Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Cilat janë profesionet më të kërkuara në tregun e punës në Bullgari?

Shumica e punëdhënësve gjithnjë e më vështirë gjejnë nëpunës për shkak të disbalancës në tregun e punës.
Foto: BGNES
Sipas të dhënave të Agjencisë Eurostat më pak se 74 për qind e punonjësve në Bullgari janë me arsim të mesëm dhe të lartë. Për 27 shtetet e Bashkimit Evropian mesatarja është 69 për qind. Në të njëjtën kohë punëdhënësit nuk mund të gjejnë stafin e duhur. Ky proces ka disa anë. Punëdhënësit shpesh herë harrojnë se për të tërhequr staf të kualifikuar, duhet të ofrojnë dhe paga të arsyeshme. Nga një herë harrojnë se specialisti i ri me arsim të lartë kualifikohet gjatë procesit të punës. Në këto kushte specialistët e rinj dhe jo vetëm ata, shkojnë në shtete të ndryshme për të gjetur punë me pagë më të mirë për aftësitë që kanë, pavarësisht vështirësive që ka Evropa. Dhe shpesh herë e gjejnë. Gjatë periudhës së tranzicionit drejt ekonomisë së tregut, më shumë se një milion bullgarë kanë gjetur punë në shtete të tjera.

Çfarë kërkohet në tregun e punës sipas Agjencisë së Punësimit, e cila mbulon 30 për qind të tij? Të thënat për muajin shtator tregojnë se pothuajse 18 për qind e vendeve të lira të punës janë në fushën e arsimit. Ja se çfarë thotë Zina Andreeva, drejtoreshë e Agjencisë së Punësimit: “Gjatë muajit shtator më të kërkuara janë profesionet e mësuesve për shkollat fillore, tetëvjeçare, të mesme, si dhe për shkollat e larta dhe kopshtet ku ka rreth 4 300 vende pune. Si nga muajt e mëparshëm ashtu dhe tani ka ende kërkesa për punonjës në industrinë e rrobaqepësisë dhe atë të tekstilit. Për rrobaqepës dhe operatorë makinash në këto industri janë shpallur 1000 vende pune.

Gjatë muajit shtator janë shpallur vende të lira pune në industrinë ushqimore, për shoferë, specialistë avionësh dhe anijesh. Të lira kanë qenë edhe 180 vende pune për mjek dhe infermierë. Nga dita në ditë vendet e lira të punës në fushën e mjekësisë sa vjen e shtohen, pasi si mjekët ashtu edhe infermierët gjejnë kushte më të mira pune si dhe paga më të larta ne shtete të tjera të Evropës. Vetëm në fillim të vitit 400 mjek kanë ikur të punojnë jashtë vendit. Edhe në sektorit e IT-së nuk mjaftojnë specialistë – në Agjencinë e Punësimit gjatë muajit shtator janë shpallur 100 vende të lira pune.

Nga kompania botërore “Man power” me degë në Bullgari, e cila punon në fushën e zhvillimit profesional, vlerësimi dhe përzgjedhja e stafit japin të dhëna nga 752 punëdhënës bullgarë. Sipas Nadja Vasilevës, drejtor i përgjithshëm i “Man power” për Bullgarinë, Serbinë dhe Kroacinë një nga pesë punëdhënës planifikojnë të risin numrin e punëtorëve deri në fund të vitit. Kështu renditemi ndër shtetet me punëdhënës optimist. Vendin e parë e zë Turqia, e ndjekur nga Norvegjia, Izraeli, ndërsa Bullgaria zë vendin e katërt. Në të njëjtën kohë Nadja Vasileva deklaron se sipas të dhënave për vitin 2011 të tregut të punës, në Bullgari rreth 42 për qind e punonjësve ankohen se nuk mund të plotësojnë numrin e pozicioneve të rëndësishme në kompanitë e tyre.

“Inxhinieria në Bullgari është një ndër dhjetë fushat, e cila has vështirësi për të gjetur punonjës. Në vend të dytë janë drejtorët dhe menaxherët. Në vend të tretë radhiten zanatet si hidraulikë, etj. Vendin e katërt e zënë profesionet si sekretar, asistent, teknik, shofer. Specialistët kompjuterikë zënë vendin e shtatë për nga vështirësia e gjendjes së kuadrove.”

Ndër profesionet e kërkuara në treg janë edhe përfaqësuesit tregtar me mundësi për të udhëtuar brenda vendit, si dhe kontabilistë, financierë dhe operatorë në fusha të ndryshme të prodhimit. Sipas Nadja Vasilevës në Bullgari prej shumë kohësh ekziston një çekuilibër midis kërkesës dhe ofrimit të personelit. Sipas saj ka një ngopje me kuadro me kualifikim të ulët, gjë që shkakton papunësi. Në të njëjtën kohë mungojnë specialistë në nivelet më të larta. Shpesh herë ndodh që kompanitë të kenë kërkesa specifike për kuadrot me kualifikim të lartë. Në të njëjtën kohë tregu i punës nuk vë në funksion përdorimin e potencialit të grave, minoriteteve dhe imigrantëve. Dhe një tjetër shkak ky për çekuilibrin e tregut të punës në Bullgari.

Përgatiti në shqip: Sofika Male
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Paga minimale do të rritet me 144 leva vitin e ardhshëm

Këshilli i Ministrave miratoi një dekret me të cilin paga minimale do të rritet nga 933 leva në 1077 leva në vitin 2025. Rritja është 15.4% ose 144 leva, tha ministri i çështjeve sociale Ivajllo Ivanov. Vendimi i qeverisë është në zbatim të ndryshimeve..

botuar më 24-10-23 3.21.MD

FMN parashikon një inflacion prej 2.8% në Bullgari për vitin 2024

Ekonomia e Bullgarisë do të rritet me 2.3% këtë vit. Këtë e tregon përmbledhja më e fundit e ekonomisë botërore e përgatitur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe e prezantuar sot, 22 tetor, në Uashington. Kjo është një rënie në krahasim me..

botuar më 24-10-22 6.30.MD

Qeveria e përkohshme do të zbatojë ligjin dhe paga minimale bëhet 1077 leva (545 euro)

Paga minimale nga viti 2025 do të jetë 1077 leva (545 euro), tha për bTV ministri në detyrë i punës dhe politikës sociale Ivajllo Ivanov. Kodi i Punës përshkruan se si llogaritet paga minimale dhe ajo është 50% e pagës mesatare. “Kjo është e..

botuar më 24-10-21 10.08.PD