Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Përse sistemi bankar bullgar është më i ndryshëm nga ai në Eurozonë?

“Ne u nisëm gjatë periudhës 1996-1997 nga një krizë e thellë dhe futëm në sistemin tonë bankar metodat më konservative, derisa vendet evropiane mezi tani kthehen drejt këtyre rregullave”, tha nëndrejtori i Bankës Kombëtare Bullgare Kalin Hristov.
Foto: Tanja Harizanova

“Përse ne jemi të ndryshëm, përse të gjithë vendet komentojnë për bankat e tyre se kanë probleme, kurse vetëm ne bullgarët themi: ne jemi ishull i stabilitetit! Mos vallë nuk na i thoni të gjitha, mos vallë vetë ju diçka nuk kuptoni dhe vetë gënjeheni, pyesin në Perëndim. As njëra e as tjetra:” Pyetje retorike të nëndrejtorit të Bankës Kombëtare Bullgare Kalin Hristov e bëjnë kategorike kërkesën për stabilitet të sistemit financiar në Bullgari.

Çfarë bëhet sot në sektorin financiar në Evropë, deri në çfarë shkalle ne jemi të lidhur me të dhe si na ndikon ai, në çfarë jemi më të ndryshëm dhe a duhet të jemi më të qetë?

“Ne u nisëm gjatë periudhës 1996-1997 nga një krizë e thellë dhe futëm në sistemin tonë bankar metodat më konservative, derisa vendet evropiane mezi tani kthehen drejt këtyre rregullave”, tha Kalin Hristov gjatë kohës së Seminarit për stabilitetin financiar të sistemit tonë bankar. Për 10 vjet Bullgaria në mënyrë drastike uli borxhin e vet të jashtëm. Vendi ynë bëri atë, nga e cila shumë shtete në Bashkimin Evropian hiqnin dorë – privatizoi shumë gjëra dhe i shfrytëzojë paratë për shlyerjen e borxhit. Sa i përket sigurisë të sistemit bankar, përkatësia minimale e kapitalit është 14%, me kusht se, mezi tani kërkesat për bankat evropiane u bënë 9%.

“Jo se ne kemi qenë gjeni dhe kemi ditur se, do të arrihet deri këtu, komenton Hristovi, thjesht ne na drejtonte frika se, po nisemi nga kushte shumë të këqija dhe mënyra e vetme të marrim besim është të jemi konservativë.” Dobësia kryesore e bankave evropiane është mungesa e kapitalit të mjaftueshëm. “Ne asnjëherë nuk e kemi pasur këtë mëkat, tha nëndrejtori i Bankës Kombëtare Bullgare, jo rastësisht tani nuk e kemi këtë presion, i cili është mbi to.”

Sistemi bankar bullgar gjithmonë ka punuar me një likuiditet më të lartë. Kjo krijon më shumë stabilitet, por shton çmimin e resursit të parave dhe që aty të kredisë.
“Kjo është si një shtëpi. Në qoftë se do të jetë më e qëndrueshme dhe e fortë kundrejt tërmeteve, ve më shumë beton. Kështu ajo del më e shtrenjtë. Në qoftë se do që të kesh sistem me një stabilitet më të lartë, kjo do të kushtojë pak më shumë nga pikëpamja e çmimit të financimit, që aty – çmimi i kredisë. Shumë shpesh ndonjë shkon në sajtin e Bankës Qendrore Evropiane, saktëson çmimin e kredisë në Eurozonë dhe thotë: “Këta janë më keq, por financojnë më lirë”. Dhe fillojnë disa krahasime të pakuptimshme. Kurse ata kanë 120% borxh nga Produkti i Brendshëm Bruto. Për shembull Irlanda ka dhënë 30% nga Produkti i Brendshëm Bruto, që të mund të shpëtojë sistemin e vet bankar. Ky çmim paguhet përsëri nga të gjithë njerëzit përmes taksave, përmes borxhit, të cilin ata si dhe brezat e ardhshme e kanë për të paguar.”

Një veçori e rëndësishme e sektorit financiar në Bullgari është fakti se, bile bankat të jenë pronë e kompanive të huaja financiare, ato janë të regjistruara në Bullgari dhe punojnë mbi rregullat e Bankës Kombëtare Bullgare. Sistemi bankar bullgar është i pavarur nga ajo që po ngjan në Greqi dhe në vende të tjera evropiane dhe nuk ka aktive “toksike”. Në këtë mënyrë Kalin Hristovi hodhi poshtë disa pohime se, miliardë euro nga kursimet e bankave vendase tërhiqen në Greqi. Të dhënat e Bankës Kombëtare Bullgare tregojnë se, pritet rritje e depozitave prej 8% për vit. Kurse ky është shkaku bazë që bankat bullgare të jenë të pavarura nga resurset e jashtme financiare.

Sa depozita gjenerojnë ekonomitë shtëpiake në ekonominë tonë që nga viti 2009 e këtej?

“4.5 miliardë leva (rreth 2.25 miliardë euro) janë kursimet e qytetarëve për vit, përgjigjet nëndrejtori i Bankës Kombëtare Bullgare Kjo është e lidhur me të gjithë makro-pamjen, njerëzit janë të pasigurt, kursejnë më shumë, konsumojnë më pak. Disa e mendojnë këtë për dobësi, unë personalisht jo. Sepse nuk duhet t’i harxhosh paratë vetëm që të krijosh stimuj për ekonominë. Kjo sjellje e ekonomive shtëpiake, që gjeneron në mënyrë të konsiderueshme nivelin e kursimeve, i siguron sistemit financiar likuiditet. Kurse ajo shfrytëzohet për pagimin e detyrimeve të jashtme. Kështu që një risk i tillë nuk ekziston.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pikërisht 50 vjet më parë, Bullgaria vuri në shfrytëzim centralin e saj të vetëm bërthamor

Më 4 shtator 1974 u inaugurua zyrtarisht termocentrali i parë dhe i vetëm bërthamor në Bullgari - "Kozlloduj". Ai ishte gjithashtu termocentrali i parë bërthamor në Evropën Juglindore. Megjithatë, fillimi i energjisë sonë bërthamore u vendos..

botuar më 24-09-04 6.35.PD

Qeveria parashikon një pagë minimale prej 1077 leva /550.66 euro/ nga fillimi i vitit 2025

Nga 1 janari 2025, paga minimale për Bullgarinë do të jetë 1077 leva /550.66 euro/në vend të 933 levave aktuale /477.04 euro/, sipas një projekt-dekreti qeveritar të publikuar për diskutim publik. Masa e re është në përputhje me Kodin e Punës dhe..

botuar më 24-08-28 5.38.MD

Sektori i IT-së tërheq mijëra bullgarë, por tregu preferon specialistët më me përvojë dhe të motivuar

Një nga sektorët kryesorë për sa i përket rritjes së pagave dhe interesit nga punëkërkuesit në Bullgari është ai i teknologjive të larta. E ndërsa para pandemisë punësoheshin specialistë të çdo lloji pavarësisht trajnimit dhe kualifikimit të tyre..

botuar më 24-08-22 7.20.PD