Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Forum i verës bullgare në Sofje

Foto: BGNES
Më 19 dhe 20 nëntor në Klubin qendror ushtarak të kryeqytetit do të zhvillohet edicioni i parë i Forumit të verës bullgare “DiVino.Taste”. Qëllimi i tij është që të takohen konsumatorët dhe prodhuesit. Ngjarja organizohet nga revista “DiVino” dhe është nën patronazhin e Ministrisë së Bujqësisë dhe Ushqimeve. Ideja për të është e botuesit Emill Korallov.

“Në Sofje nuk ka një forum të madh të verës. Ekspozita e specializuar në Bullgari është “Vinaria”, e cila zhvillohet në Plovdiv, kurse kryeqyteti është qyteti më i madh në Bullgari dhe këtu gjithashtu duhet të zhvillohet një aktivitet i tillë” – shënon zoti Korallov. Në ekspozitë do të marrin pjesë mbi 35 prodhues bullgarë, të cilët do të paraqitin për degustime mbi 200 prej verërave më të mira. Është përgatitur dhe një program i pasur seminaresh, orë mësimi për mjeshtër dhe ligjërata, të cilat do të jenë me dobi si për adhuruesit e kësaj pijeje, ashtu dhe për profesionistët në këtë sferë.

“Seminari është ndarë në dy pjesa. Orët e mësimit për mjeshtërit janë orientuar kryesisht ndaj konsumatorit, ndaj njerëzve, të cilët duan të mësojnë më shumë për verën, gjersa ligjëratat, ku nuk ka degustime, janë orientuar ndaj profesionistëve në këtë degë. Në forum do të vijë Karolajn Gilbi nga Anglia, e cila është Master of Wine – titulli më i madh në shkencën e verës. Këta njerëz në botë janë rreth 300. Ajo është një specialiste e madhe në fushën e verërave nga Evropa Lindore dhe më konkretisht të verërave bullgare. Karolajn Gilbi do të mbajë një ligjëratë për verën moderne bullgare. Ajo ka seleksionuar nëntë verëra bullgare, për të cilat do të flasë. Në forum do të jetë i pranishëm dhe i vetmi Master of Wine në Ballkan – Konstantinos Lazarakis nga Greqia. Ai do t’u kushtojë vëmendje verërave të huaja në forum, duke e vërë theksin mbi pijet nga Bordo. Lazarakis do të ketë dhe akoma një prezantim, drejtuar kryesisht profesionistëve, në të cilin do të flasë për marketingun e verës. Nga lektorët bullgarë do të përmend Jana Petkovën, e cila ka mbaruar Akademinë ushtarake në Vjenë. Ajo do të mbajë një leksion, në të cilin do të krahasojë verën bullgare Sira me akoma disa verëra të huaja të këtij lloji. Do të marrin pjesë dhe lektorë të tjerë bullgarë.”

Qëllimi kryesor i “DiVino.Taste” është t’u tregoj njerëzve se vera bullgare ka veti të shkëlqyeshme dhe mund të krahasohet me verërat më të mira në botë, por ka nevojë për më shumë përpjekje për popullarizimin e saj. “Unë nuk mund të ndalë së përsërituri kudo, që momentalisht cilësia e verës bullgare është më e lartë se kurrë. Ajo është në nivel botëror dhe nëse do të ketë marketing të suksesshëm dhe shitje, do të jetë një gjë e mirë në përgjithësi për Bullgarinë”, nënvizoi Emil Kollarov.

Pasi trëndafili vajdhënës është simboli i Bullgarisë, mes verërave tona sot, a do të ketë lloj të tillë dallues për vendin tonë?

“Ky është një problem serioz për verën bullgare. Ne nuk kemi lloj, të cilin të huajt ta lidhin me Bullgarinë. Provuan që të imponojnë Mavrudin por për fat të keq për shkak të specifikës së llojit dhe për arsye të tjera, kjo nuk u bë. Natyrisht, të huajt, të cilët janë të njohur me temën, dinë për llojin Mavrud, por në përgjithësi Bullgaria nuk është e njohur me të. E vërteta është se ne mund të kompensojmë këtë mungesë të cilësisë me këtë që llojet franceze si Cabernet Sauvignon, Merlot, Pinot noir, Chardonnay kohët e fundit gjejnë bazë shumë të mirë në Bullgari dhe përfitohen verëra shumë të mira.”

Dritë në tunel është dëshira e qeverisë dhe biznesit që të përforcojë turizmin e verërave në Bullgari, ambiciet në këtë drejtim, sipas Kollarovit janë reale. Por ka shumë gjëra, të cilat duhet të ndryshohen. “Kemi shumë punishte vere të mira, por ka edhe mostra të socializmit”, thote Kollarovi. Ai vizon infrastrukturën si problem serioz. Shpesh rruga për te punishtet është e vështirë. Përveç kësaj, në Bullgari kantinat janë shumë të shpërndara, për shembull në rajonin e Bordosë, në rrezen prej 30-40 km, mund të shihen 100-200 punishte. Korallov nxjerr në pah faktin se turizmi i verërave shkon dhe me atë të kuzhinës dhe kur vizitohet një kantinë, duhet të ofrohet i gjithë shërbimi.

Përgatitën në shqip: Vesella Mançeva dhe Ndriçim Uka
По публикацията работи: Vesella Krësteva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pse disa nga rrugët e Pragës mbajnë emrat e iluministëve bullgarë?

Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në historinë bullgare, ky koncept lidhet më shpesh me periudhën e Rilindjes (shek. XVIII-XIX) dhe me..

botuar më 24-11-29 7.35.PD

A do të çojë në një sulm bërthamor vendimi i SHBA-ve për të lejuar Ukrainën të godasë objektiva brenda Rusisë me armë të tyre?

Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..

botuar më 24-11-27 7.08.MD
Nënshkrimi i Traktatit të Paqes të Neuilly, 27 nëntor 1919

Elegjia për Krahinat Perëndimore tingëllon si një requiem

105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..

botuar më 24-11-27 7.05.PD