Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria miraton të jetë në Shengen, deklaruan Zhoze Barozu dhe Jezhi Buzek në Sofje

“Dua edhe një herë të shpreh se Komisioni Evropian mbështet Bullgarinë në rrugën e saj të anëtarësisë në Shengen” – deklaroi Zhoze Barozu pas takimit të tij me kryeministrin Bojko Borisov.
Foto: BGNES
Kryetari i Komisionit Evropian Zhoze Manuel Barozu dhe kryetari i Parlamentit Evropian Jezhi Buzek morën pjesë në një takim pune në Sofje në lidhje me temat aktuale për Evropën dhe Bullgarinë. Përveç çështjeve ekonomike të BE-së, ata diskutuan me kryeministrin bullgar Bojko Borisov se si Bullgaria përvetëson fondet evropiane. U theksua aderimi i Bullgarisë në Zonën e Shengenit. Vendi ynë i ka plotësuar të gjitha kërkesat. Mirëpo, dy e 27 vendeve anëtare të BE-së – Holanda dhe Finlanda, e bllokuan anëtarësimin, duke shtuar kërkesa suplementare në lidhje me luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Në Sofje të dy kryetarët e Komisionit Evropian dhe Parlamentit Evropian deklaruan se Bullgaria miraton të jetë anëtare e Zonës së Shengenit.

“Dua edhe një herë të shpreh se Komisioni Evropian mbështet Bullgarinë në rrugën e saj të anëtarësisë në Shengen – deklaroi Zhoze Barozu pasi përfundoi takimi me kryeministrin Bojko Borisov. – Jam i mendimit se Bullgaria u përgjigjet të gjitha kërkesave. Kështu që anëtarësimi i vendit është një çështje e drejtësisë. Dua t’u drejtoj shtetasve bullgarë: KE-ja e mbështet dëshirën tuaj që të udhëtoni lirisht në Eurozonë. Do të vazhdojmë të punojmë me vendet anëtare në lidhje me përballimin e disa pengesave politike, që kanë të bëjnë me Finlandën dhe Holandën. Evropa është me ju dhe qëllimi yt do të arrihet.”

Për Radion Kombëtare Bullgare kryetari i Parlamenti Evropian Jezhi Buzek gjithashtu e pohoi gatishmërinë e Bullgarisë për të anëtarësuar në Zonën e Shengenit. Këtë e deklaroi në mbledhjen e Partisë Popullore Evropiane, që u zhvillua më 13 dhe 14 tetor në Sofje. Anëtare e Partisë Popullore Evropiane është partia në pushtet te ne GERB (Qytetarë për Zhvillim Evropian të Bullgarisë). Z. Jezhi Buzek i përgjigju pyetjes, të bërë në lidhje me programin botëror të Radios Kombëtare Bullgare se si mund Parlamenti Evropian t’i ndikojë Këshillit Evropian për sa u përket çështjeve si tonat. Dje Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë, në të cilën ngulet këmbë para Këshillit Evropian që të plotësojë detyrat e tij në lidhje me anëtarësimin e Bullgarisë dhe Rumanisë në Zonën e Shengenit.

© Foto: BTA


“Bilanci midis institucioneve evropiane është shumë i rëndësishëm, bashkëpunimi gjithashtu, sidomos midis Parlamentit Evropian dhe Këshillit Evropian – sqaroi z. Buzek. – Patjetër, ne bisedojmë me të dyja vendet anëtare Holanda dhe Finlanda në lidhje me bllokimin e aderimit të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen. Jam i bindur se ato do ta ndryshojnë pozitën e tyre. Për momentin nuk jemi të mendimit të përbashkët. Parlamenti Evropian është kategorik që Bullgaria dhe Rumanisë duhet anëtarësuar së shpejti në Zonën e Shengenit. Qeveria bullgare bëri shumë përpjekje që të përballojë krimin e organizuar dhe korrupsionin, po ashtu plotësoi të gjitha kritere teknike të Shengenit. Përparësia e një viti më parë është shumë e madhe dhe ajo duket” – deklaroi Jezhi Buzek.

© Foto: BGNES


“Franca e ndjek temën me vëmendje. Punojmë shumë me kryeministrat e Bullgarisë dhe Rumanisë, z. Borisov dhe z. Bësesku, por duhet bërë edhe disa përpjekje të tjera – deklaroi kryetari i Partisë Popullore Evropiane francezi Zhosef Dol. – Nuk mund të ndryshohen rregullat e BE-së, sepse dy vende anëtare e refuzojnë anëtarësimin. Kjo mund të bëhet pasi Bullgaria dhe Rumania anëtarësohen në zonë. Edhe Franca ishte e mendimit të kundërt, por e ndryshoi. Nëse ju duhet ndihmë, ne do t’ju ndihmojë. Duhet marrë parasysh se ju keni më shumë gatishmërinë për të anëtarësuar në Shengen sesa e kanë vende të tjera të BE-së.”

Kryeministri bullgar Bojko Borisov gjithashtu është i bindur që bullgarët e miratojnë udhëtimin e lirshëm në Zonën e Shengenit. “Që nga muaji maj kufijtë e BE-së mbrohen sipas kërkesave të Shengenit. Mbrojtja e kufijve tanë është e sigurt, mbase më e sigurt sesa është në kufij të tjerë të Hapësirës së Shengenit. Fatmirësisht, kjo dihet në Evropë. Ne e kemi kryer punën tonë. Jam i bindur se kryeministri i Holandës Mark Ryte, i cili do të vijë në Bullgari më 31 tetor, do ta shohë këtë. Shpresoj se pas vizitës së tij do të jetë i mendimit tjetër. Realisht motoskafët, helikopterët dhe pajisjet më të mira janë vendosur në kufijtë e Bullgarisë. Doganierët tanë janë trajnuar në mënyrën më të mirë” – deklaroi kryeministri bullgar Bojko Borisov.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Donald Trump

Presidenti dhe partitë politike uruan Donald Trump

Politikanët bullgarë uruan Donald Trump për zgjedhjen e tij si president i SHBA-së. Urime Donald Trump për fitoren zgjedhore, shkroi presidenti Rumen Radev në rrjetin social “X”. "Kam besim se dialogu ynë efektiv në nivelin më të lartë do të vazhdojë..

botuar më 24-11-06 2.03.MD
Vesna Bendevska

Pushtetarët në Shkup vazhdojnë të shtypin bullgarët në Manastir

Nënkryetarja e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Vesna Bendevska, paraqiti në Prokurorinë e Manastirit, se Klubi Kulturor Bullgar “Ivan Mihajllov” në qytet vazhdon të funksionojë, pavarësisht fshirjes nga regjistri qendror, njoftoi BTA, duke iu..

botuar më 24-11-05 10.59.PD
Борис Руге в Хърватия , 30.10.24 г.

Ngjarjet me adresë ballkanike

Polemika në Kroaci për dërgimin e personelit ushtarak në misionin e NATO-s në mbështetje të Ukrainës Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Boris Ruge vizitoi Kroacinë për t'u shpjeguar deputetëve vendas rreth misionit të Aleancës në..

botuar më 24-11-02 10.05.PD