Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Biznesi në përkrahje të universiteteve

“Ka kuptim të ëndërrosh në Bullgari” ky është programi i ri, qëllimi i të cilit është që studentët të marrin një përgatitje të mirë praktike, që të mund t’u përgjigjen kërkesave dhe nevojave të biznesit. Iniciativa është e bashkimit të sapo themeluar “Shoqëri për lojalitet”, që bashkon kompanitë prijëse nga degët e ndryshme në Bullgari. Organizata i ve vetes detyrën ambicioze si të afirmojë dhe të popullarizojë biznes praktikat e mira në Bullgari, ashtu dhe të kontribuojë për zhvillimin e dialogut midis përfaqësuesve të biznesit dhe të arsimit. Është fakt, se programet në universitetet bullgare nuk janë të orientuara drejt kërkesave të biznesit dhe mezi rreth 1/5 nga ata të cilët mbarojnë studimet mundin të gjejnë punë mbi specialitetin e vet.

“Për shkak të perspektivës të paqartë dhe jo të sigurt për një realizim profesional, shumë të rinj drejtohen tek arsimi i lartë jashtë shtetit, tregon Krasimir Rajkovi, përfaqësues i “Shoqërisë për lojalitet”. – Ky ishte dhe shkaku të krijojmë një program në përkrahje të universiteteve bullgare. Jemi të bindur se, me përpjekje të përbashkëta mund të dëshmojmë përpara të rinjve në Bullgari, se ka kuptim të mbeten këtu, të mësojnë dhe të realizohen në vendin tonë. “Shoqëria për lojalitet” qëndron pas kauzës në përkrahje të universiteteve bullgare përmes programit të vet të krijuar posaçërisht. Të dyja qëllimet bazë, të regjistruara në të, janë nxjerrja në pah të programeve mësimore të drejtuara praktikisht dhe pjesëmarrjet e bashkimit në përgatitjen e njerëzve të ardhshëm me arsim të lartë ashtu që ata në mënyrë adekuate t’u përgjigjen nevojave të biznesit në Bullgari. Hapi i parë i realizuar është programi i porsakrijuar master “Llogari dhe kontroll” në Fakultetin ekonomik të Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski” për vitin mësimor 2011-2012. Për përgatitjen profesionale të 20 studentëve kujdesen lektorë-përfaqësues të firmave të ndryshme te ne, të cilët ndajnë përvojën e vet, të grumbulluar gjatë punës së tyre shumëvjeçare. Bashkimi ynë parashikon lëshimin e një burse të plotë të studentit në këtë degë, si dhe sigurimin e një stazhi për 5 specialistëve të ardhshëm në firmat, themeluese të “Shoqërisë për lojalitet”. Për vitin e ardhshëm planifikojmë bashkëpunim me shkolla të ndryshme, Universitetin ekonomik, Universitetin teknik, Universitetin e Ri Bullgar në Sofje, si edhe me Akademinë ekonomike në Svishtov, Universitetin ekonomik në Varna.”

Sipas ministrit të arsimit Sergjej Ignatov një nga shkaqet që shumë bullgarë të rinj të studiojnë jashtë shtetit është fryma e tyre aventureske, mundësia të futen në një botë të re, të krijojnë miqësia të reja. Ata motivohen dhe nga motive pragmatike si ky, se diploma nga universitetet e caktuara të huaja do t’u hapë më shumë dyer dhe do t’u sigurojë një pagesë të mirë. Nisja e të rinjve për jashtë është një sinjal, se ka dhe problem në arsimin tonë, mendon ministri Ignatov. “Ne duhet ta modernizojmë, nënvizon ai. – Universitetet tona u nisën në këtë rrugë. Disa më ngadalë, të tjerë më shpejt hyjnë në ritmin e garës botërore. Arsimi i lartë bullgar duhet të bëhet më pragmatik. Duhet të jetë i lidhur me jetën jashtë mureve universitare. Është me një rëndësi të madhe të ketë dialog midis institucionit arsimues dhe biznesit. Sepse, në qoftë se biznesi nuk ushtron presion, ne brenda nuk do të kujtohemi. Unë mendoj se po ecim në një drejtim të mirë.”

Sipas Petër Çaushevit, kryetar i Përfaqësisë kombëtare të këshillave të studentëve, financimi i arsimit të lartë duhet të drejtohet dhe te degët me realizim të mirë. “Duhet të mendoheni se si të krijohen mekanizmat paralelisht me procesin arsimues dhe t’u jepet mundësin njerëzve të rinj të përfshihen në programe, të cilat të ndihmojnë aftësitë e tyre sipërmarrëse, është i mendimit Vasill Todorov, sekretar i përgjithshëm i Pallatit tregtar bullgar. Nuk është i përjashtuar rasti që njeriu i ri të lindë ndonjë ide gjeniale, e cila të ketë një aplikim tregu. Po kështu duhet të mendohet nëse është e mundur që njerëzit e rinj të anëtarësojnë për financim me biznes plane, si dhe për krijimin e partneriteteve të përbashkëta.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Rumjana Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria përparon drejt eurozonës dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim eksploron investime të reja

Bullgaria po bën përparim të mirë drejt anëtarësimit në eurozonë, pasi inflacioni po zvogëlohet drejt kufijve të përcaktuar nga kriteret. Këtë e tha për BTA, presidentja e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Odile Renaud-Basso...

botuar më 25-03-20 9.26.PD

Bullgaria mbetet vendi me pagën minimale më të ulët në BE

Bullgaria renditet e treta në mesin e vendeve të BE-së për sa i përket rritjes së pagës minimale në periudhën 2015-2025. Sipas Eurostat, gjatë kësaj periudhe paga minimale në vend është rritur nga 184 euro në 2015, deri në 551 euro, 10 vite më..

botuar më 25-03-19 10.44.PD

Eurozona dhe Bullgaria – nga skepticizmi deri në padurim

Më pak se një muaj më parë në Bruksel, ministrja e financave Temenuzhka Petkova prezantoi përparimin e Bullgarisë në përgatitjen për anëtarësim në Eurozonë. Aty ajo deklaroi se me politikën e saj të arsyeshme fiskale vendi ynë e ka merituar prej..

botuar më 25-03-17 7.05.PD