Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Përvjetori i 150 i librit “Këngë popullore bullgare” të vëllezërve Milladinovi

Gjatë vitit 1861 në Zagreb doli nga shtypi libri i vëllezërve Milladinovi “Këngë popullore bullgare”. Kjo ishte një ngjarje e shënuar, që vuri fillimin e mbledhjes së pasurisë folklorike të popullit. Libri ishte fryt i një pune pothuajse 20 vjeçare kërkimore dhe studiuese. Botimi i tij ishte një nga arritjet më të mëdha kulturore bullgare në kohën e sundimit turk. Menjëherë pasi libri doli nga shtypi vëllezërit Milladinovi u arrestuan dhe u hodhën në burgun e qytetit Stamboll. 150 vjet më vonë vepra e tyre nuk ka humbur rëndësinë e vet të madhe.

Nëse dëshironi të dëgjoni disa këngë nga ky libër i çmueshëm klikoni AUDIO. Ju urojmë dëgjim të këndshëm!
По публикацията работи: Allbena Bezovska


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Dera e kyçur" – vepra më e re e këngëtarit Todor Gaxhallov

Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe sfidat e veta. "Kjo është një histori për rrugën e ngjitjes - e vështirë, por plot shpresë...

botuar më 24-11-29 8.35.PD

“Më zgjo në maj” dhe Mary Boys Band

Me këngën e tyre të re “Më zgjo në maj” Mary Boys Band e përmbushin premtimin e tyre për të përjetuar verën fund e krye. Besnik ndaj vetes, në prag të dimrit, muzikantët na zhytin në emocione të ngrohta, karakteristike për të gjitha këngët e tyre të..

botuar më 24-11-28 6.10.PD

"Dua"

Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë emrin edhe albumit të tij të fundit, ku janë mbledhur dhjetë këngë të tij. Këngëtari thotë se për këtë..

botuar më 24-11-27 6.10.PD