Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pas suksesit në Shqipëri speleologët bullgarë nisen për në Kinë

Deri tani speleologët bullgarë kanë studiuar 11 shpella në Shqipëri.
Foto: arkiv personal

Nga data 10 shtator deri në 2 tetor 18 speleologë bullgarë morën pjesë në një ekspeditë ndërkombëtare në majën Radohina, të lartë 2570 metra në Shqipërinë e Veriut. Atje speleologët bullgarë vazhduan studimet në shpellën Ru, të zbuluar prej tyre në vitin 2010. Në vitin 2012 bullgarët do të kthehen, që të vazhdojnë studimet e veta në të, tregon në një intervistë për Radio Bullgarinë kryetari i ekipit bullgar Enço Ençev. Ru është shpella e dytë për nga thellësia në Shqipëri dhe akoma nuk është arritur fundi i saj.

“Në shpellë nuk ka formime si në shumë shpella të tjera horizontale, ajo nuk disponon një bukuri specifike, por është unikale, sepse është zhvilluar në një plasaritje dhe ka të ngjarë që të arrijë deri në një thellësi prej 1350 metrash – tregon Enço Ençev. Ndoshta në të jeton një lloj i ri biologjik i familjes së shushunjave. Materialet janë dhënë për analiza në Akademinë Bullgare të Shkencave. Na informuan se ato do të dërgohen dhe në Slloveni për studime suplementare. Brenda disa muajsh do të dimë nëse bëhet fjalë për një lloj të ri apo jo. Gjëja tjetër, që e bën këtë shpellë unikale, është plumbçi prej minus 310 metrash, i arritur nga ne. Është unikale gjithashtu se për herë të parë kemi hyrë kaq thellë në një shpellë të pastudiuar. Ka dy shqiptarë, të cilët na ndihmojnë shumë, njëri prej tyre është biolog – prof. Ahmet Osja, kurse tjetri – Gëzim Uruçi, është profesor në Universitetin e Shkodrës, por është marrë me alpinizëm dhe speleologji. Të dy na ndihmojnë shumë me informacion të ndryshëm – me libra në fushën e gjeologjisë, me harta gjeografike etj. Ka të ngjarë që unë të jem udhëheqësi i ekspeditës tjetër në Shqipëri vitin tjetër. Qëllimi ynë është që të studiojmë tërë rajonin. Deri tani kemi zbuluar dhe studiuar gjithsej 11 shpella, përfshi dhe shpellën Ru. Në një prej tyre kemi arritur deri në një brendësi prej minus 130 metrash dhe do ta vazhdojmë studimin edhe në të ardhmen. Ajo gjithashtu ka një potencial të madh. Në varësi nga thellësia e shpellave atje, studimi mund të vazhdojë 10 vjet.”11-10-26-90476_1.jpg

Më 20 tetor të këtij viti një grup prej pesë speleologësh bullgarë nisi për një prej vendeve më enigmatike të Tokës – mali Gaoling Shan në provincën Junan të Kinës. Ata gjithashtu janë anëtarë të një ekspedite ndërkombëtare, e cila vazhdon deri në 11 nëntor. Mali gjendet midis lumit Nunxhang dhe kufirit me Mianmar. Ky është një rezervat natyror me një sipërfaqe të madhe. 85 për qind prej sipërfaqes është mbuluar me pyje tropikale. Rajoni ende nuk është studiuar mirë, sidomos sa u përket shpellave.

Ja se çfarë tha para mikrofonit të Radio Bullgarisë para se të niset për në Kinë gjeologu Kamen Stoev: “De facto ky është tropiku më në veri në Tokë, sepse në fundin e këtyre luginave të thella është ruajtur klima tropikale. Ne do të udhëtojmë nëpër fundin e tyre. Ai është rreth 1000 – 1300 mbi nivelin e detit. Majat më të larta atje arrijnë deri në një lartësi prej 5 – 6 metrash. Në këtë kuptim ky është një prej kanionëve më të thellë në botë. Deri përpara pak kohe rajoni ishte mbyllur. Ai është shumë interesant, sidomos nga pikëpamja gjeologjike. Ky është vendi, ku kontinentet ndeshen njëri me tjetrin dhe formohen malet. Kjo është një zonë, ku ka mundësi për formimin e shpellave shumë interesante, të cilat deri tani nuk janë vizituar dhe studiuar. Rajoni është interesant nga shumë pikëpamje dhe do të na pasurojë me shumë përshtypje të reja.”11-10-26-87544_1.jpg

Ja se çfarë tha para mikrofonit tonë para se të niset për në Kinë zoologu Bojan Petrov: “Po nisem me 100 epruveta në valixhe dhe shumë pajisje të tjera për studime shkencore. Unë studioj lakuriqet e natës. Në rajonin e ekspeditës nuk është njohur asnjë lloj prej lakuriqeve të natës, kurse në Kinë ka 120 lloje lakuriqesh nate. Ka gjithashtu kafshë të pastudiuara kurrizore. Shpresoj se do të zbulojmë kafshë unikale, sepse ne do të jemi të parët, të cilët do të hyjmë në këto shpella. Askush nuk ka qenë atje para nesh.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD

Bullgaria është e para në BE që realizoi inteligjencën artificiale të nivelit të lartë në gjuhën e saj

Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..

botuar më 24-11-20 2.59.MD
Ursula von der Leyen

Ekipi i ri i Ursula von der Leyen: a do të arrihet një "marrëveshje paketë" për të miratuar të gjithë komisionerët e BE-së

Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..

botuar më 24-11-20 9.20.PD