kështu që projektet do të kenë mbivlerë, dhe nuk do të jenë “me copë”, është e bindur Liljana Pavllova. Përveç kësaj, një detyrë shumë e rëndësishme është që deri në mes të vitit 2012 të jetë gati analiza sociale dhe ekonomike e rrjetit të qytetit në Bullgari duke pasur parasysh numërimin e fundit të popullsisë së vendit që nga muaji shkurt 2011, që të mos përjashtohen nga financimi evropian dhe në këtë mënyrë të diskriminohen disa vende të populluara.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një pemë e bukur bullgare e Krishtlindjeve shkëlqen sërish në Muzeun e Industrisë në Çikago

Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..

botuar më 24-11-16 8.40.PD
Një valle e përfaqësuesve të pakicës bullgare në Shqipëri dhe e pjesëmarrësve bullgarë në Takimin Botëror të Mediave Bullgare në Tiranë (22-25.11. 2019)

Tirana njoftoi të dhëna zyrtare të përditësuara për bullgarët në Shqipëri

Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..

botuar më 24-11-15 2.07.MD

Gjysma e diabetikëve në Bullgari nuk janë diagnostikuar dhe konsiderohen të shëndetshëm

Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..

botuar më 24-11-14 2.34.MD