Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në Bullgari 90 veta konkurrojnë për një vend të lirë pune

Gjatë vitit 2011 vihet re një lëvizje e tregut të punës, tregon një studim i gazetës “Kllasa”. Ajo bazohet mbi një vërejtje të sajteve prijëse me shpallje për vende të lira pune. Që nga janari deri në tetor 2011 propozimet për punë janë me mbi 20% më shumë nga periudha e njëjtë e vitit të kaluar, sipas të dhënave të sajtit jobs.bg

Ndaj tetorit të këtij viti për 20 600 vende të lira pune janë dërguar përgjithësisht 1 milionë e 850 mijë autobiografi. Kjo do të thotë se, për një vend pune të lirë konkurrojnë mesatarisht 90 veta. Pavarësisht nga kjo për disa vende vakante kandidatët i kanë tejkaluar 1000 vetat, derisa për të tjerë ka pasur vetëm nga 1 ose 2 kandidatë, thonë nga jobs.bg. Sipas statistikës së sajtit piku i pozitave të shpallura të lira për këtë vit ka qenë gjatë muajit prill. Atëherë vendet e botuara vakante kanë qenë 22 500, kurse autobiografitë e dhëna – 1 milionë e 600 mijë. Praktika tregon se, gjatë viteve të fundit muaji më i fort nga pikëpamja e shpalljeve për punë ka qenë maji i vitit 2008. Ndaj shtatorit të të njëjtit vit fillon ngushtim i tregut të punës, kurse ulja drastike tanimë është fakt gjatë muajve tetor dhe nëntor të të njëjtit vit. Deri në janar të vitit 2009 propozimet për punë janë ulur me 50%, tregon statistika e jobs.bg E njëjta tendencë të pakësimit të vendeve vakante të punës ruhet deri në vitin 2010. “Gjatë vitit 2011 ka një farë rritjeje mbi bazë vjetore”, komenton Pllamen Vushev, drejtues i sajtit.

Sipas Svetllozar Petrovit, drejtor ekzekutiv i sajtit tjetër të njohur për kërkim të punës – jobtiger.bg, punëdhënësit tanimë po e venë aksentin mbi kualifikimin më serioz të nëpunësve. Për shkak të kësaj ka mjaft vende të paplotësuara pune, por dhe më shumë njerëz, të cilët kërkojnë punë, por mjerisht, nuk kanë kualifikimin e domosdoshëm. Ka pozicione vakante të cilat plotësohen shumë vështirë dhe nevojitet kohë që të gjendet nëpunësi i përshtatshëm. Tek të tjerët është e kundërta – kandidatë të përshtatshëm gjenden për ditë të numëruara, ku ata të cilët shfaqin dëshirë arrijnë bile deri më 2-3 mijë veta, venë në dukje ekspertët. Rruga e nëpunësit është kaq më e lartë, sa më i rrallë dhe i kërkuar është kualifikimi i tij. Njerëz të tillë gjenden më vështirë. Më mirë të paguar janë specialistët kompjuterik, por po kështu dhe salduesit, komenton Svetllozar Petrovi.

Pritjet për tendencat e tregut të punës gjatë vitit 2012 janë të kundërta, venë në dukje ekspertët. Situata në Bullgari do të ndikohet nga fakti se cilat procese janë në kundërshtim në botë dhe për më tepër në Evropë, sipas specialistëve në degë. Si një treg i vogël ne dalim se jemi të varur nga situata në botë. Zhvillimi pozitiv i problemeve, të shkaktuara nga kriza e borxheve në një pjesë nga shtetet e kontinentit të vjetër, do të jetë përcaktuese për tregun e punës në Bullgari. Stabilizimi ekonomik në Evropë mund të ndikojë pozitivisht dhe te ne. Por e kundërta mund të dalë e vërtetë.

“Situata ekonomike jashtë Bullgarisë stimulon disa kompani të transferojnë një pjesë nga biznesi i tyre në Bullgari, që mund të ndikojë pozitivisht mbi tregun e punës”, komenton Pllamen Vushev. “Viti tjetër 2012 duket se do të jetë i rëndë, por shpresoj që të mund ta kalojmë pak më lehtë”, thotë dhe Svetllozar Petrov. Sipas ekspertëve të tjerë dhe gjatë vitit tjetër përsëri mund të ketë një farë ngushtim të tregut të punës, ashtu siç ka qenë dhe te vala e mëparshme e krizës botërore.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Maria Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Tregu i pasurive të paluajtshme ngriu

Tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari “ngriu” në nivelet e vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Shoqatës Kombëtare të Pasurive të Paluajtshme, të cituara nga BTA, përjashtim bëjnë qytetet e mëdha, ku ka një rritje të numrit të transaksioneve...

botuar më 24-10-28 9.07.PD

1.6 milionë bullgarë punojnë me paga nën nivelin e jetesës

1454 leva (738 euro) në muaj i nevojiten një personi që punon për të mbajtur veten dhe për të jetuar sipas standardeve bullgare. Për një familje prej tre anëtarësh me dy të rritur dhe një fëmijë, shuma është 2616 leva (1329 euro), sipas Institutit për..

botuar më 24-10-24 1.17.MD

Pikëpamjet e ekspertëve për politikën financiare të shtetit në pragun e një Kuvendi të ri dhe Projektbuxhetin 2025

Pas zgjedhjeve të 27 tetorit, deri në fund të muajit, qeveria e përkohshme duhet të paraqesë në Kuvend Projektbuxhetin për vitin 2025. Sipas disa analistëve ekonomikë në vendin tonë, gjendja e planit buxhetor të shtetit për vitin 2024 ka qenë më e keqja..

botuar më 24-10-24 7.30.PD