Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një ethe ari pushtoi shtetet, bankat qendrore dhe investitorët

Foto: EPA/BGNES

Arkërkuesit e kohës së re janë bankat qendrore. Për herë të parë që prej shumë dekadash ato u bënë blerësit më të mëdhenj të lingotave të arit. Bile Koreja Jugore bleu ar për herë të parë që nga viti 1998. Vetëm për gjysmë viti bankat qendrore kanë grumbulluar rezerva floriri më të mëdha sesa ishin sasitë e blera gjatë tërë vitit 2010. Shteti amerikan Juta e bëri arin mjet pagimi, ndërkohë parlamenti zviceran diskuton emitimin e “frangut të artë”. “Një ethe ari” pushtoi bile autoritetet e reja në Libi, të cilat kërkojnë shufrat e arta të Gadafit për 10 mrld dollarë.

Në Bullgari kjo tendencë gjithashtu është e dukshme. Për nga rezervat e arta Bullgaria ndodhet në vend të 44-të në botë. Këtë e tregojnë të dhënat e World Gold Concil. 8% të rezervave të arta të bankave qendrore botërore ndodhen në Sofje. Në kuadrin e Evropës Qendrore dhe Lindore Banka Popullore Bullgare disponon me rezervën e shtatë për nga madhësia që arrin pothuaj 40 tona. Kështu rreth 11% të rezervës së shtetit mbahet në ar. Sipas analizave të Bankës Qendrore vlera e shufrave të arta në trezorët e Bankës Popullore Bullgare është për pothuaj 1,5 mrld euro. Që nga fillimi i vitit për shkak të rritjes së çmimit të metalit të verdhë, shteti bullgar u pasurua me 300 mln dollarë. Bullgaria ndodhet në vend të katërt në Evropë për nga nxjerrja e arit. Në territorin tonë ndodhen më se 40 vendburime ari.

Kështu lind pyetja pse ethja e arit pushtoi “shtresat e larta”?

“Shkaqet kryesore janë pasiguria e sistemit financiar, rritja e borxheve në ShBA dhe në Evropë dhe pamundësia e shteteve të kontrollojnë situatën – komentoi për Radio Bullgarinë Bllagovest Belev, drejtor i zyrës bullgare të një kompanie ndërkombëtare për shitjen e arit për investim. – Mundësia e vetme para shteteve është që të zhvlerësojnë borxhet me anë të inflacionit. Kështu shumë investitorë të cilët shqetësohen për mjetet e veta preferojnë arin si strehimi më i parrezikshëm në këtë moment.

35 kg ar investimi ka shitur kompania e Bllagovest Belevit në Bullgari vetëm për muajin gusht.“Kishte momente në të cilat nuk kishim mundësi të furnizojmë sasi të mjaftueshme ari mjaft shpejt dhe me çmim të ulët. Bile për një ditë e gjysmë mbetëm pa ar investimi – shpjegoi bashkëbiseduesi ynë. Kishte një moment në të cilin shumë njerëz kuptuan se duhet të blejnë ar sepse në ditën tjetër çmimi do të ishte më i lartë. Gjërat po normalizohen, por akoma mungojnë lingota zvicerane. Megjithëkëtë po të do njeriu të investojë, ai lehtësisht mund të gjejë ar për këtë qëllim.”

Gjatë vitit 2008 çmimi i arit ishte 680 dollarë. Tani rritja është pothuaj 30%. Prognozat janë se pas dy vjetëve onsi mund të arrijë 8 mijë dollarë. Eksperti mendon se çmimi i arit do të rritet, por “kjo çati është e lëvizshme” dhe nëse qeveritë vazhdojnë të emetojnë kartëmonedha të reja çmimi i arit gjithashtu do të vazhdojë të rritet. Situata është e tillë – paratë zhvlerësohen në krahasim me floririn – shpjegoi Bllagovest Belev. – Ari është i njëjtë çdo një ditë, vlera e tij është e qëndrueshme, derisa valutat kryesore – dollari, euroja, frangu zviceran, jeni japonez humbin nga vlera e tyre.”

Bankarët shpesh thonë se çmimi i arit ngjitet me shkallë, por ulet me ashensor. Për këtë arsye kohët e fundit shumë investitorë pyesin veten: a është gabim investimi në ar – eja çfarë është këshilli i ekspertit:
“Me siguri blerja e arit është një investim i mirë, tha Bllagovest Belev. – Parat që i kemi në depozitë ose në asete të tjera zhvlerësohen shumë shpejtë. Mendoj se çdo një njeri duhet të mbajë të paktën një të tretën e mjeteve të veta në ar. E ardhmja nuk mund të parashikohet, nuk është e qartë se si do të reagojnë tregjet në situatat e papritura, të cilat krijohen shpesh.”

Për sa i përket arit – mos keni merak. Pavarësisht nga pohimet e gjeologëve se pas 30-40 vjetëve në vendburimet tashmë nuk do të ketë ar, oqeanet akoma mbajnë nga një kilogram për frymë të popullsisë.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Fotografi: EPA/BGNES

По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

1.6 milionë bullgarë punojnë me paga nën nivelin e jetesës

1454 leva (738 euro) në muaj i nevojiten një personi që punon për të mbajtur veten dhe për të jetuar sipas standardeve bullgare. Për një familje prej tre anëtarësh me dy të rritur dhe një fëmijë, shuma është 2616 leva (1329 euro), sipas Institutit për..

botuar më 24-10-24 1.17.MD

Pikëpamjet e ekspertëve për politikën financiare të shtetit në pragun e një Kuvendi të ri dhe Projektbuxhetin 2025

Pas zgjedhjeve të 27 tetorit, deri në fund të muajit, qeveria e përkohshme duhet të paraqesë në Kuvend Projektbuxhetin për vitin 2025. Sipas disa analistëve ekonomikë në vendin tonë, gjendja e planit buxhetor të shtetit për vitin 2024 ka qenë më e keqja..

botuar më 24-10-24 7.30.PD

Paga minimale do të rritet me 144 leva vitin e ardhshëm

Këshilli i Ministrave miratoi një dekret me të cilin paga minimale do të rritet nga 933 leva në 1077 leva në vitin 2025. Rritja është 15.4% ose 144 leva, tha ministri i çështjeve sociale Ivajllo Ivanov. Vendimi i qeverisë është në zbatim të ndryshimeve..

botuar më 24-10-23 3.21.MD